Skip to content
18 June, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

NGA KOLINDO VJERDHA – Pse po shpopullohet Shkodra…?!

ShkodraWeb 27 August, 2024
kolindo vjerdha shpopullimi 2024

Të dhënat e CENS-it treguan se në 12 vitet e fundit në Qarkun Shkodër janë larguar 60,868 qytetarë, ku vetëm në Bashkinë Shkodër janë larguar 33,178 qytetarë.

Shpopullimi masiv që po i ndodh veriut dhe veçanërisht Bashkisë Shkodër është si pasojë e staniacionit ekonomik që ka kjo krahinë. Mjafton të ballafaqojmë statistikat dhe disa faktorë ekonomiko-social për të kuptuar se çfarë e ka nxitur këtë shpopullim. Sipas të dhënave të marra nga “Vjetari Statistikor Rajonal” i vitit 2023 nga INSTAT:

Paga mesatare në vitin 2022, përllogaritej 49,711 lekë, duke rezultuar si niveli më i ulët i pagës në rang kombëtar. Krahasimisht paga minimale për të njëjtën periudhë shënonte 34,000 lekë.

Shpenzimet mesatare mujore për konsumin bazë për një familje në vitin 2022 përllogariteshin 83,014 lekë. Referuar pagës mesatare të përllogaritur, shpezimet për konsum përbëjnë afërsisht 83.5% të të ardhurave mesatare në një familje.

Shkodra ndan tre vendet e fundit me Kukësin dhe Lezhën për nivelin më të ulët të PBB për person, duke dëshmuar gangrenën ekonomike të rajonit.

Referuar standartit të jetesës rezulton se 66.9% e popullsisë rezultojnë se ngrohin banesat e tyre me dru zjarri e qymyr.

Në vitin 2022, 66.8% e krimeve rezultojnë “krim kundër personit” duke shënuar nivelin më të lartë të krimit kundër personit në rang kombëtar dhe duke dëshmuar një nivel të lartë kriminaliteti.

Shpopullimi sot lidhet me mungesën e theksuar të konkurrencës së ndershme, meritokracisë, të standartit të jetesës, korrupsionit të përhapur në të gjitha nivelet e pushtetit dhe mbi të gjitha si pasojë e mungesës së një tregu të pakriminalizuar.

Shpopullimi i këtij rajoni do të nis të frenohet, kur të rritet në mënyrë eksponenciale niveli i pagave, të afrohen investitorë dhe kompani të mëdha serioze që premtojnë hapjen e vendeve të punës dhe profileve të reja me paga konkuruese, si dhe mbi të gjitha kur të punohet në rritjen e mirqënies dhe sigurisë së qytetarëve.

Post navigation

Previous: “Nuk po largohen njerëzit…”, teologu Alban Kali: Disa hoxhallarë me injorancën e tyre po ua largojnë islamin atyre
Next: Kërkesa e Kushtetueses për mandatin e Olta Xhaçkës, ja kur do ta shqyrtojë Kuvendi në seancë plenare…

TË FUNDIT

ilir meta gjkko 2026

EMRAT – Gjyqi ndaj ish- presidentit Ilir Meta, SPAK thërret 30 dëshmitarë, mes tyre ish- deputeti i Shkodrës

ShkodraWeb 18 June, 2026
cifti mujeci 2026

EMRI+VIDEO – Arrestohet në Malin e Zi 40- vjeçari, ndihmoi autorët në vrasjen e çiftit Mujeci në Balldren

ShkodraWeb 18 June, 2026
full hd.04_19_43_23.Still067

VIDEO – Sezoni i ri turistik veror, mblidhet në Velipojë Task- Force e Turizmit, nën drejtimin e Dudës…

ShkodraWeb 18 June, 2026

TË FUNDIT

  • EMRAT – Gjyqi ndaj ish- presidentit Ilir Meta, SPAK thërret 30 dëshmitarë, mes tyre ish- deputeti i Shkodrës 18 June, 2026
  • EMRI+VIDEO – Arrestohet në Malin e Zi 40- vjeçari, ndihmoi autorët në vrasjen e çiftit Mujeci në Balldren 18 June, 2026
  • VIDEO – Sezoni i ri turistik veror, mblidhet në Velipojë Task- Force e Turizmit, nën drejtimin e Dudës… 18 June, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 18 qershor 2026… 18 June, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e enjte, 18 qershor 2026… 18 June, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 18 qershor 2026… 18 June, 2026
  • U emërua pas dorëheqjes së Tonin Gjuraj, rektorja Blerta Dragusha përcjell mesazhin e saj të parë… 17 June, 2026
  • EMRAT – Goditet me mjete të forta çifti i bashkëshortëve, përfundojnë me dëmtime në spitalin e Pukës… 17 June, 2026
  • Kinemaja shqiptare në zi, ndërron jetë “Mihal Grameno” i ekranit shqiptar, Gjegj Lala shuhet në Itali… 17 June, 2026
  • “T’i paraqesë faktet pranë institucioneve përgjegjëse”, pas akuzave të Marjana Koçekut, reagon avokati i Bajrajve,,, 17 June, 2026
  • Senati i SHBA- së konfirmon ambasadorin për Shqipërinë, gjenerali Eric P. Wendt i futet diplomacisë 17 June, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkurë, 17 qershor 2026… 17 June, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

ilir meta gjkko 2026

EMRAT – Gjyqi ndaj ish- presidentit Ilir Meta, SPAK thërret 30 dëshmitarë, mes tyre ish- deputeti i Shkodrës

ShkodraWeb 18 June, 2026
cifti mujeci 2026

EMRI+VIDEO – Arrestohet në Malin e Zi 40- vjeçari, ndihmoi autorët në vrasjen e çiftit Mujeci në Balldren

ShkodraWeb 18 June, 2026
full hd.04_19_43_23.Still067

VIDEO – Sezoni i ri turistik veror, mblidhet në Velipojë Task- Force e Turizmit, nën drejtimin e Dudës…

ShkodraWeb 18 June, 2026
shtypi ditor

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 18 qershor 2026…

ShkodraWeb 18 June, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.