Skip to content
10 March, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

NGA MARASH LOGU – Letër nga ne, të shkarkuarit e përhershëm të PD- së…

ShkodraWeb 3 September, 2023
marash logu 2023

Më 17 Korrik 2021, pasi Sali Berisha dhe Lulzim Basha u përqafuan të buzëqeshur, Kuvendi Kombëtar i PD-së zgjodhi, me propozim të kryetarit të partisë, Këshillin e ri Kombëtar me mandat 4–vjeçar (2021/2025). Një prej të zgjedhurve të këtij Këshilli, isha edhe unë.

Rezultatet nuk u bënë publike, por me anëtarët e vetëm tre komisioneve që munda të kontaktoj m’u konfirmua se numri im i votave ishte mbi 600 delegatë të Kuvendit Kombëtar. Kryesisht demokratë të Shkodrës, Kamzës e Paskuqanit, të cilëve iu jam thellësisht mirënjohës për besimin.
9 muaj më vonë, më 30 Prill 2022, grupimi i drejtuar nga Sali Berisha vendosi shkarkimin e Këshillit Kombëtar dhe zgjedhjen e një Këshilli të ri.

Megjithëse Sali Berisha na shkarkoi duke na konsideruar mbështetës të Lulzim Bashës, 16 muaj më pas, grupimi i drejtuar nga ky i fundit na shkarkoi sërish.

Nuk e di nëse kësaj here u shkarkuam si mbështetës të Sali Berishës. Di vetëm që ne jemi aty ku kemi qenë më 17 Korrik 2021 – anëtarë të Partisë Demokratike, duke kontribuar me aq sa dimë dhe mundemi pranë familjes tonë politike. Asokohe qoftë Basha, ashtu edhe Berisha na i njihnin dhe vlerësonin kontributet. Pastaj?!

Fati i vendimeve të grupimit Berisha u vulos më 3 Mars 2023 nga Gjykata e Apelit Tiranë. Profesioni më detyron të parashikoj të njëjtin fat edhe për vendimet e djeshme, për të cilat tashmë ka një kërkesë në shqyrtim në Gjykatën e Tiranës.

Megjithatë, përtej anëtarësisë në një forum të caktuar partiak, nuk mund të mos të bëjë përshtypje se si dy grupime që pretendojnë të jenë diametralisht të kundërta, përdorin të njëjtat taktika shkarkimi e përjashtimi të demokratëve kontributorë që po ata i etiketojnë si “kundërshtarë” të tyre.

Në fakt, as unë e as kolegët e mi, besoj, nuk e dinim që mandati ynë modest në Këshillin Kombëtar ishte zgjidhje për krizën e thellë të Partisë Demokratike këto 2 vite. Sepse po ta dinim, ashtu si ajo socialistja e Beratit në vitin 2003 që gjithë patos hiqte dorë nga uji, dritat dhe buka, vetëm mos të përçaheshin shoku Fatos me shokun Ilir, me të njëjtin shpirt sakrifice edhe ne do të kishim dorëzuar mandatet vetëm mos të na përçaheshin “shokët” e partisë tonë. /Nga Marash LOGU, ish- anëtar i KK- së së PD- së/

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: EMRAT – PD- ja e vulës zgjedh Këshillin Kombëtar, janë cilët janë përfaqësuesit e Shkodrës në partinë e Bashës
Artikull pasardhës: NGA KASTRIOT DERVISHI – Viti 1991, operacioni “Pelikan” apo kur Italia “na mbante frymën gjallë” me bukë e jo vetëm…

TË FUNDIT

shtypi dites 2025

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 10 mars 2026…

ShkodraWeb 10 March, 2026 0
horoskopi ditor

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e martë, 10 mars 2026…

ShkodraWeb 10 March, 2026 0
moti sot

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 10 mars 2026…

ShkodraWeb 10 March, 2026 0

TË FUNDIT

  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 10 mars 2026… 10 March, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e martë, 10 mars 2026… 10 March, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 10 mars 2026… 10 March, 2026
  • MINUTA E FUNDIT – Humb jetën shoferi, makina përplaset me shtyllën dhe murin në aksin Shtoj- ish- Reparti Ushtarak 9 March, 2026
  • MINUTA E FUNDIT – PD zyrtarizon kandidaturat për kryetar të degës Shkodër, garojnë Ibro dhe Çylybyli 9 March, 2026
  • E TRISHTË – Ndahet nga jeta ish- drejtori sportiv i Vllaznisë, u godit nga një arrest kardiak në aeroport… 9 March, 2026
  • Zgjedhja e administratorit të UNISHK, mbledhja e Bordit të Administrimit u ndërpre dhe tani shtyhet…?! 9 March, 2026
  • Gjykata Kushtetuese e Kosovës pezullon dekretin e presidentes Osmani, nuk mund të ketë zgjedhje deri me 31 mars 9 March, 2026
  • Arrestohet shoferi në Shkodër, tentoi ti shmanget kontrollit të policisë, pasagjeri në mjet qëllon me armë në ajër… 9 March, 2026
  • VIDEO – Tjetër risi në Shkodër, organizohet kampionati i futbollit 5×5 “Masters+40” me 8 skuadra… 9 March, 2026
  • Lufta në Lindjen e Mesme, rrit çmimin e naftës, reagon Trump: Është e përkohëshme, do të bjerë me shpejtësi 9 March, 2026
  • STATISTIKAT – Në raport me popullsinë në vendin amë, shqiptarët janë komuniteti më i madh në Itali… 9 March, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

shtypi dites 2025

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 10 mars 2026…

ShkodraWeb 10 March, 2026 0
horoskopi ditor

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e martë, 10 mars 2026…

ShkodraWeb 10 March, 2026 0
moti sot

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 10 mars 2026…

ShkodraWeb 10 March, 2026 0
policia naten 2025

MINUTA E FUNDIT – Humb jetën shoferi, makina përplaset me shtyllën dhe murin në aksin Shtoj- ish- Reparti Ushtarak

ShkodraWeb 9 March, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.