Skip to content
6 June, 2023
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Vërteta të bën të lirë!

E Vërteta të bën të lirë!

The most followed news portal in the North of Albania

Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Kryesore
  • Personazh

NGA KOLEC P. TRABOINI – Kush e zbuloi Eliza Dushkun…?!

ShkodraWeb 2 weeks ago

24 vjet më parë në mars 1999, pas një kërkimi të gjatë nxitur nga fëmijët e mi, adoleshentë atë kohë, Denisa e Donald në Boston, që e pelqenin shumë një aktore fare të re me emrin Eliza Dushku, rashë në gjurmët e saj. Gjeta një intervistë që i kishte dhënë një gazete të vogël me lajme për filmat dhe artistët në Kalifornia.

Gazetarja e gjeti tek shihte lajmet në TV dhe ishte shumë e trishtuar, kur e pyeti, Eliza i tha: pikëllohem kur shoh këta fëmijë shqiptarë të përlotur që i dëbojnë nga Kosova, më duket se jam edhe unë aty me ata sepse edhe unë jam shqiptare.Eliza ishte atëherë 18 vjeç, ishte prilli i vitit 1999 kur në Kosovë dëbohej një popull, vritej masivisht dhe kështu faqe botës po kryhej një gjenocid mbi shqiptarët. Kjo më dha shtysë në kërkim të familjes së saj në Boston.

E fillova me numeratorët telefonikë dhe pas shumë peripecish se kishte shumë familje Dushku në Boston, bisedova me kushurirën e saj Georgian (Jorgjica) Dushku. Ajo më dha adresen e babait të Elizës, Filip Dushku, të cilin e takova në West Roxbury në rrugën “Spring Street”. Aty ka qenë një kafene e vogël që tani nuk ekzistom më. Nga ai mësova shumë për jetën e familjes dhe tërë fisit, se ishin fis i madh që nga Bostoni në Kalifornia e më gjërë. Shkrimin tim për Elizën e botova atë kohë tek “Lajmëtari i Bostonit” një broshurë informative që nxirrja në Boston ndërkohë e dërgova në internet me 9 shtator 2000. Është marrë nga redaktori Flori Slatina dhe është botuar në gazetën 55 Nr. 216, 12 shtator, 2000. Po kështu e kam dërguar për revisten “Klan”, e cila e ka botuar në shtator 2000.

Kësisoj pamëdyshje, publiku shqiptar ka mësuar për këtë vajzë shqiptare në Hollivud më 12 shtator 2000 kur ajo ende nuk i kishte mbushur të njëzetat. Çdo obsion tjetër i artikuluar jo kështu e jo ashtu, e dija unë e s’e dije ti, nuk është i vërtetë.

Mirëpo jo të gjitha faktet që mbledh gazetari shkruhen në gazeta, ka dhe një fakt që nuk e kam publikuar asnjëherë. Dua ta them për ata që janë kurjozë për jetë artistësh, ka edhe një tjetër Eliza Dushku…Cila do thoni ju. Epo si ta kesh dhënë lajmin e ri të gjithë më pas thonë e dinim. Si historia me Elizën e madhe që thonë se jo e zbuloi ky e jo e zbuloi ai….Po jua them juve, e mos ua thoni gazetarëve kopjativ… Simbas bisedave me babanë e Elizës, Filip Dushku, banues në Dedham, Eliza Dushku nr. 2 është mbesokja e Elizës së Hollivudit dhe ajo e do çmëndurisht mbesën e vet.

Po u sjellim edhe shkrimin e botuar për herë të parë në Shqipëri kur askush nuk e dinte se Eliza Dushku ishte shqiptare. E keni në blogun me linkun shoqërus të shkrimit. Por edhe pak daneze është sigurisht (nga nëna), dhe emrin e ka të dubluar, Eliza Patricia Dushku. Mos më thoni se edhe këtë e dinit, se këtë ma ka thënë babai i saj Filipi kur pinim një kafe në Boston në një bisedë si shqiptari me shqiptarin. E për ta mbyllur do të thosha se Elizen nuk e zbulova unë, unë thjeshtë qëmtova, por as ata që e morën situatën në dorë më pas, sepse zbulimin e kishin bërë më parë fëmijët e përlotur të Kosoves. Jam dëshmitar i gjallë se ata e vetëm ata, fëmijët e Kosovës martire e zbuluan Eliza Dushkun, madje e bënë edhe të lotonte më 23 prill të vitit 1999. Dhe që atëherë nuk e kemi parë më të qajë Elizen shqiptare të Hollivudit, veç nëpër filma. /Nga Kolec P. TRABOINI, Washington DC, publikuar në Facebook/

Continue Reading

Previous: NGA ARANITA BRAHAJ – Deputetët shkelën ligjin duke votuar rritjen e pagës…
Next: FOTO – Kushton 1.890.000 euro, kjo është tavolina më e shtrenjtë në botë, dizenjuar nga një shqiptar…

TË FUNDIT

Vllaznia nuk po arrin të fitojë një kampionat prej mëse 20 vitesh, por mund të vendosë një yll në fanelë…
  • Aktualitet

Vllaznia nuk po arrin të fitojë një kampionat prej mëse 20 vitesh, por mund të vendosë një yll në fanelë…

1 hour ago
“Arrest me burg” për 24-vjeçarin student ekselent në SHBA, mbyti nënën e tij me plastmas…
  • Aktualitet

“Arrest me burg” për 24-vjeçarin student ekselent në SHBA, mbyti nënën e tij me plastmas…

2 hours ago
NGA MERITA BEKTESHI URBANO – Bamirësia nuk është privilegj administrativ…
  • Aktualitet

NGA MERITA BEKTESHI URBANO – Bamirësia nuk është privilegj administrativ…

2 hours ago

TË FUNDIT

  • Vllaznia nuk po arrin të fitojë një kampionat prej mëse 20 vitesh, por mund të vendosë një yll në fanelë…
  • “Arrest me burg” për 24-vjeçarin student ekselent në SHBA, mbyti nënën e tij me plastmas…
  • NGA MERITA BEKTESHI URBANO – Bamirësia nuk është privilegj administrativ…
  • VIDEO – Policia e Shkodrës aksion në liqenin e Komanit, bllokohen 5 varka, gjoba nga 10 mijë lekë për secilën
  • MOTI – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 6 qershor 2023…
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 6 qershor 2023…

TË FUNDIT

Vllaznia nuk po arrin të fitojë një kampionat prej mëse 20 vitesh, por mund të vendosë një yll në fanelë…
  • Aktualitet

Vllaznia nuk po arrin të fitojë një kampionat prej mëse 20 vitesh, por mund të vendosë një yll në fanelë…

1 hour ago
“Arrest me burg” për 24-vjeçarin student ekselent në SHBA, mbyti nënën e tij me plastmas…
  • Aktualitet

“Arrest me burg” për 24-vjeçarin student ekselent në SHBA, mbyti nënën e tij me plastmas…

2 hours ago
NGA MERITA BEKTESHI URBANO – Bamirësia nuk është privilegj administrativ…
  • Aktualitet

NGA MERITA BEKTESHI URBANO – Bamirësia nuk është privilegj administrativ…

2 hours ago
VIDEO – Policia e Shkodrës aksion në liqenin e Komanit, bllokohen 5 varka, gjoba nga 10 mijë lekë për secilën
  • Aktualitet

VIDEO – Policia e Shkodrës aksion në liqenin e Komanit, bllokohen 5 varka, gjoba nga 10 mijë lekë për secilën

5 hours ago
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • BOTUESI
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Botues Blerti Delija | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2023 Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb by BDgraphDesign.