Skip to content
7 March, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

NGA KOLEC P. TRABOINI – “Xhubleta me emër turk…”, marrëzia jonë doktorale…

ShkodraWeb 30 August, 2023
kolec traboini xhubleta monika stafa 2023

Ja çfarë shkruan Monika Stafa, doktore e shkencave, në shkrimin e saj “Xhubleta dhe marrëzia jonë atdhetare” më 12 gusht 2023:

“Nga pikëpamja etimologjike emri i xhubletës është lidhur me fjalën-rrënjë të turqishtes cüppe, me kuptimin fustan, që është huajtur në shqip në disa forma: xhybe, xhubè, xhubletë, me sa duket dhe xhup.”

Që disa muhaxhirë ardhacakë që nga viti 1912 ju ka mbetur mendja Turqi dhe gjithçka e lidhin me kohen e osmaneve, për të cilën jo pak ardhacakë kanë nostalgj, e dimë, po pse kjo zonjë fort e dukshme në Media TV e fut Turqinë në xhubletë, këtë nuk po arrijmë ta kuptojmë.
Kur lexova këtë xhevahir të gazetares të shumë pranishme në media TV, mu kujtua një ngjarje historike.

Një valiu turk të Shkodrës, Vuçi Pasha, i kisht mbet syri te një vashe, Nora e Kelmendit, kish dashtë turku të futet nën xhubleten e saj…por pashait turk pushtues i shkoi koka për lesh.

Ja çfarë ma sjell trurin rrotull; se del kjo Monika Stafa dhe na e fut turkun nën xhubletë duke shkruar se është fjalë turke.

E hamdyrylah, moj zonja doktoresh e shkencave albanologjike! Kur merr përsipër të studiosh xhubleten 4 mijë vjeçare, si mendon, se ajo nuk ka pasur emër 3600 vjet e vetem në 400 vjetshin e fundit erdhën turko osmanët dhe i vunë emrin turk xhubletës së grave e vajzave malësore. Si e pranuan paraardhësit e mi të largët, malësorë, këtë turp?! E paimagjinueshme për një mendje të kthjelltë. Kur vetë turko osmanëve nuk ua mbante të shkonin në Malesi e Bjeshkë të nalta se i priste vdekja, si ja paskan arritur ti vendosin emrin xhubletës së grave shqiptare.

Po si moj zonja gazetare nuk u fute në internet, Google Search, të kerkoje pasurinë e veshjeve ballkanike, të Europës së Jugut dhe të gjeje ndonjë gjë për të qenë nga Perëndimi, por drejt e në Lindje, në Turqi.

Ja po të ndihmojmë të plotësosh sadopak njohuritë e tua nga kërkimet në internet. Xhubleta nuk ka asnjë lidhje me ndonjë fjalë turke. Në do të kërkosh do të gjesh se fjala më e afert është dubletë, që edhe sot është emer veshje grash në Francë, në Angli dhe madje edhe në Gjermani. Dubletë për faktin se është veshje dyfishe, e gjëre, përbëhet nga dy pjesë, dy skaje që bashkohen.

Xhubleta në të vertetë është dublete. Nuk i hyj teorisë së morfemave se edhe aty mund të gjehet diçka. Ashtu ta zemë se kapela me strehe në origjinë është quajtur kapele albaneze.E kanë quajtur të huajt kështu dhe jo ne.

Po të lexosh librat studimorë të veshjeve do të gjesh se ka fjalë burimore arbërore, dhe është krejt jasht llogjike që ndersa shfaroseshin nga pushtuesit e hordhitë e lindjes, malësorët i venin veshjes se grave e vajzave të tyre një emer turk.

Mirë është të mos i themi seriozisht gjërat që janë për të qeshur dhe e kundërta të mos i themi me të qeshur gjërat që kërkojnë seriozitet. /Nga Kolec P. TRABOINI, 30 gusht 2023, publikuar në Facebook/

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkurë, 30 gusht 2023…
Artikull pasardhës: DOKUMENTI – U gjobit nga IKMT me 400 mijë lekë, lirohet nga detyra kryeinspektori i IMT- së Bashkia Shkodër

TË FUNDIT

besnik gegolli

VIDEO – Bashkëshorti, babai dhe kryefamiljari lufton me vdekjen prej 5 muajve, thirrje shqiptarëve për ndihmë

ShkodraWeb 7 March, 2026 0
minuta fundit 2025

MINUTA E FUNDIT – Kamioni përplaset me autoveturën në Shkodër- Koplik, 4 persona përfundojnë në spital

ShkodraWeb 7 March, 2026 0
7 marsi mond ndou 2026

VIDEO – Mirënjohje dhe falenderim për mësuesit shkodranë, kryetari i Qarkut Shkodër pret “veteranët”

ShkodraWeb 7 March, 2026 0

TË FUNDIT

  • VIDEO – Bashkëshorti, babai dhe kryefamiljari lufton me vdekjen prej 5 muajve, thirrje shqiptarëve për ndihmë 7 March, 2026
  • MINUTA E FUNDIT – Kamioni përplaset me autoveturën në Shkodër- Koplik, 4 persona përfundojnë në spital 7 March, 2026
  • VIDEO – Mirënjohje dhe falenderim për mësuesit shkodranë, kryetari i Qarkut Shkodër pret “veteranët” 7 March, 2026
  • VIDEO – “Në Vlorë për fitore me Flamurtarin”, Sherif Kallaku i Vllaznisë vlerëson ekipin vlonjat… 7 March, 2026
  • Zjarri aksidental përfshin banesën në Shkodër, digjet plotësisht shtëpia e 67- vjeçarit në lagjen “Partizani” 7 March, 2026
  • Policia e Shkodrës arreston 24- vjeçarin, i riu akuzohet se ushtroi dhunë ndaj babait të tij… 7 March, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e shtunë, 7 mars 2026… 7 March, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e shtunë, 7 mars 2026… 7 March, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e shtunë, 7 mars 2026… 7 March, 2026
  • Caktimi i datës së zgjedhjeve të reja, Osmani mbledh krerët e partive, bojkoton kryeministri Kurti… 6 March, 2026
  • “Vetëvendosje!” kundër shpërndarjes së Kuvendit të Kosovës, do të dërgojë dekretin e Osmanit në Kushtetuese 6 March, 2026
  • ANALIZA – Situata në Baks- Rrjoll mund të kalojë nga çeshtje pronash në “larje hesapesh” mes individëve… 6 March, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

besnik gegolli

VIDEO – Bashkëshorti, babai dhe kryefamiljari lufton me vdekjen prej 5 muajve, thirrje shqiptarëve për ndihmë

ShkodraWeb 7 March, 2026 0
minuta fundit 2025

MINUTA E FUNDIT – Kamioni përplaset me autoveturën në Shkodër- Koplik, 4 persona përfundojnë në spital

ShkodraWeb 7 March, 2026 0
7 marsi mond ndou 2026

VIDEO – Mirënjohje dhe falenderim për mësuesit shkodranë, kryetari i Qarkut Shkodër pret “veteranët”

ShkodraWeb 7 March, 2026 0
kallaku vlora 2026

VIDEO – “Në Vlorë për fitore me Flamurtarin”, Sherif Kallaku i Vllaznisë vlerëson ekipin vlonjat…

ShkodraWeb 7 March, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.