Skip to content
20 January, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

NGA LEDI SHAMKU SHKRELI – Akademia dhe shpërdorimi i figurave, letër që ndoshta Dan Klosi do t’ua shkruante sot miqve

ShkodraWeb 10 October, 2022
ledi shkreli 50 vjet akademi takim

Ra ky ”kremt” e i pamë këta të Akademizmës, të cilët sindozot shokun s’e kanë në kësi qokash e përkujtimoresh a si i thërrasin këta: JUBILÉ.

Po mua më vjen disi krupë nga kjo palo-fjalë se kjo fjalë më kap për zverku e më shpie drejt e te Pleniumi i KQ PPSH, i motit 1972, kur me vendim Byroje e me porosi të vetë Enver Qoftëlaegut u ngrit kjo Akademi. Edha vanë e ja shkrepën një foto Çabejt atë ditë edhe e vunë në çdo vend si për të thënë që ja, i madhi i shkencës është me Akademizmën e Partisë. Ndërkohë që kjo palo Akademizmë as për së gjalli e as për së vdekuri nuk ia botoi e nuk ia boton veprën e madje Mesharin, veprën e jetës ia kalbi magazinave.

Këtë datë po kremtoni sot, o xhan? Datën kur me Plenium të Qoftëlaegut u themelua Shkenca e Partishme? Datën kur Akademizmës iu njoh e drejta t‘i varte Çabejt fletërrufe si Dacibaot kineze, ta “kritikonte” për përulje ndaj shkencës së huaj?

A vërtet Çabej do ndjehej mirë sot mes jush që përkujtoni këtë palo-datë e aq më tepër kur në krye të Akademisë është sot një ish-ministër i asaj palo-kohe e njeherazi një kryetar partie i kësaj djallo-kohe?!

Për këtë paskeni çelur dyert e Shtëpisë së Ligjeve sot?

Nuk po ju njoh më. E më mbetet veç t’i lutem Dijes të ketë mëshirë për ju e të bëjë durim me ju.

*. *. *

(Radhet që pasojnë, në këtë screenshot të sjellë këtu si imazh, janë të shkruara vërtet nga Ardian Klosi. Ky është mendimi i tij i vërtetë për Akademinë e Shkencave).

Kur të keni mbaruar me fanfarat, ejani të flasim për Kërkim Shkencor. Nuk ju kërkojmë fonde, por vetëm veshë e mendje të hapur. Pjesën tjetër e bëjmë ne, pasionarët e heshtur të Dijes. Tung! /Publikuar në Facebook nga Ledi SHAMKU SHKRELI/

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: “Kandidatë të përbashkët në zgjedhje vendore”, grupimi i Alibeajt mandaton Bardhin për negociata me Berishën
Artikull pasardhës: Ndërron jetë aktivisja e njohur e shoqërisë civile, provoi persekucionin komunist pas arrestimit të babait ish- ministër

TË FUNDIT

pjeter meshkalla monika urtari 2026

E TRISHTË – Humbi jetën nga problemet me zemrën, shkolla ku mësonte mesazh prekës për 16- vjeçaren

ShkodraWeb 19 January, 2026 0
rruga dom bosko asfaltimi 2026

Bllokohet qarkullimi i automjeteve, nis asfaltimi i rrugës “Don Bosko” në qytetin e Shkodrës…

ShkodraWeb 19 January, 2026 0
kqz kosove 2025

“Rinumërim në 28 komuna”, pas zgjedhjeve të pjeshme në Kosovë, KQZ merr vendimin e fortë…

ShkodraWeb 19 January, 2026 0

TË FUNDIT

  • VIDEO – Vllaznia e dyta, vetëm 2 pikë larg Egnatias kryesuese, kuqeblutë mundin Dinamon në Tiranë… 19 January, 2026
  • E TRISHTË – Humbi jetën nga problemet me zemrën, shkolla ku mësonte mesazh prekës për 16- vjeçaren 19 January, 2026
  • Bllokohet qarkullimi i automjeteve, nis asfaltimi i rrugës “Don Bosko” në qytetin e Shkodrës… 19 January, 2026
  • “Rinumërim në 28 komuna”, pas zgjedhjeve të pjeshme në Kosovë, KQZ merr vendimin e fortë… 19 January, 2026
  • EMRAT – Zbulohen disa nga kandidaturat kryesore të propozuara nga baza për kryetar të PD Shkodër… 19 January, 2026
  • VIDEO – “Shkel të drejtat e njeriut”, Berisha kundër projektit “Smart City” për monitorimin e qyteteve… 19 January, 2026
  • “Varros përfundimisht diplomacinë e karrierës”, Këshilli i Ambasadorëve kundër ligjit për sherbimin e jashtëm 19 January, 2026
  • Ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes me urdhër mbrojtje nga gjykata, arrestohet 53- vjeçari në Shkodër 19 January, 2026
  • E RËNDË – Humb jetën në Spitalin Rajonal të Shkodrës 16- vcjeçarja, policia jep informacionin e parë 19 January, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 19 janar 2026… 19 January, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e hënë, 19 janar 2026… 19 January, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë, 19 janar 2026… 19 January, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

dinamo vllaznia 2026

VIDEO – Vllaznia e dyta, vetëm 2 pikë larg Egnatias kryesuese, kuqeblutë mundin Dinamon në Tiranë…

ShkodraWeb 19 January, 2026 0
pjeter meshkalla monika urtari 2026

E TRISHTË – Humbi jetën nga problemet me zemrën, shkolla ku mësonte mesazh prekës për 16- vjeçaren

ShkodraWeb 19 January, 2026 0
rruga dom bosko asfaltimi 2026

Bllokohet qarkullimi i automjeteve, nis asfaltimi i rrugës “Don Bosko” në qytetin e Shkodrës…

ShkodraWeb 19 January, 2026 0
kqz kosove 2025

“Rinumërim në 28 komuna”, pas zgjedhjeve të pjeshme në Kosovë, KQZ merr vendimin e fortë…

ShkodraWeb 19 January, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.