Skip to content
14 July, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

NGA LUTFI DERVISHI – Dritan Goxhaj si anomali e normalitetit…

ShkodraWeb 24 June, 2026
dritan goxhaj lut dervishi 2026

Imagjinoni për një moment sikur Dritan Goxhaj të ishte ish-drejtor i AKSHI-t me akuzën për “organizatë kriminale”. Ose sikur të ishte ideatori i inceneratorëve që, tamam si legjendat, përmenden pa fund, por askush nuk i ka parë. Ose sikur t’i gjendeshin në telefon biseda të tipit: “Këtë tenderin e merr X.” Ose t’i dilnin nja 500 mijë euro në oxhakun e shtëpisë. Ose nja 3 milionë euro në bagazhin e një Toyota Yaris, të sistemuara aq bukur sa makina të mos kishte nevojë as për amortizatorë. Ose të dilte në përgjimet e Sky ECC duke porositur vrasje me të njëjtën lehtësi me të cilën porositet një makiato në Bllok. Ose të shpallej investitor strategjik dhe të ndërtonte mbi ndonjë “pikë të vockël” në ndonjë zonë të mbrojtur në Jug.

Me pak fjalë, imagjinoni sikur të kishte një apo disa nga këto “merita”. Më e pakta do të ishte deputet ose analist i pavarur në televizion.

Por jo.

Dritani bëri një gabim fatal: lexoi pesë pikat e protestës dhe, çfarë është më e keqja, i lexoi pa gabime drejtshkrimore. Kjo po që mund të konsiderohet rrezik kombëtar.

Kaq.

Një njeri pa akuzë, pa dosje, pa hetim, pa pasuri të fshehura, pa lidhje me bandat e kartelet, pa përgjime ku premton vende pune e tendera, pa koncesione e pa status special.

Një njeri që dikur la komoditetin, punën dhe rrogën dhe shkoi të luftonte për çlirimin e Kosovës, sot ka arritur statusin më të rrezikshëm në Republikë: është në shënjestër.

Dhe e kanë marrë në shënjestër nga mëngjesi në darkë.

Sepse të jesh i pastër, të jesh pa akuzë, është provokim, ėshtë ofendim për sistemin, është prishje e ekuilibrit ekologjik të korrupsionit. Siç do të thoshte Fishta: “Nëse ke bisht ta presin, nëse nuk ke ta ngjesin.”

Këta janë kaq të talentuar në sulme, sa po t’u lihet dorë e lirë, jo vetëm e bëjnë priftin me barrë, por më pas i kërkojnë të paguajë edhe detyrimet e rritjes së fëmijës. /Nga Lutfi DERVISHI, publikuar në Facebook/

Post navigation

Previous: “Mos u merr me llafe grash”, Monika Kryemadhi sherr me Ilir Metën në GJKKO: Edhe babai im të çohet nga varri
Next: VIDEO – Arrestohen në Vau Dejës motër e vëlla, dyshohet se kultivuan bimë narkotike kanabis sativa

TË FUNDIT

shorti superliga 2026-2027

Abissnet Superiore 2026/2027, hidhet shorti i kalendarit të sezonit të ri, Vllaznia përballet me Skenderbeun

ShkodraWeb 13 July, 2026
koceku flamingot

“Europa të jetë më shumë kritike ndaj qeverisë”, Marjana Koçeku intervistë edhe për median holandeze

ShkodraWeb 13 July, 2026
padia pd west 2026

DOKUMENTI – PD kallëzon në SPAK Ramën dhe Gonxhen për financimin 4.2 milion euro të eventit të Kanye West

ShkodraWeb 13 July, 2026

TË FUNDIT

  • Abissnet Superiore 2026/2027, hidhet shorti i kalendarit të sezonit të ri, Vllaznia përballet me Skenderbeun 13 July, 2026
  • “Europa të jetë më shumë kritike ndaj qeverisë”, Marjana Koçeku intervistë edhe për median holandeze 13 July, 2026
  • DOKUMENTI – PD kallëzon në SPAK Ramën dhe Gonxhen për financimin 4.2 milion euro të eventit të Kanye West 13 July, 2026
  • Gjykata e Shkodrës merr vendimin, Shtjefen Ziçi do të qendrojë në arrest me burg pa afat… 13 July, 2026
  • STATISTIKAT – Nga vitet 2000, Shqipëria ka humbur gati çerekun e popullsisë së saj… 13 July, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 13 korrik 2026… 13 July, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e hënë, 13 korrik 2026… 13 July, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë, 13 korrik 2026… 13 July, 2026
  • NGA DITMIR BUSHATI – Shqipëria ka nevojë edhe për protesta edhe për koncerte… 12 July, 2026
  • NGA ALBAN GJ. THIKA – Marjana Koçeku, mblidh 10 mijë firma që rikonfirmojnë besimin ndaj teje si deputete e pavarur 12 July, 2026
  • VIDEO – Aleksandër Koçeku dyshohet se ra në pritë, 25 gëzhoja nga e njëjta armë në vendngjarje… 12 July, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 12 korrik 2026… 12 July, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

shorti superliga 2026-2027

Abissnet Superiore 2026/2027, hidhet shorti i kalendarit të sezonit të ri, Vllaznia përballet me Skenderbeun

ShkodraWeb 13 July, 2026
koceku flamingot

“Europa të jetë më shumë kritike ndaj qeverisë”, Marjana Koçeku intervistë edhe për median holandeze

ShkodraWeb 13 July, 2026
padia pd west 2026

DOKUMENTI – PD kallëzon në SPAK Ramën dhe Gonxhen për financimin 4.2 milion euro të eventit të Kanye West

ShkodraWeb 13 July, 2026
shtjefen zici gjykata shkoder 2026

Gjykata e Shkodrës merr vendimin, Shtjefen Ziçi do të qendrojë në arrest me burg pa afat…

ShkodraWeb 13 July, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.