Skip to content
28 September, 2023
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
ShkodraWeb- E Verteta te ben te lire!

ShkodraWeb- E Verteta te ben te lire!

The most followed news portal in the North of Albania

Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Dossier
  • Kryesore
  • Personazh

NGA KOL SHKODRANI – Si e kuptonte “Çlirimin” malësori Kol Marlula…?!

ShkodraWeb 2 weeks ago

Malësorëve të Veriut u kish dalë për hundësh ajo që quhej Çlirimtare, çfarë nënkuptonte Partinë Komuniste me gjithë halldupët e Sigurimit e saj që vrisnin e prisnin popullin pa mbrojtje. I thonin “Çlirimzeza”, por kjo në rreth të ngushtë se po ta merrnin vesh komunistat apo spiunët e tyre të digjnin e pervëlonin. Çlirimtarë këndej, çlirimtarë andej, propogandë për tja pas zili edhe Gebelsi. Këta ja kishin kaluar atij qafiri nazist.

Te e vona kur bëmave të Çirimtareve nisi ti vije era, me një fjalë komunistave po u vdiste ora aty nga viti 1990, malësoret nisën me e lshue gojën. Tregonin kullë në kullë këtë histori.

Pasi kishte dekë lugati Enver Hoxha, në Malësi shkon një i deleguar, një sekretar i Komitetit të Partisë të Komunistëve të Shkodrës, që dikur mbahej me të madh, por i kishin ra puplat. Shkonte të bënte thirrje për qetësi e rend publik se Partia do ta gjente një zgjidhje demokratike për popullin.

– A veç për një zgjidhje ke ardhë, a, – i tha malesori i vjetër, emnaku im Kol Marlula që kishte heq tërë të zezat nga 1944 e ma për këtej.- Urdhëro- i tha Kola. – Shpia e Zotit dhe e miqëve.

Sekretari i Partisë e hëngri vetën me dhëmbë, por heshti e bëri sikur nuk e dëgjoi këtë punën e Zotit. Malësori Kol Marlula e kuptoi se fort po i digjte speci Sekretarit dhe vazhdoi të veten. Do ta çonte deri në fund atë që kishte menduar.

– Po ulu bre burrë. Por ma parë qe ku e ke barakën në fund të oborrit e shko e çlirohu një herë e mbasandej kuvendojmë.

I tregoi vendin dhe e përcolli deri atje. Kur sekretari doli malesori plak, që shpotitej me komunistin, i tha:

– A u çlirove?

Sekretari rrotullo sytë djathtas e majtas se nuk po merrte vesh për se e kishte fjalen malësori.

– E kisha fjalen – tha malesori Kol Marlula – a u dhjeve mirë?
– Po, po….- tundi kokën sekretari…
– Qe pra, lum miku, ky është ai çlirimi që na sollët ju në 1944, por hajt tash të hyme brenda e të pimë një kafe elbi e një gotë raki se tjetër nuk ka kjo shpi.

Edhe sot e kësaj dite po shkoi ndonjë ish-komunist në një kullë malësore, që në krye i thonë “po shko çlirohu një herë, bre burrë, mbasandej kuvesim si na do zogu i qefit.”

E miqt ish-komunista shkojë e dhjesin. Kështu e kuptojnë malësorët çlirimin e vitit 1944 e deri më 1990, kur qenefi çlirimtar ishte mbushur plot e për plot e kish dalë nëpër rrugë duke meruar dynjanë. /Nga Kol SHKODRANI, publikuar në Facebook, portreti, “Malësori” nga Ylli Haruni/

Për bashkëpunime, publikime reklamash, njoftimesh në ShkodraWeb, mund të shkruani në SMS, Whatsapp, Viber +355 67 300 20 70 ose mail: info@shkodraweb.com në çdo kohë!

