
Situata që po diskutohet ka të bëjë me zhvillimin urbanistik të qytetit e për ma tepër ka të bëjë me siluetën e tij arkitektonike të qendrës, e cila lidhet me vizionin e identitetit të qendrës urbane dhe kjo lidhet dhe më shumë me harmonizimin e trashgimisë historike dhe vlerësohet në baze të kuadrit rregullator ekzistues.
Një konkurs arkitektonik mund bahet mbasi asht miratu një plan për një zone të caktuar dhe kur vlerësohet se kjo ka rëndësi për përputhjen arkitektonike të zonës. Konkursin e organizojne strukturat publike pasi plani i ka përcaktuar qartë të gjithë kriteret që kërkohen.
Tani, në momentin kur nuk ka një plan që përligj apo ka kërkuar një konkurs, organizimi i tij në atë formë që është komunikuar tashme me media nuk ka asnjë vlerë juridike.
Një investitor privat ban një konkurs ofertash në formë private për të zhvilluar idetë e tij të biznesit dhe ka të drejtën e tij të shpenzojë e të angazhojë kë të dojë dhe nëse ai e ka të drejtën në bazë të planeve ta zhvillojë pronën, nuk ka pse të merret me publikun.
Kur bahet fjalë për qendrën e qytetit procedurat janë të qarta: duhet të ketë një plan për zonën dhe konkurset nuk i organizon privati. Kur bahet fjalë për peisazhin arkitektonik të qytetit, populli dhe aktorët lokalë detyrimisht duhet të konsultohen dhe kuadri ligjor e ka të përcaktuar këtë në të gjithë hierakinë e planeve.
Nëse do i kthehena temës turizëm, Shkodra po fiton terrenin që duhet të ketë si një qytet me trashëgimi kulturore dhe një peisazh urban me një dozë të mirë autenticiteti.
Kombinimi i hoteleve të vogla, bujtinave, hosteleve në rrugica tradicionale por dhe apartamenteve të ndryshme, krijon një larmi dhe sharm autentik të akomodimit në Shkodër dhe kjo është pozcioni konkurrues e afatgjatë që mund të ketë Shkodra në turizmin e qyteteve në Shqipëri. Padyshim si qytet qendër rajoni, duhet të ketë ofertën akomoduese dhe të turizmit të biznesit.
Por hotele edhe me 100 dhoma e jo më, për më teper në qytet e kanë të vështirë të mund të kenë shfrytëzim të mjaftueshem sot e në të ardhmen. Ndaj dhe ndërtime masive në raport me turizmin në qytet nuk kanë as rentabilitet ekonomik dhe as shtim vlere dhe bartin rriskun e madh të nënshfrytëzimit.
Pjesa tjetër, thjesht një kullë me apartamente e njësi tregtare, është njësoj si shumë e shumë të tjera, të cilat edhe në Shkodër. vuajnë nga shfrytëzimi i kapacitetit nuk ka ndonjë vlerë më të shtuar ekonomike për të cilin ia vlen me e diskutu si zhvillim qyteti.
Analiza për pozicionimin ekonomik të qendrës së qytetit, janë pjesë përbërëse e planeve. Diskutimet per zhvillimin e qytetit si nga ana ekonomike dhe nga ana urbanistike, janë të përcaktuara me legjislacion si në forme dhe procedurë.
Pushteti vendor duhet të menaxhojë proceset perfshire dhe komunikimin me publikun duke sqaruar të gjithë procedurat se çfarë ndodh apo duhet të ndodhi me qytetin. Nuk e përcakton dhe nuk e ka në përgjegjësi zhvillimin e qytetit asnjë investitor privat e asnjë studio arkitekture. Pushteti vendor përfaqëson dhe menaxhon vullnetin e komunitetit.
Kalaja Rozafa i mbijetoi me sukses mbi 2000 vjet në atë lartësi që ështe pjesë e identitetit kulturor të shkodranëve dhe peisazhit arkitekturor të Shkodrës.
Edhe hotel Rozafa ka mbi 50 vjet që bën pjesë suksesshëm në këtë identitet të qytetit dhe dy Rozafat, kanë qenë pjesë kryesore e imazhit të qytetit dhe memories së brezave të fundit.
Cila është nevoja dhe interesi publik që një objekt 30 katesh të konkurrojë, ekplisojë dy Rozafat dhe të ndryshojë imazhin identitar të Shkodrës? Këtë përgjigje do të duhet ti japin strukturat publike popullit të sotëm, atij të djeshëm dhe atij të ardhshëm të Shkodrës, nëse do marrin në të ardhmen iniciativa për ndryshimin e planeve. /Nga Luan DERVISHEJ, ekspert turizmi, publikuar në Facebook/