NGA LEDI SHAMKU SHKRELI – Dy fjalë shkurt gocave dhe çunave në një fillimshkolle…

E kam “ves” tashmë t’ju trokas te xhami i celularëve një natë para se të nisni vitin e ri shkollor. Më duket se vitet e tjera i kam rënë ca gjatë, ndaj rrezik kam “zgjuar” ekranet e mamave apo të zyshave.

Ju jeni brezi që unë do kisha dashtë me qenë: brezi shkurt-e-shqip. Ndaj edhe unë po i bie shkurt si ju:

Dikur mua më thonin se jetoja si në rrethim, por mua me dukej vetja e lirë ngaqë lirine e gjeja brenda vetes. Dhe e rrisja lirinë siç rrisja veten. Dhe vijoj me e rrit.

Më pas kuptova (dhe u trishtova) se pavarësisht se nuk ma thonin më këtë punën e rrethimit, unë isha prapëseprapë në rrethim sepse me mendje doja të isha aty ku nuk isha: në Europë.

Ju jeni nërrethim… derisa të vendosë Europa ta çelë arkapien (siç thoshte Migjeni), jeni në rrethim. Madje edhe po emigruat nesër, do jeni prapë në rrethim për shkak mungesash e kushtesh.

Ka veç një mënyrë me ça rrethimin: DIJA!

ShkodraWeb Channel

Dija çan çdo rrethim, edhe atë më të padukshmin, edhe atë më të egrin. Studioni shumë, po shumë! Punoni fort! Jo për nota, as edhe për të bërë shkëmbime me prindërit: të jap një dhjetë, më jep një leje. Jo! Studioni që të çani rrethimin.

Ai që di nuk është përsëpari as shqiptar, as anglez, as italian, as amerikan. Jo! Këto tipare vijnë më pas. Ai që di është fillimisht NJERI I LIRË. Njeri që di, njeri që do, njeri që di se ç’do, njeri që mundet, njeri që zgjedh, njeri që bën, njeri që jeton!

Shkallmojeni rrethimin o çuna e goca. Jepjani qysh nesër shkelmin e parë e të tjerët nga pas. Çlirohuni duke studiuar. Keni me më dhënë të drejtë kur t’ia shihni flatrat vetes.

Shkallmim të mbare, çlirim të mbare, studim të mbarë, vit të mbarë! U gdhifshi nesër të uritur për liri! Ledi. /Publikuar në Facebook nga Ledi Shamku Shkreli, pedagoge, gjuhëtare/

ShkodraWeb Channel

Open

Close