
Shqipëria ndër shekuj ka qënë dhe është shembull i harmonisë dhe tolerances fetare. Prilli i këtij viti mishëroi më së miri një ndër mesazhet më të vyera të At Gjergj Fishtes:
“Vërtetë ne kemi Bajram e Pashkë, por Shqiptarinë e kemi bashkë”
Besimtarët katolikë, ortodoks dhe të krishterë mbajten kreshmet së bashku, po ashtu edhe besimtarët mysliman argjëruan së bashku me të krishterët.
Prilli i paqtë 2023 është një ndër muajt më të veçantë, pasi të tre festat fetare më të rëndësishme Pashket Katolike, e të Krishtera, Pashket Ortodokse, si edhe Kuban Bajramin.
Shqiptarët tradicionalisht festojnë së bashku në harmoni festat fetare në kisha, xhamija, teqe në çdo sofer me dëshiren e mirë për të përçuar mesazhet e paqes, dashurisë, vllazërisë dhe harmonisë.
Pashkët dhe Kurban Bajrami simbolizojnë sakrificen, ringjalljen driten dhe shpresen. Me 9 prill katolikët kremtuan Pashket, me 16 prill ortodoksët do të kremtojnë Pashket, me 21 prill besimtarët mysliman do të festojnë Kurban Bajramin.
Si rrallëherë këto festa janë kaq pranë njëra- tjetrës në këtë stinë pranvere të ringjalljes së natyres dhe ripëritjes shpirtërore, shpresës dhe gëzimit për një Shqipëri të Paqtë. /Nga Lindita KOKAJ/