Skip to content
12 November, 2025
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Aktualitet
  • Kryesore
  • Opinione

NGA KRESHNIK SPAHIU – Gjykata e ‘Ramës’ apo gjykata e pavarur liroi sot shtetasin Berisha…?

ShkodraWeb 27 November, 2024
spahiu lirimi berisha 2024

Sali Berisha sot ligjërisht është i lirë por nuk është shpallur i pafajshëm nga akuzat. Sigurisht 90% e publikut nuk e kuptojnë ndryshimin e gjykimit në “gjendje të lirë” dhe në shpalljen “i pafajshëm.” Dhjetra politikanë janë hetuar të lirë por janë deklaruar fajtorë dhe dënuar me burg si në rastin e Saimir Tahirit, Ervin Saljanit, Vangjush Dakos etj. Gjithsesi kjo analizë juridike nuk vlen për militantët por për profesionistët.

Vendimi i gjykatës për zëvendësimin e masës sigurimit për Sali Berishën ka më shumë efekte proçedurale të praktikës me raste anologe sesa me vetë Sali Berishën për këti arsye:

– nga sot, çdo i akuzuar për korrupsion pasiv me vlera të mëdha apo të vogla duhet kërkoj të hetohet i lirë njësoj si shtetasi Berisha
– nga sot, ish-presidenti Meta duhet kërkoj zëvendësimin e masës sigurimit nga arrest me burg, në detyrim për paraqitje njësoj si Berisha.
– nga sot, Arben Ahmetaj duhet kërkoj heqjen e arrestit dhe hetimin në gjendje të lirë sepse çështja ka kaluar për gjykim dhe nuk rrezikohen provat.
– nga sot, Gjykata duhet të mbaj një standard proçedural për masat e sigurimit për subjekte që akuzohen për korrupsion dhe nuk duhet arrestojë asnjë prej tyre sepse sipas Kushtetutës të gjithë janë të barabartë përpara ligjit.
– nga sot, nuk ka rëndësi mosha për të akuzuarit sepse Berisha ishte më i qetë në shtëpi sesa në rrugë dhe masa e gjykatë ishte justifikuar me pleqërinë.
– nga sot, gjykara provuan se për të njëjtën çështje vendosin tre herë në tre mënyra të ndryshme.
– nga sot, Berisha duhet tërheq padinë e Strasburgut sepse s’ka objekt sepse gjykata shqiptare ja njohu të drejtën dhe ai është i lirë.

Gjykata e “Ramës” apo gjykata e pavarur e liroi shtetasin Sali Berisha? Përgjigjen duhet ta jap vetë Berisha por qartazi që nga dita që u firmos pakti PD-PS kemi disa vendime pro Berishës dhe grupit të tij:

– Vula e PD
– Rroga 3500 euro e deputeteve të PD
– Listat e mbyllura të deputeteve
– Amnistia penale e të korruptuarve
– Lirimi i Berishës

A është ndikuar gjykata nga marrveshja PD-PS? Padyshim edhe gjyqtarët janë shqiptarë dhe jo amerikanë. Ata jetojnë në një “fshat” të vogël ku të gjithë njohin njëri-tjetrin. Thjesht gjyqësori ka një nuhatje të zhvilluar për të kuptuar luftën apo teatrin politik.

Sot meqë ra fjala u mblodh Komisioni Anti-Korrupsion dhe sigurisht mbledhja e rradhës do zhvillohet pas një muaji ku pjesë e luftës anti-korrupsion do jetë koalicioni PD-PS. Me pak fjalë “të pandehurit” do kërkojnë që SPAK dhe GJKKO të shkojnë të jap llogari para tyre.

