I kam ndjekë shkrimet e Nefail Maliqit asokohe nga Zvicra, kur unë isha emigrant në Greqi dhe nxirrja gazetën “Egnatia” dhe aty kam trajtuar ndër të tjera një shkrim edhe për qëndrimin e këtij gazetari kur jepje lajmin e “madh” sihariq për fanatikët fetar se Kadareja paska thanë më së fundi se “jam mysliman” e kjo për atë bënte një ngjarje kombëtare dhe fanatikët brohorisnin, qëtesoheshin.
Keq më vjen por me këto që shkruan sot në komentin në faqen time bën ti kthehem shkrimit të viti 1995. Ja çfarë shkruan sot gazetari Nefail Maliqi:
“Me Rugovën para një Kishe më duket diçka sikur do po shiten më katolik se Papa. Kjo i vie sikur Anton Çetën më vënë para një Xhamie, leni kto fore mos privokoni, mos bani hajgare me personalitetet kombëtare!”.
Edhe kjo çfarë sot po shkruan po më tregon se fort po përpiqet me nda “çka natyra vetë përpoq” siç thoshte shqiptari e poeti i madh Ndre Mjeda.
Besa po më duket se ka mbetë atje ku ke qenë. Tash po e shtypi at shkrim nga gazeta “Egnatia” qershor 1995 e tash e përcjell sepse me të vërtetë mbetet aktual madje ma tepër se atëhere. Ky po thotë se të vesh bustin e Anton Çetës në oborrin e një xhamie është skandal!!! Po pse more gazetar?! Po besimtarët muslimane a janë shqiptarë. Po Anton Çeta a ka qenë shqiptar. Po a i ka pajtue Anton Çeta pa dallim feje gjithkënd.
Pra pse xhamia e komuniteti musliman nuk po munden asqysh me e pas Anton Çetën para xhamisë dhe me e konsideru atë të huaj. Ashtu si Ibrahim Rugovën nuk mundet kush me e vu para Katedrales katolike në Prishtinë se kështu mendon ti bashkë me tërë urdinë e fanatikëve që vjen pas këtij osman- avazi.
Për ty, e kuptoj, vërtetë është skandal. Për mua jo. Sepse jam i zhveshur lakuriq nga fanatizmi fetar. Do të desha që instucionet e kultit të ishin atdhetarë, pra ti sherbenin Shpirtit dhe Kombit bashkë pa i nda. Ty mesa duket, o koleg gazetar, nuk të konvenon kjo se merakun ma të madh e kishe pas pasë që Ismail Kadare në disa shkrime me vlerë e kishte ngritë lart misionin e Kishës Katolike në kauzën kombëtare historikisht.
Prandaj dhe lajmin bombë “O milet, Kadareja është mysliman!”. Nuk e di a të kishte autorizue Kadareja ta bësh këtë apo e bëre në kokën tënde? Na thuaj tash pse nuk ka asnjë element kombëtar në institucionet e kultit prej të cilës ke origjinën dhe pse në Kosovë vazhdojnë të falen te zorrët e planci i Sulltan Muratit. Kjo është parësore se ka të bëjë me shqiptarinë e as me Lindjen e as me Perëndimin dhe si gazetar nuk ke çajre pa e ditë.
E ajo “Feja e shqiptarit është shqiptaria” e Pashko Vaso Shkodranit nuk është siç e interpretojnë fanatikët fetar, por ai thotë kush ka mend në kokë të kuptojë se shkoni në kisha e xhamia, por mbi gjithçka në mendje e në zemër është atdheu, shqiptaria.
Une nuk të autorizoj ty në përgjigje të thuash se jam katolik a budist apo kam fenë e lakuriqëve të natës apo të devesë në shkretirë, aq më tepër siç më quante Abdi Baleta në prill të vitit 2000 në gazetën “Bota sot” nepër do shkrime ekstremisht fanatike, si “katolikocentrik”, çfarë është një shpikje baletiano- osmane, por që tash stafetën ja kanë marrë të tjerë e ai shikon punët e veta të pleqnisë së vonë. Por edhe gazeta “Bota sot” për 15 shkrime sulmuese kundër meje, madje me kërcënime për jetë, nuk ka kërku falje as sot e kësaj dite.
Po bashkangjis faqën e gazetës “Egnatia” në qershor 1995 ku trajtohet kushtrimi në BBC “Dëgjoni o burra, Kadare ka thënë se është musliman!”.
Kurrë nuk më ka shku mendja se çfarë është Kadare në pikëpamje fetare, as çfarë je ti, as Teuta e Rozafës, as Gjergj Kastrioti, as Ibrahim Rugova por ja që je ti që na e kujton ne se çfarë mundemi me qenë. E kjo nuk është as mision i gazetarit, e i atdhetarit jo e jo. /Nga Kolec P. TRABOINI/