Skip to content
19 May, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

NGA LUTFI DERVISHI – Drejtësi në akuarium: nga Nurenberg te gjyqet në Tiranë…

ShkodraWeb 27 April, 2026
ilir meta kafaz 2026

Ka një mënyrë të thjeshtë për të kuptuar një sistem drejtësie: shiko ku e vendos të pandehurin. Në krah të avokatit, apo pas xhamit si “kafshë e rrezikshme”. Edhe në gjyqin e Gjyqi i Nurembergut, njerëzit më të akuzuar të shekullit, krerët e nazizmit, nuk ishin në kafaz.

Ishin të rrethuar nga roje, me kufje në vesh, nën vëzhgim maksimal. Por jo në kafaz. Sepse edhe aty, në një gjyq që vinte pas një lufte botërore, me dhjetëra milionë viktima, u bë një zgjedhje simbolike: drejtësia duhet të duket drejtësi, jo hakmarrje e dirigjuar.

Në Shqipërinë e diktaturës, nuk kishte nevojë për xham.

Vendimi jepej para se të fillonte seanca. I pandehuri qëndronte në këmbë, përpara mikrofonit, me një sallë që mjerisht edhe duartrokiste. Ishte teatër me një regji të dukshme. Por pa kafaz.

Sot kafazi në sallën e gjyqit është prej xhami. I pastër, transparent, pothuaj estetik. Një lloj akuariumi juridik ku i pandehuri ekspozohet si rrezik potencial, jo si subjekt i të drejtave.

Që në 2005 Gjykata e Lartë e SHBA e ka ndaluar zyrtarisht si “simbolikë e qartë kundër prezumimit të fajësisë dhe cënim të komunikimit konfidencial të pandehurit me avokatin”. Në sallat e gjyqeve në SHBA i pandehuri ulet në krah të avokatit pa asnjë barrrierë fizike. -Po sipas modelit amerikan veprohet në të gjitha vendet skandinave.

Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut e toleron vetëm si përjashtim, jo si rregull. Franca e rezervon për terrorizëm. Rusia kritikohet sepse e përdor për të gjithë.

Ne e kemi bërë xhamin pjesë të estetikës së reformës, duke harruar se transparenca duhet të jetë në vendimmarre, jo në muret e kafazit.
Madje kemi filluar diskutimin se kush e ka kompetencën.

Gjykata thotë nuk është kompetenca ime. Burgjet thonë është çështje sigurie. Ligji thotë i pandehuri është i lirë gjatë gjykimit. Realiteti: “futeni në kafaz dhe vazhdojmë se nuk kemi kohë”.

Komiteti Shqiptar i Helsinkit e quan këtë shkelje të rëndë. Dhe ka të drejtë. Sepse neni 344 nuk është sugjerim, është rregull. I pandehuri nuk është objekt që ruhet, por subjekt që mbrohet.

Në çështjen Svinarenko and Slyadnev v. Russia, Strasburgu e tha qarte se, kafazi është trajtim poshtërues dhe cenon procesin e drejtë. Nuk ka rëndësi nëse është prej hekuri apo xhami. Problemi nuk është materiali, por mesazhi që përcillet

Në Nurenberg, për krime kundër njerëzimit, nuk pati kafaz. Në Shqipëri, për çështje që ende diskutohen në gjykatë, kemi kafaz si standard sigurie.

Nuk është thjesht çështje arkitekture apo sigurie burgjesh; është çështje mentaliteti. Kur Strasburgu thotë se kafazi, qoftë prej hekuri apo xhami, është trajtim poshtërues, ai nuk po mbron individin, por po mbron integritetin e vetë gjykatës. Nëse në Tiranë kemi ende nevojë për një ‘akuarium’ për të ndarë drejtësinë nga njeriu, atëherë i dënuari i parë në atë sallë është vetë prezumimi i pafajësisë. Një sistem që ka nevojë për xham për t’u ndjerë i sigurt, tregon se ka më shumë frikë nga liria sesa nga krimi. /Nga Lutfi DERVISHI, publikuar në Facebook/

Post navigation

Previous: “Herën e 3-të del nga Grupi”, kryeministri Rama ashpërson tonet me Spiropalin: O me ne, o përballë nesh
Next: VIDEO – Vllaznia bie në Elbasan dhe liron vendin e parë në krye të Superiores, kuqeblutë tjetër humbje pas Kupës

TË FUNDIT

shtypi dites 2025

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 19 maj 2026…

ShkodraWeb 19 May, 2026
moti 2025

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 19 maj 2026…

ShkodraWeb 19 May, 2026
horoskopi 2025

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e martë, 19 maj 2026…

ShkodraWeb 19 May, 2026

TË FUNDIT

  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 19 maj 2026… 19 May, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 19 maj 2026… 19 May, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e martë, 19 maj 2026… 19 May, 2026
  • VIDEO – Dhunohet fizikisht gazetari i njohur shkodran, akuzon pronarin e rrjetit të marketeve, policia e identifikon 18 May, 2026
  • Bordi i Administrimit merr vendimin, edhe për të paktën 1 vit Mark Molla është administrator i UNISHK 18 May, 2026
  • VIDEO – Përfundon “Shkodra Youth Cup”, morën pjesë 14 ekipe, fitues u shpall gjimnazi “Oso Kuka”… 18 May, 2026
  • DOKUMENTI – Ervin Salianji ankesë zyrtare për përjashtimin nga gara në PD, ja çfarë kërkon ish- deputeti 18 May, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 18 maj 2026… 18 May, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e hënë, 18 maj 2026… 18 May, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë, 18 maj 2026… 18 May, 2026
  • FINAL 4 – Vllaznia me fat, mbetet në krye të Superiores, Egnatia shemb me “poker” Elbasanin… 17 May, 2026
  • FIFA tjetër “shuplakë” Vllaznisë, i bllokon sërish merkaton pasi nuk shleu detyrimet për gjyqet e humbura… 17 May, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

shtypi dites 2025

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 19 maj 2026…

ShkodraWeb 19 May, 2026
moti 2025

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 19 maj 2026…

ShkodraWeb 19 May, 2026
horoskopi 2025

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e martë, 19 maj 2026…

ShkodraWeb 19 May, 2026
ervin dushi 2026

VIDEO – Dhunohet fizikisht gazetari i njohur shkodran, akuzon pronarin e rrjetit të marketeve, policia e identifikon

ShkodraWeb 18 May, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.