Vendimi i gjykatës për lirimin e shtetasit Berisha është i drejtë por me një kusht, nëse sot hapen burgjet dhe lirohen të gjithë të paraburgosurit për korrupsion. Nëse gjykata do të lirojë të gjithë si Berisha, atëherë është e pavarur. Në të kundërt ajo është gjykatë politike e varur nga Berisha, Rama dhe mga establishmenti politik. /Nga Kreshnik SPAHIU, ish- zëvendëskryetar i KLD- së/

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Continue Reading

Artikull para: VIDEO – Rifitoi lirinë pas vendimit të GJKKO- së, Sali Berisha mban fjalimin e parë pas daljes nga arresti i shtëpisë…
Artikull pas: VIDEO – Kryebashkiaku Benet Beci inspekton punimet në zonën tregtare të Zdrales, kërkon cilësi maksimale…

TË FUNDIT

gjon shkambi shkoder
  • Aktualitet

“Nuk isha në dijeni të veprimeve të nipit tim”, Gjykata e Tiranës lë në burg Gjon Shkambin, i përfshirë në vrasjen e gjyqtarit Kalaja

ShkodraWeb 11 November, 2025
arrestim shkoder 2025
  • Aktualitet

Arrestohet 41- vjeçari nga Boga, dhunoi bashkëshorten, procedohet një 41- vjeçar nga Puka për dhunë psikologjike ndaj nënës

ShkodraWeb 11 November, 2025
35 vjet rrmaj 2025
  • Aktualitet

Mesha e parë para 35- viteve në varrezat e Rrmajit, mesazhi i arqipeshkvit të Shkodër- Pult imzot Peragine

ShkodraWeb 11 November, 2025

TË FUNDIT

  • “Nuk isha në dijeni të veprimeve të nipit tim”, Gjykata e Tiranës lë në burg Gjon Shkambin, i përfshirë në vrasjen e gjyqtarit Kalaja 11 November, 2025
  • Arrestohet 41- vjeçari nga Boga, dhunoi bashkëshorten, procedohet një 41- vjeçar nga Puka për dhunë psikologjike ndaj nënës 11 November, 2025
  • Mesha e parë para 35- viteve në varrezat e Rrmajit, mesazhi i arqipeshkvit të Shkodër- Pult imzot Peragine 11 November, 2025
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e martë, 11 nëntor 2025… 11 November, 2025
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 11 nëntor 2025… 11 November, 2025
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 11 nëntor 2025… 11 November, 2025
  • LETRA E HAPUR – Elvis Shkami nga paraburgimi, shpreh pendesë për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja… 10 November, 2025
  • NGA ERVIN SALIANJI – Prej zgjedhjeve të 11 Majit e deri sot nuk jemi në rrugën e duhur, PD duhet të ndryshojë 10 November, 2025
  • “21 JANARI” – Kryetari i PD- së Sali Berisha thirret në SPAK për ngjarjen, para tij ishte edhe Basha… 10 November, 2025
  • AMP nis hetimin ndaj dy policëve në Hanin e Hotit, lejuan të kalonte kamionin ku malazezët gjetën drogë 10 November, 2025
  • “Largohem me ndjenjën e plotësisë”, Majlinda Angoni u lirua nga detyra pas më shumë se 5 viteve, ja mesazhi i saj 10 November, 2025
  • “Denigrim i pronës private dhe simbolikave tona të shenjta”, Myftinia Shkodër reagon për heqjen e tabelës… 10 November, 2025
ame sidebar

TË FUNDIT

gjon shkambi shkoder
  • Aktualitet

“Nuk isha në dijeni të veprimeve të nipit tim”, Gjykata e Tiranës lë në burg Gjon Shkambin, i përfshirë në vrasjen e gjyqtarit Kalaja

ShkodraWeb 11 November, 2025
arrestim shkoder 2025
  • Aktualitet

Arrestohet 41- vjeçari nga Boga, dhunoi bashkëshorten, procedohet një 41- vjeçar nga Puka për dhunë psikologjike ndaj nënës

ShkodraWeb 11 November, 2025
35 vjet rrmaj 2025
  • Aktualitet

Mesha e parë para 35- viteve në varrezat e Rrmajit, mesazhi i arqipeshkvit të Shkodër- Pult imzot Peragine

ShkodraWeb 11 November, 2025
horoskopi 2025
  • Argëtim

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e martë, 11 nëntor 2025…

ShkodraWeb 11 November, 2025
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.