Skip to content
10 March, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

NGA KOLINDO VJERDHA – Metamorfoza e politikës…

ShkodraWeb 11 August, 2023
kolindo vjerdha

Në këto 32 vite politika dhe politikanët në Shqipëri kanë rritur njëri-tjetrin, duke eskaluar nga të paditurit konfuz në të diturit e dëmshëm. Një rritje kjo eksponenciale me nivelin e të bërit politikë dhe mbi të gjitha me dijet se çfarë përfaqësonte realisht demokracia, të cilën për fatin e keq të shqiptarëve nuk e provuan në asnjë ditë të vetme. Po nënvizojmë një proces nëpër të cilin kemi kaluar edhe si shoqëri për të mbërritur këtu ku jemi sot, ku mjafton retrospektiva për të kuptuar sa prapa kemi ngelur.

Në 32 vite kemi ricikluar po të njëjtat figura, kemi ricikluar po të njëjtat ide dhe kemi lejuar të bien e të ringrihen po të njëjtat ideologji, “qeverisje e hekurt, popull i heshtur”. E gjithë kjo ka amplifikuar një staniacion mendimi, një staniacion konceptimi ndryshe të qeverisë dhe qeverisjes duke na ofruar një metodologji të njëjtë sjelljeje të pushtetit. Këtu nis metamorfoza e parë 32-vjeçare ku janë pikërisht këto politikanë që erdhën me teorinë “politika me në qendër parimet” dhe e kthyen në “politika me në qendër pazaret”. Kjo ishte krisja e parë e qëllimshme e një sistemi që u rrit i cunguar që në gjenezë.

Metamorfoza u kthye në sistem, më pas fitoi shëmbëlltyrën parti dhe në fund u përvetësua edhe nga politika dhe politikanët në përgjithësi. Kjo e gjitha prodhoi “Merkatën” e madhe të politikës, ku në fillim u blenë e u shitën deputetë, më pas u blenë e u shitën parti e në fund u blenë e u shitën funksionarë, të gjitha këto të kamufluara nën stimujt e stisur të prosperitetit, zhvillimit dhe përparimit të vendit, kur në realitet luheshin mbi baza interesash personale.

Sot të gjithë këto kanë emër, kanë poste, mbajnë edhe nivele përfaqësimi të popullit, por asnjëri nuk ka mbajtur përgjegjësi për të kaluarën, të gjithë fokusohen te e tashmja. E nisëm me metamorfozën e komunistëve të demokratizuar dhe po e vazhdojmë me metamorfozën e interesaxhinjve që kanë shkatërruar sistemin e vlerave dhe parimeve duke vrarë shpresën se ato që do vijnë janë ndryshe. Është ngulitur në arsyen e shqiptarit paragjykimi që edhe ky i ri që do vijë njëlloj do të jetë, njëlloj do të korruptohet, njëlloj do të shkatërrojë pronën publike, njëlloj do të pasurohet. Për hir të këtyre paragjykimeve mbajmë ato që në 32 vite të vetmet gjëra që s’kanë lëshuar kurrë janë karriget dhe pushteti. Mbajmë “të provuarit” nga frika dhe paragjykimi për “të paprovuarit”. Kjo është edhe metamorfoza e tretë ajo e ndryshimit gjykimit të alternativës politike.

Padyshim që në sistemet demokratike ka hapësirë për të gjithë njëlloj dhe realitetet ndryshohen me votë, por ka edhe të tjerë realitete që nuk i ndryshon vota, por reflektimi. Duhet të reflektojmë për të ndryshuar që mos ta lëmë Shqipërinë të ecë kuturu e ndikuar nga pazare personale të disa individëve që bashkëdrejtojnë staniacionin 32-vjeçar. NGA 

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: EMRI – Kush është 47-vjeçari që u plagos me armë zjarri në afërsi të një lokali në Shkodër, gjendja e tij shendetësore
Artikull pasardhës: FOTO – Kiara dhe Luiz “vizitë zyrtare” në Shkodër, moderatorja publikon fotografitë dhe dhuratat…

TË FUNDIT

moti sot

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 10 mars 2026…

ShkodraWeb 10 March, 2026 0
policia naten 2025

MINUTA E FUNDIT – Humb jetën shoferi, makina përplaset me shtyllën dhe murin në aksin Shtoj- ish- Reparti Ushtarak

ShkodraWeb 9 March, 2026 0
gent ibro ardit qylybyli 2026

MINUTA E FUNDIT – PD zyrtarizon kandidaturat për kryetar të degës Shkodër, garojnë Ibro dhe Çylybyli

ShkodraWeb 9 March, 2026 0

TË FUNDIT

  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 10 mars 2026… 10 March, 2026
  • MINUTA E FUNDIT – Humb jetën shoferi, makina përplaset me shtyllën dhe murin në aksin Shtoj- ish- Reparti Ushtarak 9 March, 2026
  • MINUTA E FUNDIT – PD zyrtarizon kandidaturat për kryetar të degës Shkodër, garojnë Ibro dhe Çylybyli 9 March, 2026
  • E TRISHTË – Ndahet nga jeta ish- drejtori sportiv i Vllaznisë, u godit nga një arrest kardiak në aeroport… 9 March, 2026
  • Zgjedhja e administratorit të UNISHK, mbledhja e Bordit të Administrimit u ndërpre dhe tani shtyhet…?! 9 March, 2026
  • Gjykata Kushtetuese e Kosovës pezullon dekretin e presidentes Osmani, nuk mund të ketë zgjedhje deri me 31 mars 9 March, 2026
  • Arrestohet shoferi në Shkodër, tentoi ti shmanget kontrollit të policisë, pasagjeri në mjet qëllon me armë në ajër… 9 March, 2026
  • VIDEO – Tjetër risi në Shkodër, organizohet kampionati i futbollit 5×5 “Masters+40” me 8 skuadra… 9 March, 2026
  • Lufta në Lindjen e Mesme, rrit çmimin e naftës, reagon Trump: Është e përkohëshme, do të bjerë me shpejtësi 9 March, 2026
  • STATISTIKAT – Në raport me popullsinë në vendin amë, shqiptarët janë komuniteti më i madh në Itali… 9 March, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 9 mars 2026… 9 March, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e hënë, 9 mars 2026… 9 March, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

moti sot

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 10 mars 2026…

ShkodraWeb 10 March, 2026 0
policia naten 2025

MINUTA E FUNDIT – Humb jetën shoferi, makina përplaset me shtyllën dhe murin në aksin Shtoj- ish- Reparti Ushtarak

ShkodraWeb 9 March, 2026 0
gent ibro ardit qylybyli 2026

MINUTA E FUNDIT – PD zyrtarizon kandidaturat për kryetar të degës Shkodër, garojnë Ibro dhe Çylybyli

ShkodraWeb 9 March, 2026 0
engin firat

E TRISHTË – Ndahet nga jeta ish- drejtori sportiv i Vllaznisë, u godit nga një arrest kardiak në aeroport…

ShkodraWeb 9 March, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.