Skip to content
14 April, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

NGA LUAN RAMA – Imzot Gjergj Meta, një prift ndryshe…

ShkodraWeb 30 December, 2023
IMG_8500

Jo vetëm prej oratorisë. As prej kulturës që e shfaq me shumë elegancë e thjeshtësi. Sidomos sa herë i duhet të jetë i pranishëm publikisht jashtë kishës ku shërben me devocion shembullor. Por më shumë prej faktit se ai është aq tokësor dhe i vërtetë, Imzot Gjergj Meta, Ipeshkvi i Dioqezës së Rrëshenit, gjithnjë, që prej kur unë e njoh, më është dukur një prift ndryshe.
Madje, kjo ndryshe ka qenë edhe shtysa apo arsyeja se pse kam dashur ta njoh. Dhe që prej kur e kam njohur, kam kënaqësi ta takoj shpesh.

Në bashkëbisedimin me të nuk ka tabu. Është mendjehapur. Flet për Jezusin. Dhe me të njejtin pasion flet edhe për letërsinë. Flasim shpesh për shkrimtarë të ndryshëm. Komentojmë veprat e tyre. Por flasim edhe për filozofinë. Edhe për Marksin, për Hegelin, për Darvinin. Flasim për materializmin, por edhe për doktrinën e krishterë. Komentojmë mistiken, shpirtëroren, besimin, laicitetin, ateizmin. Por edhe komunizmin që tentoi të bëhej një fe.

Nuk lodhet e as bezdiset nga pyetjet e mia mbi Zotin dhe se pse Zoti lejon që të ketë edhe njerëz që vuajnë. Madje prej këtyre ka shumë më shumë.
I duruar, pa u lodhur, pa përtuar, ai më shpjegon se Zoti është aty, gjithmonë edhe në vuajtjet e thekshme të shumë njerëzve.

Prej Imzot Gjergj Metës do kohë më parë kam marrë udhën e kam shkuar në një meshë në kishën e Selitës në Mirditë. Në Qafë Kishë. Kështu është quajtur ai vend edhe gjatë komunizmit e pasi ishte shembur kisha. Priftin e fundit para se të niste revolucioni kundër kishave dhe xhamive të asaj kishe, Dom Ndocin e mbaj mend kur e dënuan. Ishte viti 1977. Gjyqin ia bënë në Kurbnesh. Në kinemanë e qytetit. Ishte mbushur plot. Folën shumë dëshmitarë. Një ekstazë marrëzie njerëzish që ulërinin më shumë se prokurori. Ishin të gjithë prokurorë. Një kor prokurorësh.

Në fakt ai ka qenë prifti i parë që kam parë nga afër. Të tjerët i kisha parë vetëm në filma.
E kam parë me pranga në duar. Kam qenë 11 vjeç, por e mbaj mend mirë.
E urreva. Sepse më thanë që ishte armik. Kështu, “armik” mbeti Dom Ndoci, pra prifti brenda meje. Deri sa njoha Dom Simon Jubanin në Shkodër. Kishte dalë nga burgu. Ishte viti 1989. Unë isha student. Po dilja nga biblioteka e Institutit ( kështu quhej në atë kohë Universiteti “Luigj Gurakuqi”) bashkë me Vili Kamsin, përgjegjësin e bibliotekës. Një njeri institucion Vili Kamsi. Përfaqësues i një familjeje me emër në Shkodër dhe në kulturën kombëtare. Gardian i librit, i kulturës. Prej tij mësova se çfarë është kulti i librit, kulti i dokumentit. Më pas do të bëhej ambasadori i parë i Shqipërisë në Selinë e Shenjtë. Vili Kamsi më tregoi për Dom Simon Jubanin. Ai ma prezantoi. Po e priste para Institutit. U përshëndetën.
– Ky është Simon Jubani, më tha. Vetëm kaq. E pasi u ndanë shtoi: – ka qenë prift. Sapo ka dalë nga burgu.
Më erdhi keq. M’u dhimbs. Se nga portreti rrezatonte mirësi. Më pas e pashë ndër kronika kur kremtoi meshën e parë publike tek Varrezat e Rrmajit në Shkodër. Punoja gazetar në “Zërin e Popullit”.

Por le të kthehemi tek Kisha e Selitës, e rindërtuar aty ku kishte qenë deri kur e shembi komunizmi. Në Qafë Kishë.

Imzot Gjergji bëri një meshë të dedikuar për mua, anipse i kam thënë dhe ai e di që nuk besoj në ndonjë doktrinë fetare. Por i nderoj dhe i respektoj besimtarët.

