Skip to content
11 July, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

NGA KOLEC NDOJA – Sqarim për 8 Dhjetorin 1990…

ShkodraWeb 10 December, 2023
kolec ndoja 8 dhjetor 1990

Për çdo vit flitet shumë për 8 Dhjetorin 1990, kryesisht për dritëhijet se kush ishte pas, kush e lejoj etj… Për mendimin tim 8 Dhjetori ishte një ditë autorizimi për pluralizmin dhe mbase lirimi për shqiptaret, por jo për Shkodren e 14 Janarit, 1 Nëntorit apo 13 Dhjetorit 1990. Askush nuk e përmend faktorin Shkodër, si një surprizë për partine- pushtet PK, sot PS, as vetë PD dhe Berisha.

Ndryshe nga e gjithë Shqipnia që ish përshtatur me komunizmin, Shkodra e kishte në zemer opozitarizmin dhe lirinë. Komisioni Drejtues i PD Shkodër ishte një bashkim i rrallë idealistësh dhe të përndjekurish… Figura të tilla si Pjetër Arbnori, Ernest Perdoda, Ali Spahija, Alfons Grishaj apo të rinj si Arben Broci, Eduard Grishaj, Edmond Bushati, Kolec Ndoja e shumë të tjerë, kur e kujtoj, më duket sikur vetë Zoti i kish mbledh në shërbim të Shkodrës dhe Shqipnisë.

Ne e kemi ditur mjaft mirë çfare është demokracia. Në 90 dite kam hapur 192 seksione të fshatit, të cilin e mbuloja, ndërsa qyteti kishte 70 seksione. Në 90 ditë kemi fituar 16 prej 19 deputetë, thuajse gjysma e deputetëve të opozitës në vend…në shtator kam hap fraksionin për daljen nga Qeveria e (de) Stabilitetit (të ngjashëm me efektin shkatërrues Meta) dhe afrimin e zgjedhjeve të 92- it… zgjedhje që i dhanë fitoren PD dhe mbipushtet Sali Berishës brenda saj.

Unë i dëgjoj çdo vit përrallat e 8 Dhjetorit, por askush nuk e përmend se vetë regjimi nuk e ka pritë efektin Shkodër dhe vecanerisht efektin Alfons Grishaj, Eduard Grishaj, Kolec Ndoja, Edmond Bushati… (Kërkoj ndjesë për shumë emra të tjerë që duhen shënuar…). Ishte një obligim moral për Sali Berishën për ta thënë të vërtetën për Shkodrën dhe akoma nuk është vonë…!

2 Prilli ishte dita kulminante e qendresës së Shkodrës për demokracine shqiptare! Ramiz Alinë e detyroi Shkodra të largohej me bisht ndër shalë për mos u kthyer kurrë më në Shkodër mbas vizitës në familjet e viktimave të 2 Prillit. Ndërsa sot Rama duket fatli për kohën, thuajse nuk ka askënd përballë…!

Opozita lëngon e përçarë, si rrjedhojë demokracia lëngon, Shqipnia lëngon, për sa kohë që PD nuk përballet me ata shkodranë që i dhanë karakterin e vërtetë PD- së dhe demokracisë, për ti kthyer ëndrrën e Lirisë popullit shqiptar! /Nga Kolec NDOJA, “Pishtar i Demokracisë”, Fort Lauderdale, FL, USA/

Post navigation

Previous: VIDEO – “Patjetër duhet merkato në janar…”, Osmani komenton situatën e Vllaznisë: Nuk ishte lojë e bukur por rezultati e justifikon
Next: SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 11 dhjetor 2023…

TË FUNDIT

shtypi dites 2025

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e shtunë, 11 korrik 2026…

ShkodraWeb 11 July, 2026
moti sot

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e shtunë, 11 korrik 2026…

ShkodraWeb 11 July, 2026
horoskopi ditor

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e shtunë, 11 korrik 2026…

ShkodraWeb 11 July, 2026

TË FUNDIT

  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e shtunë, 11 korrik 2026… 11 July, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e shtunë, 11 korrik 2026… 11 July, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e shtunë, 11 korrik 2026… 11 July, 2026
  • Pse deputetja e pavarur i fut në një “thes” të gjithë deputetët, edhe veten e saj…përballë vezëve?! 10 July, 2026
  • NGA EVA VATOCI – Ku ishte shteti para se të ndodhte tragjedia…? 10 July, 2026
  • VIDEO – Xhelozia shkaktoi tragjedinë e çiftit Ziçi në Shkodër, kjo është pista që po heton policia… 10 July, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e premte, 10 korrik 2026… 10 July, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e premte, 10 korrik 2026… 10 July, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e premte, 10 korrik 2026… 10 July, 2026
  • VIDEO – Vllaznia fiton me përmbysje derbin shqiptar në Conference League, Brdariç rikthehet me humbje në Shkodër 9 July, 2026
  • RAPORTI – 67% e popullsisë në moshë pune do të emigrojë, Shqipëria po humbet fuqinë punëtore… 9 July, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 9 korrik 2026… 9 July, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

shtypi dites 2025

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e shtunë, 11 korrik 2026…

ShkodraWeb 11 July, 2026
moti sot

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e shtunë, 11 korrik 2026…

ShkodraWeb 11 July, 2026
horoskopi ditor

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e shtunë, 11 korrik 2026…

ShkodraWeb 11 July, 2026
marjana koceku 2026

Pse deputetja e pavarur i fut në një “thes” të gjithë deputetët, edhe veten e saj…përballë vezëve?!

ShkodraWeb 10 July, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.