
Sot mbushi 25 vjeç, dhe një gja asht e sigurt: nji vit ma përpara isha ma e lumtun te bujtina e familjes sime, se sa sot në Parlament. Atje nuk përballesha me fyemje e shpifje, por me komplimente prej familjeve që na vizitonin ku e kaloja ditën në mes të natyrës së bekume shqiptare, e jo në mes të trafikut urban e kakofonisë së shpeshtë. Por kjo s’do me thanë se jam e pendueme. Përkundrazi, ndjehem e frytshme në nji terren ma t’gjanë.
Jam ende në fillimet e mia. E kam marrë këtë iniciativë me bindje të plotë: me lanë gjurmë, me u përpjekë me ndryshu gjanat në Shkodër e në tanë Shqipninë. Si vajzë e re, që ka ba do gjana n’jetë, kam shumë vullnet e vendosmêni, e askush s’mundet me ma ndalë dëshirën, vizionin dhe forcën e shpirtit tem për me e çue përpara këtë punë.
Dikush mund të më pyesë: “Pse pra, meqë ishe e lumtun e aq mirë, u fute në politikë?”
Përgjigjja asht e thjeshtë: sepse si e re aktiviste, për vite të tana me miq e shokë jemi ankue për gjanat që duhen përmirësu, e sot mu dha mundësia konkrete me i prek e me i ndryshu. Sepse gjanat nuk ndryshojnë tuj u ankue, por tuj kërku zgjidhje praktike për me përmirësu jetën e qytetarëve.
Uroj fort mos me u pendu kurrë dhe me ardhë dita që me thanë me zemër plot se jam e lumtun që zgjodha këtë rrugë e po ashtu me marrë shum t’rinj e t’reja të talentuem të ktij vendi me vete. /Nga Marjana KOÇEKU, deputete e PS- së Shkodër, publikuar në Facebook/