Nuk përtoi, nuk u lodh, as nuk u bezdis. Ndaj mua më pëlqen të jem me të, të bashkëbisedoj. Edhe të debatoj. Sepse jo për çdo gje ndajmë mendime të njejta. Por ama, për çdo gjë mund të bisedojmë. Dhe gjithnjë lemë një shteg hapur se përse duhet të bisedojmë sërish.

Sepse Imzot Gjergj Meta është një prift ndryshe. Ose të paktën sipas meje ai është një prift ndryshe. Është ashtu siç unë mendoj se duhet të jetë prifti.
A nuk është edhe Papa Françesku një papë ndryshe?…/Nga Luan RAMA, publikuar në Facebook/

(Në foto: dalë para disa ditësh me Imzot Gjergj Metën, Ipeshkvin e Dioqezës së Rreshenit, duke bashkëbiseduar në emisionin tim “DREJT”, në Kishën e Shelbuemit në Rrubik).

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: EMRAT – Si favorizoi Ilir Beqja kompanitë “Delta Pharma” dhe “Novartis”, lidhja farefisnore e biznesmenëve shkodranë
Artikull pasardhës: VENDIMI – GJKKO miraton kerkesën e SPAK, Sali Berisha në arrest shtëpie me mbikqyrje policore…

TË FUNDIT

Eric Wendt

Ambasadori i ri i SHBA në Shqipëri, presidenti Trump propozon një ushtarak të lartë amerikan…

ShkodraWeb 13 April, 2026 0
kole kola polic 2026

IN MEMORIAM NGA PRELË MILANI – Kolë Kola, një uniformë që nuk u përkul…!

ShkodraWeb 13 April, 2026 0
full hd.03_06_25_11.Still043

VIDEO – “Dua të luaj”, investimi më i madh që nis për fëmijët dhe familjet e Shkodrës…!

ShkodraWeb 13 April, 2026 0

TË FUNDIT

  • Ambasadori i ri i SHBA në Shqipëri, presidenti Trump propozon një ushtarak të lartë amerikan… 13 April, 2026
  • IN MEMORIAM NGA PRELË MILANI – Kolë Kola, një uniformë që nuk u përkul…! 13 April, 2026
  • VIDEO – “Dua të luaj”, investimi më i madh që nis për fëmijët dhe familjet e Shkodrës…! 13 April, 2026
  • 50 mijë euro premio për 3 pikë, “çmendet” presidenti i klubit të futbollit në Kategorinë e Parë në… Shqipëri 13 April, 2026
  • Motomjeti i paidentifikuar përplas 47- vjeçarin tek “Prek Cali” në Shkodër, dërgohet me urgjencë në spital 13 April, 2026
  • OPINION – Rrëzimi i Viktor Orban pas 16 viteve në Hungari dhe analogjitë deri tani të pamundura në Shqipëri 13 April, 2026
  • NGA NIKOLIN GURI – Milionat e Katedrales dhe heshtja mbi Kishën e Prekalit… 13 April, 2026
  • Kamionistët e Malit të Zi sërish protestë 3- ditore, bllokohet qarkullimi i mjeteve të rënda nga Shqipëria 13 April, 2026
  • Policia e Shkodrës procedon penalisht 6 tifozë të Teutës, dëmtuan stolat dhe i hodhën në fushën e “Loro Boriçi” 13 April, 2026
  • VIDEO – Zëvendëskryeministrja Koçiu inspekton punimet, rruga Zogaj- Shirokë drejt përfundimit… 13 April, 2026
  • NGA GJERGJ LEKA – Koha të kthejmë sytë edhe jashtë mureve të kryeqytetit, “Bilbilat…” spektakël magjik 13 April, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e hënë, 13 prill 2026… 13 April, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

Eric Wendt

Ambasadori i ri i SHBA në Shqipëri, presidenti Trump propozon një ushtarak të lartë amerikan…

ShkodraWeb 13 April, 2026 0
kole kola polic 2026

IN MEMORIAM NGA PRELË MILANI – Kolë Kola, një uniformë që nuk u përkul…!

ShkodraWeb 13 April, 2026 0
full hd.03_06_25_11.Still043

VIDEO – “Dua të luaj”, investimi më i madh që nis për fëmijët dhe familjet e Shkodrës…!

ShkodraWeb 13 April, 2026 0
pogradeci

50 mijë euro premio për 3 pikë, “çmendet” presidenti i klubit të futbollit në Kategorinë e Parë në… Shqipëri

ShkodraWeb 13 April, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.