Skip to content
11 July, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

NGA LUÇIANO BOÇI – Falenderimi është shumë pak për të gjithë ju…mirënjohje dhe mirëutakofshim!

ShkodraWeb 15 May, 2025
luciano boci fushata mbylljeeee 2025

Të dashur miq, të nderuar banorë të qarkut të Shkodrës!

Fjala e parë që më vjen në mendje teksa shkruaj këto rreshta, është Mirënjohje! Që nga dita e parë që mu besua drejtimi i Qarkut të Shkodrës, e konsiderova privilegj dhe nder, njëkohësisht përgjegjësi e madhe për të mbajtur lart vlerat tradicionale por edhe të këtyre 35 viteve, të mbrujtura dhe të ruajtura me shumë sakrifica nga breza të tërë.

Pa nisur askund fushata, gjatë saj e pas saj, u përballëm me presione, agresione verbale, intimidime, përdorim të punonjësve e strukturave të shtetit në të gjitha nivelet e tij. Ne nuk kishim përballë një subjekt politik por një monstër elektorale, e cila vetëm pamjen kishte të njeriut. Megjithatë, bashkë me ju, të gjithë bashkë, në Shkodër, Malësi të Madhe, Vau Dejës, Pukë e Fushë Arrëz rezistuam dhe fituam.

Gjatë ditëve të kësaj fushate kam takuar nga afër, kam bashkëbiseduar me qindra, mijëra banorë në të gjithë qarkun. Prej tyre, ditë pas dite, mora dhe konsolidova bindjen, forcën, vendosmësinë dhe guximin, vlera që i gjeta të përmbledhura tek çdo person, grua, burrë, i ri, e re, i moshuar e deri tek fëmijët. Falenderimi është shumë pak për të gjithë ju!

Përtej situatave aspak të lehta të krijuara nga pushteti me të gjitha format dhe mënyrat nga viti 2021 e deri më sot, demokratët, mbështetësit e simpatizantët tanë, ishin aty si përherë, të vendosur për të ecur përpara drejt fitores së përbashkët. Qytetarët shkodranë, të të gjitha moshave, kuptuan mesazhin tonë, programin tonë dhe shpërndanë dritën e shpresës si pishtarë drite.

Ekipi ynë, me të cilin çdo ditë përballuam sfida nga më të vështirat, më të parashikueshmet e më të papritura, meriton vlerësimin dhe falënderimin tim më të sinqertë.

Shkodra tregoi shpirtin e saj, papërkulshmërinë e vet përballë çdo të keqeje, pavarësisht përmasave të saj dhe që tashmë prej 12 vitesh, identifikohen si keqqeverisje nga një narkoshtet, të drejtuar nga një dhunues- uzurpator i votës së lirë me emrin Edi Rama!

Unë e kam për nder dhe privilegj të jem përfaqësuesi i Shkodrës në legjislativ. Do të vë në shërbim të këtij përfaqësimi, të gjithë dijet, njohuritë politike e jetësore, forcat individuale për të merituar çdo minutë besimin tuaj për të qenë një zë i fortë dhe shërbëtor i përkushtuar i interesave të Shkodrës e shkodranëve, në çdo rrethanë.

Të dashur miq!

E di, që shumicës nga ju, për shkak të asaj masakre elektorale që regjimi realizoi me 11 maj 2025 në të gjithë Shqipërinë, këto rreshta mirënjohje dhe falënderimi nuk ua ndryshojnë gjendjen shiprtëtore. Sigurisht, keni të drejtë! Jam i ndërgjegjshëm që duhet të vazhdojmë luftën tonë, përpjekjet tona, pavarësisht një betejë të humbur.

Shkodra, më mirë dhe më shumë se askush, e di sa e vështirë është rruga për ndërtimin e demokracisë, sa mund e sakrifica duhen kaluar për të garantuar ato vlera, për të cilat breza të tërë nuk kursyen asgjë. E pikërisht nga Shkodra, mesazhi i shpresës u shpërnda i gjallë dhe nga Shkodra, mesazhi i reagimit dhe ringritjes së shpejtë, duhet të përhapet në të gjithë vendin.

Këto pak rreshta, janë detyrimi minimal për të shprehur mirënjohjen e falënderimin tim për të gjithë ju. Por ditë pas dite, javë pas jave, do të takohemi sërish me njëri- tjetrin, si pjestarë të një fryme, e cila nga Shkodra, do të përfshijë të gjithë Shqipërinë. Nuk ka asnjë forcë që mund të na ndalojë, që mund të ndal këtë uragan të shpirtrave dhe zemrave të lira!

MIRËNJOHJE dhe FALEMINDERIT!
Mirëutakofshim së shpejti!

Luçiano Boçi /Publikuar në Facebook/

 

Post navigation

Previous: EMRAT – Kush janë 19 deputetët socialistë që listat e hapura, i nxorrën jashtë Kuvendit të Shqipërisë…
Next: Policia e Shtetit i refuzoi lejën, PD- ASHM e vendosur të organizojë protestën për zgjedhjet e 11 majit

TË FUNDIT

moti sot

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e shtunë, 11 korrik 2026…

ShkodraWeb 11 July, 2026
horoskopi ditor

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e shtunë, 11 korrik 2026…

ShkodraWeb 11 July, 2026
marjana koceku 2026

Pse deputetja e pavarur i fut në një “thes” të gjithë deputetët, edhe veten e saj…përballë vezëve?!

ShkodraWeb 10 July, 2026

TË FUNDIT

  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e shtunë, 11 korrik 2026… 11 July, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e shtunë, 11 korrik 2026… 11 July, 2026
  • Pse deputetja e pavarur i fut në një “thes” të gjithë deputetët, edhe veten e saj…përballë vezëve?! 10 July, 2026
  • NGA EVA VATOCI – Ku ishte shteti para se të ndodhte tragjedia…? 10 July, 2026
  • VIDEO – Xhelozia shkaktoi tragjedinë e çiftit Ziçi në Shkodër, kjo është pista që po heton policia… 10 July, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e premte, 10 korrik 2026… 10 July, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e premte, 10 korrik 2026… 10 July, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e premte, 10 korrik 2026… 10 July, 2026
  • VIDEO – Vllaznia fiton me përmbysje derbin shqiptar në Conference League, Brdariç rikthehet me humbje në Shkodër 9 July, 2026
  • RAPORTI – 67% e popullsisë në moshë pune do të emigrojë, Shqipëria po humbet fuqinë punëtore… 9 July, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 9 korrik 2026… 9 July, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 9 korrik 2026… 9 July, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

moti sot

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e shtunë, 11 korrik 2026…

ShkodraWeb 11 July, 2026
horoskopi ditor

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e shtunë, 11 korrik 2026…

ShkodraWeb 11 July, 2026
marjana koceku 2026

Pse deputetja e pavarur i fut në një “thes” të gjithë deputetët, edhe veten e saj…përballë vezëve?!

ShkodraWeb 10 July, 2026
shtjefen zici eva vatoci 2026

NGA EVA VATOCI – Ku ishte shteti para se të ndodhte tragjedia…?

ShkodraWeb 10 July, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.