Skip to content
11 March, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

NGA LEDI SHAMKU SHKRELI – Do t’ ju kisha ngelur në provimin e lirimit…

ShkodraWeb 15 September, 2023
ledi shamku postim adakemia 2023

Në faqen e saj, Akademizma poston me bujë lajmin se po mblidhka një konferencë shkencore pranë vetes. Ngeshëm siç jam, pas një dite të mbarë masterash, i hedh një sy avazit.

Më kap një i papërmbajtur gaz! Në tri fjali, plot katër gabime gjuhësore të rënda (i keni me të gjelbër të trija, i katërti gabim është mungesë kulture gjuhësore dhe do ta shpjegoj)

1. Akademia e Shkencave SË Shqipërisë… Po këtë farësoj lakim të nyjes nga e gjetët?! Po edhe emrin tuaj gaboni bre?! (versioni i saktë: Akademia e Shkencave e Shqipërisë).

2. Do të mbledh (Akademia do të mbledh)… Mungesa e ë-së fundore (versioni i saktë: do të mbledhë; koha e ardhme, veta e tretë, numri njëjës). Kolegët e IGJL e kanë cilësuar këtë lloj gabimi si shfaqje të kategorisë gjysmëanalfabete. Flisni njëherë me kolegët e mi aty, se mos ju ndihmojnë me ndonjë kurs të përshpejtuar.

3. Në fakt forma e drejtë duhet në shumës “do të mbledhin”, mqs fjalia nis me “Akademia Gjermane… dhe Akademia e Shkencave..”, pra të dyja do të mbledhin. Që t’jua shpjegoj si në klasë të pestë fillore kur mësohen këto, kryefjala në këtë rast përbëhet nga dy gjymtyrë homogjene dhe kërkon si kallëzues një folje në numrin shumës. Edhe ky moskoordinim është tipar i gjysmëanalfabetëve.

4. Konferenca e 7-të… Shkruhet ”e 2-të, e 3-të, e 5-të”, por ama shkruhet “e 7”, se shtatë si numëror themelor e ka vetë “të” në fjalë. Siç e keni shkruar ju, lexohet E SHTATËTË. Rregulla quhet “kalimi nga numëror themelor në numëror rreshtor”. Mësohet në klasë të katërt (ose në daçi të 4-t)
Nuk po vijoj më tej leximin e lajmit tuaj se kushedi ç’gjej. Më dhimbseni!

Unë do t’ju kisha ngelur në Provimin e Lirimit të Gjuhës Shqipe, po ju konsiderojeni gjithësesi veten të liruar. Tani jeni të lirë ta korrigjoni statusin. /Nga Ledi SHAMKU SHKRELI, publikuar në Facebook/

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: NGA XHAHID BUSHATI – Drita njerëzore e gazetares Anila Dushi, mirënjohje dhe nderim…
Artikull pasardhës: “Më vjen keq që femra nuk respektohet…”, Megi Doçi e pakënaqur nga tifozeria shkodrane: Ky nuk asht qyteti që unë njoh…

TË FUNDIT

kupa gjysfinale 2026

Shorti i Kupës së Shqipërisë, Vllaznia njeh rivalin në rrugëtimin drejt finales së dytë më të rëndësishme të sezonit

ShkodraWeb 10 March, 2026 0
miser bllokuar aku 2025

Procedime disiplinore për 13 inspektorë të AKU Tiranë e Shkodër, lëshime në detyrë për 130 ton misër të bllokuara

ShkodraWeb 10 March, 2026 0
bashkia shkoder naten 2025

Bashkia Shkodër hap me dy kalime aksin Parrucë- Xhabije, synohet lehtësimi i qarkullimit rrugor…

ShkodraWeb 10 March, 2026 0

TË FUNDIT

  • Shorti i Kupës së Shqipërisë, Vllaznia njeh rivalin në rrugëtimin drejt finales së dytë më të rëndësishme të sezonit 10 March, 2026
  • Procedime disiplinore për 13 inspektorë të AKU Tiranë e Shkodër, lëshime në detyrë për 130 ton misër të bllokuara 10 March, 2026
  • Bashkia Shkodër hap me dy kalime aksin Parrucë- Xhabije, synohet lehtësimi i qarkullimit rrugor… 10 March, 2026
  • Gjendet i pajetë në banesën e tij në Kiras 45- vjeçari, policia e Shkodrës jep informacionet e para… 10 March, 2026
  • VIDEO – Ngjarja e të hënës në Kiras të Shkodrës, policia shpall në kërkim 40- vjeçarin që qëlloi me armë 10 March, 2026
  • VIDEO – Arrestohen në Tiranë dy të rinjtë shkodranë, akuzohen për tregëti armësh, iu gjetën 6 pistoleta 10 March, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 10 mars 2026… 10 March, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e martë, 10 mars 2026… 10 March, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 10 mars 2026… 10 March, 2026
  • MINUTA E FUNDIT – Humb jetën shoferi, makina përplaset me shtyllën dhe murin në aksin Shtoj- ish- Reparti Ushtarak 9 March, 2026
  • MINUTA E FUNDIT – PD zyrtarizon kandidaturat për kryetar të degës Shkodër, garojnë Ibro dhe Çylybyli 9 March, 2026
  • E TRISHTË – Ndahet nga jeta ish- drejtori sportiv i Vllaznisë, u godit nga një arrest kardiak në aeroport… 9 March, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

kupa gjysfinale 2026

Shorti i Kupës së Shqipërisë, Vllaznia njeh rivalin në rrugëtimin drejt finales së dytë më të rëndësishme të sezonit

ShkodraWeb 10 March, 2026 0
miser bllokuar aku 2025

Procedime disiplinore për 13 inspektorë të AKU Tiranë e Shkodër, lëshime në detyrë për 130 ton misër të bllokuara

ShkodraWeb 10 March, 2026 0
bashkia shkoder naten 2025

Bashkia Shkodër hap me dy kalime aksin Parrucë- Xhabije, synohet lehtësimi i qarkullimit rrugor…

ShkodraWeb 10 March, 2026 0
ambulance shkoder 2024

Gjendet i pajetë në banesën e tij në Kiras 45- vjeçari, policia e Shkodrës jep informacionet e para…

ShkodraWeb 10 March, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.