MBËSHTET SHKODRAWEB

Continue Reading

Lajmi i mëparshëm: Çfarë po ndodh, shtyhet sërish afati i regjistrimeve për nxënësit në arsimin parauniversitar…
Lajmi pasues: “I lumtur që i kam pasur”, martesa me 3 gra, Gjergj Leka habit me deklaratën: Në festival mora ish-vjehrrën të këndojë

TË FUNDIT

MINUTA E FUNDIT – Plagosje me armë zjarri në Malësi të Madhe, një person arrin në Spitalin e Shkodrës…
  • Aktualitet

MINUTA E FUNDIT – Plagosje me armë zjarri në Malësi të Madhe, një person arrin në Spitalin e Shkodrës…

1 hour ago
VIDEO – Niset me urgjencë drejt Tiranës i plagosuri në Dukagjin, në vendngjarje drejtues të lartë të policisë…
  • Aktualitet

VIDEO – Niset me urgjencë drejt Tiranës i plagosuri në Dukagjin, në vendngjarje drejtues të lartë të policisë…

2 hours ago
VIDEO – Vllaznia “bie” në Shkodër, kryesuesit e Egnatias e mundin me dy gola por edhe me një lojtar më shumë…
  • Kryesore

VIDEO – Vllaznia “bie” në Shkodër, kryesuesit e Egnatias e mundin me dy gola por edhe me një lojtar më shumë…

4 hours ago

TË FUNDIT

  • MINUTA E FUNDIT – Plagosje me armë zjarri në Malësi të Madhe, një person arrin në Spitalin e Shkodrës… 27 September, 2023
  • VIDEO – Niset me urgjencë drejt Tiranës i plagosuri në Dukagjin, në vendngjarje drejtues të lartë të policisë… 27 September, 2023
  • VIDEO – Vllaznia “bie” në Shkodër, kryesuesit e Egnatias e mundin me dy gola por edhe me një lojtar më shumë… 27 September, 2023
  • Babai u vra, djali u plagos në Dukagjin, policia e Shkodrës jep informacionet e para zyrtare për ngjarjen e rëndë 27 September, 2023
  • VIDEO – Pastrohen kolektorët nga ura e Bunës në Shirokë, UKQSH i paraprin stinës së reshjeve që ka nisur 27 September, 2023
  • Arrestohet nga policia e Shkodrës 53- vjeçari nga Gruda e Re, ishte shpallur në kërkim pas vrasjes së ndodhur në lokalin e tij 27 September, 2023
  • VIDEO – “Ishte kthyer në rrezik për banorët”, Benet Beci njofton rikonstruksionin e urës që lidh Gimaj me Nënmavriq 27 September, 2023
  • FOTOLAJM – “Edukimi i brezit të ri prioritet…”, Basha e nis ditën nga Shkodra, takim me pedagogë të rinj… 27 September, 2023
  • VIDEO – Arrestohet 38- vjeçari, procedohet në liri bashkëshortja, policia e Vau Dejësit u gjeti 115 rrënjë kanabis 27 September, 2023
  • MOTI – Parashikimi i sinoptikanëve për ditën e sotme mbi vendin tonë, e merkurë, 27 shtator 2023… 27 September, 2023
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkurë, 26 shtator 2023… 27 September, 2023
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e merkurë, 27 shtator 2023… 27 September, 2023

TË FUNDIT

MINUTA E FUNDIT – Plagosje me armë zjarri në Malësi të Madhe, një person arrin në Spitalin e Shkodrës…
  • Aktualitet

MINUTA E FUNDIT – Plagosje me armë zjarri në Malësi të Madhe, një person arrin në Spitalin e Shkodrës…

1 hour ago
VIDEO – Niset me urgjencë drejt Tiranës i plagosuri në Dukagjin, në vendngjarje drejtues të lartë të policisë…
  • Aktualitet

VIDEO – Niset me urgjencë drejt Tiranës i plagosuri në Dukagjin, në vendngjarje drejtues të lartë të policisë…

2 hours ago
VIDEO – Vllaznia “bie” në Shkodër, kryesuesit e Egnatias e mundin me dy gola por edhe me një lojtar më shumë…
  • Kryesore

VIDEO – Vllaznia “bie” në Shkodër, kryesuesit e Egnatias e mundin me dy gola por edhe me një lojtar më shumë…

4 hours ago
Babai u vra, djali u plagos në Dukagjin, policia e Shkodrës jep informacionet e para zyrtare për ngjarjen e rëndë
  • Aktualitet

Babai u vra, djali u plagos në Dukagjin, policia e Shkodrës jep informacionet e para zyrtare për ngjarjen e rëndë

5 hours ago
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2023 Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.