Skip to content
12 May, 2025
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

banner zgjedhje kuvend 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Kryesore
  • Opinione
  • Sociale

NGA KLODIAN ZHIVANI – Prela u ndëshkua për një mendim, pse guxoi të ftonte për bashkim e ndërgjegjësim

ShkodraWeb 26 April, 2025
klodian zhivani prel milani 2025

Prele Milani, njeriu që dikur i shkruante letër Komitetit të Partisë nga karroceria e një makine që lëvizte nga Shoshi drejt Shkodrës, duke i treguar se bashkë me një grua shtatzënë në koma, në karroceri ishin të shtrirë edhe një lopë, dy viça e disa derrkucë, sot është shkarkuar nga puna.

Shkrimtari, poeti, publicisti dhe studiuesi nga Dukagjini, që mban veshur edhe uniformën e Policisë së Shtetit, një rast i rrallë brenda këtij institucioni, prej kësaj të shtune nuk është më Nënkomisar.

Faji i tij? Një analizë e thjeshtë në rrjetet sociale. Një thirrje për bashkim dhe përfaqësim të popullit më të varfër të Shqipërisë: Dukagjinit. Pa flamuj partie, pa interesa personale, me një mendim të kthjellët e të ndershëm, Prela i ftonte bashkëmalësorët që këtë herë të mos përsërisnin gabimet e së shkuarës. Të mos bashkoheshin as për PS-në, as për PD-në, por për Dukagjinin — për të ardhmen e tyre.

Në shkrimin e tij, Prela ngriti shqetësimin për një entuziazëm të çuditshëm: një zonë që për dekada kishte mbetur pa përfaqësim në Kuvend, sot rendit 13-14 kandidatë për deputetë. Edhe pse dy mandate duken të sigurta, paralajmërimi i tij ishte i qartë: mos harroni hallet, problemet dhe mungesën e shpresës për Dukagjinin por të kërkojmë investime.

Për Policinë e Shtetit, ky reflektim ishte “cenim i rëndë” i figurës së punonjësit të policisë. Dhe dënimi erdhi shpejt.

Prela u ndëshkua për një mendim. U ndëshkua pse guxoi të ftonte për bashkim e ndërgjegjësim. Sepse në Shqipëri, të jesh polic që mendon si të ndihmosh popullin, shkruan dhe kërkon ndryshim, është “krim”; ndërsa të jesh polic qe mendon si të ndihmosh krimin, vlerësohesh moralisht dhe shpërblehesh financiarisht.

Pavarësisht “gabimit” dhe pezullimit nga detyra, besoj se Prela do të rikthehet. Me formimin e tij, me qytetarinë dhe fisnikërinë që e karakterizojnë, ai i bën nder Policisë së Shtetit. /Nga Klodian ZHIVANI, publikuar në Facebook/

Mund të udhëtosh me qerre, Fiat ose Ferrari. Zgjedhja është në dorën tuaj! Lidhu me SHKODRAWEB, mjafton të klikoni Kontaktoni për të mësuar më shumë. Ju mirëpresim!

Continue Reading

Artikull para: E PAPRECEDENT – Pezullohet nënkomisari në Shkodër se pyeti në rrjete sociale “a do dinë dukagjinësit të votojnë për vete me 11 maj?”…
Artikull pas: OPINION – “A do dinë dukagjinasit të votojnë për vete me 11 maj”, pyetja 1 milion dollarëshe në Shkodër

TË FUNDIT

berisha humbja zgjedhje 2025
  • Kryesore

VIDEO – Sali Berisha para gazetarëve për zgjedhjet, lideri i opozitës paralajmëron mosnjohjen e tyre…

ShkodraWeb 12 May, 2025
vota diaspora 2025
  • Kryesore

VOTIMI I DIASPORËS – Numërohen zarfet e para për qarkun e Shkodrës, ja si paraqitet shpërndarja e votave

ShkodraWeb 12 May, 2025
numerim vota puke 2025
  • Aktualitet

NUMËRIMI I VOTAVE – Shpallet rezultati për Bashkinë Pukë, forcë e parë PD, PS e dyta dhe PSD e treta

ShkodraWeb 12 May, 2025

TË FUNDIT

  • VIDEO – Sali Berisha para gazetarëve për zgjedhjet, lideri i opozitës paralajmëron mosnjohjen e tyre… 12 May, 2025
  • VOTIMI I DIASPORËS – Numërohen zarfet e para për qarkun e Shkodrës, ja si paraqitet shpërndarja e votave 12 May, 2025
  • NUMËRIMI I VOTAVE – Shpallet rezultati për Bashkinë Pukë, forcë e parë PD, PS e dyta dhe PSD e treta 12 May, 2025
  • Mbyllet numërimi në Bashkinë e Fushë- Arrëzit, PD e para, PS e dyta dhe PSD renditet e treta… 12 May, 2025
  • Arrestohen babë e bir në Shkodër, u kapën duke shitur lëndë narkotike të ndarë doza… 12 May, 2025
  • “Të gjithë sytë janë nga ‘Arena Kombëtare’”, Benet Beci: Sot është dita që titulli kampion të rikthehet në Shkodër 12 May, 2025
  • Arrestohet 63- vjeçari në Shkodër, me makinën që drejtonte në gjendje të dehur, u përplas me një mjet… 12 May, 2025
  • NUMËRIMI I VOTAVE – Partia Socialiste kryeson bindshëm në nivel kombëtar, PD e dyta, PSD e treta… 12 May, 2025
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e hënë, 12 maj 2025… 12 May, 2025
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë, 12 maj 2025… 12 May, 2025
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 12 maj 2025… 12 May, 2025
  • VIDEO – Partia Socialiste Shkodër thirrje për pjesëmarrje në votime shkodranëve në orën e fundit 11 May, 2025
ame sidebar

TË FUNDIT

berisha humbja zgjedhje 2025
  • Kryesore

VIDEO – Sali Berisha para gazetarëve për zgjedhjet, lideri i opozitës paralajmëron mosnjohjen e tyre…

ShkodraWeb 12 May, 2025
vota diaspora 2025
  • Kryesore

VOTIMI I DIASPORËS – Numërohen zarfet e para për qarkun e Shkodrës, ja si paraqitet shpërndarja e votave

ShkodraWeb 12 May, 2025
numerim vota puke 2025
  • Aktualitet

NUMËRIMI I VOTAVE – Shpallet rezultati për Bashkinë Pukë, forcë e parë PD, PS e dyta dhe PSD e treta

ShkodraWeb 12 May, 2025
numerim vota 2025
  • Kryesore

Mbyllet numërimi në Bashkinë e Fushë- Arrëzit, PD e para, PS e dyta dhe PSD renditet e treta…

ShkodraWeb 12 May, 2025
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.