Skip to content
2 October, 2023
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
ShkodraWeb- E Verteta te ben te lire!

ShkodraWeb- E Verteta te ben te lire!

The most followed news portal in the North of Albania

Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • News

NGA LEDI SHAMKU SHKRELI – Akademia Maoiste e Shqipërisë Europiane…

ShkodraWeb 2 months ago

AKADEMIA MAOISTE E SHQIPËRISË EUROPIANE

Kur Akademia e Shkencave shkruan sot deklaratë publike mbi dorëheqjen e një deputeti nga punët e tij në një komision (ç’punë ka Akademia me punët e një deputeti?!), kur Akademia e Shkencave “kundërzbulon” sot deputetët diversantë brenda shumicës socialiste, dhe i “demaskon” ata përmes po asaj deklarate publike, kur Akademia e Shkencave “i çjerr maskën” sot të vetmit (siç thotë ajo) “agjent” në radhët e shtrënguara të saj, i cili, siç deklaron po vetë ajo, veproka veç në emër të interesit vetjak duke shkelur interesin e përgjithshëm të progresit të shkencës, kur bëhet publike e gjithë kjo nga vetë Akademia e Shkencave, atëherë çdokush e ka të qartë se shkenca zyrtare në Shqipëri ka hyrë sërish në petkat e Revolucionit Kulturor Kinez.


Si gjuhëtare u zbavita duke parë hartuesin e vërtetë të kësaj deklarate. Nisur nga gjuha puniste me të cilën është shkruar, s’ka dyshim se hartuesi i saj është vetë Kryetari i ASH. Thjesht ia kanë drejtshkrimuar redaktorët e tij, ngaqë Kryetari e ka dëshmuar se nuk di ta përdorë drejtshkrimin.

Dy pyetje dua t’i shtroj me ngulm opinionit publik pas kësaj deklarate të Akademisë:

1. Çfarë ka ndryshuar në vitin 2023 te Gjinushi politik, kur ai në deklaratën e vet të sotme shkruan se: “alibia e stisur e pakicës, që, meqenëse kryetari aktual vjen së fundi nga politika, rrezikon të politizohet institucioni, mund të gjente njëfarë justifikimi në vitin 2019, por jo në vitin 2023”?

2. Pse mandatti i dytë i paligjshëm i Gjinushit qenka garanci për pavarësinë e Akademisë së Shkencave?

Ndërkohë vijoj të them se asnjë shqetësim nuk po ka Akademia për çështje me rëndësi kombëtare si zjarret, ekosistemi, shpopullimi, publikja etj etj etj.

As edhe një! Ama i lejon vetes të gjykojë publikisht deputetin dhe deputetët, t’i përligjë ose t’i delegjitimojë e madje edhe t’i demaskojë të pabindurit ndaj saj. Shkencë pra! /Nga Ledi SHAMKU SHKRELI, publikuar në Facebook/

Për bashkëpunime, publikime reklamash, njoftimesh në ShkodraWeb, mund të shkruani në SMS, Whatsapp, Viber +355 67 300 20 70 ose mail: info@shkodraweb.com në çdo kohë!

MBËSHTET SHKODRAWEB

Continue Reading

Lajmi i mëparshëm: VIDEO – 3 të arrestuar, 5 të proceduar dhe mbi 400 gjoba në një javë, policia në Shkodër “e pamëshirshme” me shoferët
Lajmi pasues: OPINION – Pse nxiton kaq shumë Lulzim Basha për të kapur shtatorin i konsoliduar në krye të PD- së së vulës…?!

