
Të njëjtët personazhe, herë në pozitë e herë në opozitë që përdorin për qëllime politike një temë kaq sensitive për një popull që e ka vuajtur mbi kurriz mizorinë e një sistemi- shtet.
Një temë që hapet e rihapet sipas oreksit politik të ditës dhe që në asnjë moment nuk mori seriozitetin e duhur në trajtimin dhe dënimin e atyre që bashkëpunuan në dënimet e pabaza të asaj periudhe.
Padyshim një temë që duhet shqyrtuar në kontekstin e kohës, por nuk duhet legjitimuar dhe anashkaluar me frazën e popullarizuar “ashtu ishte koha”. Sot edhe pse 31 vite pas nuk duhet anashkaluar kjo temë e as nuk duhet lejuar të përdoret nga ata që kanë në dorë t’i japin zgjidhje.
Përvojat e vendeve të tjera nuk mund të na lënë të gabojmë e as të rishpikim mënyra se si ky proces mund të implementohet pa dëme sociale. Boll më me demagog që kanë mbajtur gjallë shpresat e të vuajturve realë të atij sistemi. Dosjet duhet të hapen për të mos lejuar që të gabojmë për së dyti në histori. Plagët mbyllen nga e vërteta që shpaloset. /Nga Kolindo VJERDHA, publikuar në Facebook/
Për bashkëpunime, publikime reklamash, njoftimesh në ShkodraWeb, mund të shkruani në SMS, Whatsapp, Viber +355 67 300 20 70 ose mail: info@shkodraweb.com në çdo kohë!