Skip to content
20 July, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

NGA LUTFI DERVISHI – Si e ndajnë pronën që u ka lënë trashëgim babai dy vëllezër?

ShkodraWeb 25 May, 2025
Lutfi-Dervishi

Kur drejtesia nuk ka nevojë për gjykatë

Nuk kanë asnjë letër dhe nuk kanë ndërmend të shkojnë në gjykatë apo të kërkojnë ndërmjetës.

Në të drejtën zakonore shqiptare, një akt që mund të zvarritet për vite në shkallët e gjyqësorit, apo të kthehet në dramë familjare, zgjidhet me një fjali të vetme:

“Njeri ndan, tjetri zgjedh”.

Kjo ndarje nuk është thjesht zgjidhje praktike, por një mekanizëm i thjeshtë i drejtësisë, që prodhon paqe në familje, fis dhe shoqëri.

Ai që ndan, mundohet të jetë i drejtë, sepse nuk e di cila pjesë do t’i bjerë.

Ky rregull i vjetër nuk është vetëm për trashëgiminë.

Është një metaforë e fuqishme për një parim universal:

Kush ndan, nuk zgjedh. Kush bën ligje, nuk përfiton.

Në etikën e qeverisjes dhe filozofinë politike, ky parim është arsyeja pse ndarja e pushteteve dhe transparenca janë themele të shtetit të së drejtës. Ato janë mekanizmat që mbrojnë sistemin nga kapja prej vetë atyre që e kanë ndërtuar.

Sepse kur ai që ndan, zgjedh vetë, ligji pushon së qeni i drejtë dhe shndërrohet në instrument pushteti.

Atje ku nis kjo, fillon grabitja me ligj.

Dhe siç dy vëllezër ndajnë tokën pa gjykatë e pa letra, edhe një shoqëri moderne mund të ndërtojë paqen mbi një rregull të moçëm e të drejtë:

Njeri ndan, tjetri zgjedh. /Nga Lutfi DERVISHI, publikuar në Facebook/

Post navigation

Previous: FOTO – Aksident fatal në Gjermani, një burrë dhe dy gra janë viktimat, në makinë udhëtonin 9 shqiptarë
Next: OPINION – Sali Berisha përballë “provës së zjarrit”, karta morale dhe respektimi i statutit që mund të ndryshohet

TË FUNDIT

shtypi ditor

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 20 korrik 2026…

ShkodraWeb 20 July, 2026
moti sot

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë, 20 korrik 2026…

ShkodraWeb 20 July, 2026
horoskopi 2025

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e hënë, 20 korrik 2026…

ShkodraWeb 20 July, 2026

TË FUNDIT

  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 20 korrik 2026… 20 July, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë, 20 korrik 2026… 20 July, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e hënë, 20 korrik 2026… 20 July, 2026
  • Dyshohej se do ti bënin atentat Preng Gjinit të kthyer në Shqipëria, policia e Shkodrës arreston 2 persona 19 July, 2026
  • IN MEMORIAM – Myzafer Lesha, inxhinieri që ia kushtoi jetën energjisë dhe dijes… 19 July, 2026
  • FOTOLAJM – Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, 2 persona dërgohen me urgjencë në Spitalin e Traumës 19 July, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 19 korrik 2026… 19 July, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e diel, 19 korrik 2026… 19 July, 2026
  • UKSH lidh rrjetin e ri me stacionin e Dobraçit, do të ketë ndërprerje uji në Shkodër me 21 dhe 23 korrik 18 July, 2026
  • FOTO – Artistja shkodrane Sidita Islami vlerësohet në ekspozitën ndërkombëtare në Torino të Italisë 18 July, 2026
  • EMRI – I shpallur në kërkim nga Interpol Madrid, arrestohet në Malësi të Madhe 39- vjeçari… 18 July, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e shtunë, 18 korrik 2026… 18 July, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

shtypi ditor

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 20 korrik 2026…

ShkodraWeb 20 July, 2026
moti sot

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë, 20 korrik 2026…

ShkodraWeb 20 July, 2026
horoskopi 2025

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e hënë, 20 korrik 2026…

ShkodraWeb 20 July, 2026
preng gjini policia shkoder 2026

Dyshohej se do ti bënin atentat Preng Gjinit të kthyer në Shqipëria, policia e Shkodrës arreston 2 persona

ShkodraWeb 19 July, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.