TË FUNDIT

“KLP nuk mblidhet për t’i mbrojtur…”, gazetarja Klodiana Lala: Prokurores po i përgatisnin atentat…
  • News

“KLP nuk mblidhet për t’i mbrojtur…”, gazetarja Klodiana Lala: Prokurores po i përgatisnin atentat…

24 hours ago
VIDEO – Policia Rrugore e Shkodrës “e pamëshirshme”, në 2 javë procedon penalisht 27 shoferë, vendos 1441 gjoba
  • News

VIDEO – Policia Rrugore e Shkodrës “e pamëshirshme”, në 2 javë procedon penalisht 27 shoferë, vendos 1441 gjoba

6 days ago
Ministrja e Bujqësisë Anila Denaj takime në Malësi të Madhe, premton mbështetje për fermerët, zgjidhje të problemave
  • News

Ministrja e Bujqësisë Anila Denaj takime në Malësi të Madhe, premton mbështetje për fermerët, zgjidhje të problemave

2 weeks ago

TË FUNDIT

  • “Dyshohet vrasje me dashje…”, shqiptarja humbi jetën në Greqi nga grirësja e mishit, dalin detaje tronditëse nga hetimi 2 October, 2023
  • Nis viti i ri akademik në Shkodër, “Luigj Gurakuqi” ka rreth 1000 kuota të lira, ka degë edhe me vetëm 1 student… 2 October, 2023
  • VIDEO – “Mendova se po “thumboj” luanin, por e mora “thumbin” mbrapsht!”, Edona Bilali tenton intervistë me Luizin 2 October, 2023
  • MOTI – Parashikimi i sinoptikanëve për ditën e sotme mbi vendin tonë, e hënë, 2 tetor 2023… 2 October, 2023
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 2 tetor 2023… 2 October, 2023
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e hënë, 2 tetor 2023… 2 October, 2023
  • NGA KASTRIOT DERVISHI – Fiket helikopteri i fundit, si i hëngri korrupsioni asetet e ushtrisë. 1 October, 2023
  • NGA KASTRIOT DERVISHI – Të deklasuarit si “spiunë të Sigurimit të Shtetit”… 1 October, 2023
  • FOTO – 1 Tetori, Dita e të Moshuarve, Luiz Ejlli dhe Kiara Tito mes të moshuarve në Shkodër… 1 October, 2023
  • “KLP nuk mblidhet për t’i mbrojtur…”, gazetarja Klodiana Lala: Prokurores po i përgatisnin atentat… 1 October, 2023
  • Ndeshja me Egnatian në “Loro Boriçi”, “Disiplina” e FSHF- së gjobit Vllazninë, pezullohet 6 ndeshje zyrtari i saj 1 October, 2023
  • VIDEO – Vllaznia “e dënuar” të fitojë përballë Dinamos për Superligën, rezultati negativ mund të largojë Memellin 1 October, 2023

TË FUNDIT

“Dyshohet vrasje me dashje…”, shqiptarja humbi jetën në Greqi nga grirësja e mishit, dalin detaje tronditëse nga hetimi
  • Anëmbanë

“Dyshohet vrasje me dashje…”, shqiptarja humbi jetën në Greqi nga grirësja e mishit, dalin detaje tronditëse nga hetimi

4 hours ago
Nis viti i ri akademik në Shkodër, “Luigj Gurakuqi” ka rreth 1000 kuota të lira, ka degë edhe me vetëm 1 student…
  • Kryesore

Nis viti i ri akademik në Shkodër, “Luigj Gurakuqi” ka rreth 1000 kuota të lira, ka degë edhe me vetëm 1 student…

4 hours ago
VIDEO – “Mendova se po “thumboj” luanin, por e mora “thumbin” mbrapsht!”, Edona Bilali tenton intervistë me Luizin
  • Kryesore

VIDEO – “Mendova se po “thumboj” luanin, por e mora “thumbin” mbrapsht!”, Edona Bilali tenton intervistë me Luizin

8 hours ago
MOTI – Parashikimi i sinoptikanëve për ditën e sotme mbi vendin tonë, e hënë, 2 tetor 2023…
  • Aktualitet

MOTI – Parashikimi i sinoptikanëve për ditën e sotme mbi vendin tonë, e hënë, 2 tetor 2023…

9 hours ago
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2023 Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.