Skip to content
11 June, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

NGA LUAN RAMA – Në 90- vjetorin e lindjes, privilegji i njohjes me zotni Robert Prendushin…

ShkodraWeb 13 May, 2026
robert prendushi 2026

Shkodra është qyteti që, më shumë se çdo qytet tjetër në botën shqiptare, ofron privilegje të mëdha e të shumta për gjithkënd që do të bëhet pjesë e universit të saj kulturor.

Në mënyrë të veçantë, nëse të është dhënë mundësia apo ke patur fatin të jetosh në Shkodër qoftë edhe për fare pak kohë, këto privilegje shndërrohen edhe në referenca të një niveli të epërm intelektual, qytetar dhe atdhetar.

Nuk them asgjë me tepri. Madje, jam në regjistrin e duhur për të thënë me forcë e me zë të lartë se një nga këto referenca është edhe Profesor Robert Prendushi, njohjen me të cilin, që prej kur kam qenë student, unë e konsideroj një nga privilegjet e mëdha që më dhuroi Shkodra.

Robert Prendushi dhe, bashkë me të, edhe Robert Radoja, janë dy korifenjtë e fundmë të brezit të artistëve të mëdhenj që Shkodra i dha kulturës kombëtare (më ndjeni nëse unë nuk kujtoj dot një të tretë në nivelin dhe moshën e tyre dhe, krejt pa dashje, mund ta kem harruar!), anipse, për një paradoks injorance që i dominon, për fat të keq, institucionet shtetërore të kulturës, për punën e palodhur dhe kontributet e çmuara të tyre nuk kujtohet askush!

Sot Robert Prendushi feston 90-vjetorin e lindjes. Siç edhe pritej, Ministria e Kulturës (nuk e di se çfarë ka bërë Bashkia e Shkodrës!) nuk e ka gjetur me vend të paktën t’i bënte një mesazh urimi këtij punëtori të palodhur të kulturës, i cili nuk është vetëm një muzikolog apo studiues elite, por edhe një rojtar i memories sonë muzikore.

Me pasion të veçantë, Profesor Prendushi është përpjekur të na bindë se kënga nuk është vetëm art, por edhe mënyra se si një popull kujton vetveten.

I lindur dhe formuar në djepin e kulturës shqiptare, Shkodrën, Robert Prendushi mbart me vete edhe elegancën intelektuale karakteristike të qytetit të tij.

Si një qëmtues i vëmendshëm dhe studiues me formim të konsoliduar shkencor, Profesor Prendushi nuk ndalet tek melodia, por kërkon rrënjën e tingullit, kërkon historinë që fshihet pas saj.

Për këtë arsye, punimet dhe kontributet e tij të vyera nuk janë vetëm analiza muzikore, por edhe rrëfime mbi identitetin shqiptar. Në to ka përkushtim intelektual, disiplinë shkencëtari dhe respekt atdhetari për kujtesën kombëtare.

Ndaj, mirënjohja për të nuk është vetëm detyrim ndaj një studiuesi të shquar, por edhe nderim për një jetë të tërë të vënë në shërbim të kulturës kombëtare; është nderim për gjithë atë brez, vazhdues dhe mbrojtës i veprës së të cilit është edhe Profesor Robert Prendushi.

Ja, për të gjitha këto arsye, unë vendosa ta ndaj me ju, të dashur lexues, nderimin tim për zotni Robert Prendushi në 90-vjetorin e lindjes së tij, bashkë me urimin: Gëzuar, Profesor Prendushi, me respektin, admirimin dhe mirënjohjen më të lartë! Të paçim jetëgjatë! /Nga Luan RAMA, publikuar në Facebook/

Post navigation

Previous: 365 milion euro për 17 km rrugë, Milot- Balldren garë me 3 oferta dhe pa ankesa në tender…
Next: Qeveria merr vendimin, 533 milion lekë pronarëve të kafshëve të eliminuara për shkak të murtajës së ruminantëve…

TË FUNDIT

protesta lidert politike mbeshtetes

OPINION – Protesta fitoi dimensionin politik, opozita u bashkua, tashmë koha për zgjedhje të parakohëshme…

ShkodraWeb 10 June, 2026
stacioni policia velipoje

EMRI – Sherri në Velipojë ku u qëllua me armë zjarri, arrestohet pas dy ditësh i riu, ishte në kërkim…

ShkodraWeb 10 June, 2026
votim kosove 2026

Numërohet me shumë se gjysma e vendvotimeve, ja kush janë politikanët më të votuar në Kosovë…

ShkodraWeb 10 June, 2026

TË FUNDIT

  • OPINION – Protesta fitoi dimensionin politik, opozita u bashkua, tashmë koha për zgjedhje të parakohëshme… 10 June, 2026
  • DEKLARATA – Konflikti mes sekretares së tij dhe një studenteje, reagon Fakulteti i Drejtësisë i UNISHK 10 June, 2026
  • EMRI – Sherri në Velipojë ku u qëllua me armë zjarri, arrestohet pas dy ditësh i riu, ishte në kërkim… 10 June, 2026
  • Numërohet me shumë se gjysma e vendvotimeve, ja kush janë politikanët më të votuar në Kosovë… 10 June, 2026
  • Kombëtarja e vajzave e Armir Grimës takim me historinë, kualifikohet në play- off të Botërorit 2027 10 June, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e mërkurë, 10 qershor 2026… 10 June, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e mërkurë, 10 qershor 2026… 10 June, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e mërkurë, 10 qershor 2026… 10 June, 2026
  • EMRAT – Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Skender Hita pezullon shefin e komisariatit të Shkodrës dhe 2 vartës 9 June, 2026
  • ANALIZA – Protestat në përmbushje të “qëllimi justifikon mjetin” apo diçka që nuk do zbulohet kurrë… 9 June, 2026
  • Botërori gjigand me fitime kolosale, shqetësuese çështja e Iranit, çmimet e biletave, hetimi për FIFA-n dhe rrufetë 9 June, 2026
  • “Të dëgjohet zëri i njerëzve”, Kisha Katolike reagon për protestat: Të gjenden zgjidhje politike brenda kornizave demokratike 9 June, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

protesta lidert politike mbeshtetes

OPINION – Protesta fitoi dimensionin politik, opozita u bashkua, tashmë koha për zgjedhje të parakohëshme…

ShkodraWeb 10 June, 2026
fakulteti juridik sekretarja deklarate

DEKLARATA – Konflikti mes sekretares së tij dhe një studenteje, reagon Fakulteti i Drejtësisë i UNISHK

ShkodraWeb 10 June, 2026
stacioni policia velipoje

EMRI – Sherri në Velipojë ku u qëllua me armë zjarri, arrestohet pas dy ditësh i riu, ishte në kërkim…

ShkodraWeb 10 June, 2026
votim kosove 2026

Numërohet me shumë se gjysma e vendvotimeve, ja kush janë politikanët më të votuar në Kosovë…

ShkodraWeb 10 June, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.