Skip to content
28 March, 2023
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Vërteta të bën të lirë!

E Vërteta të bën të lirë!

The most followed news portal in the North of Albania

Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Anëmbanë
  • Kryesore
  • Sociale

NGA KEZE KOZETA ZYLO – Ikja e parakohshme nga jeta e 36 vjeçares në SHBA, mikja e saj shpreh dhimbjen e thellë…

ShkodraWeb 4 weeks ago

Vdekja jote më la nje boshllëk në zemër, por ajo do të mbushet me dashurinë që ndamë u shpreh bashkëshorti i saj Lekë Preçi. Me dhimbje dhe lot në sy e morëm lajmin e trishtë nga Marko Kepi për ikjen e parakohshme të mikes sonë Blerina Bardhok Loka.

Komuniteti Shqiptar në New York dhe më gjerë u trondit thellë nga ikja e parakohshme e Blerinës e cila e la jetën e saj përgjysmë në moshën e trëndafiltë, 36 vjeçe.

Shoqata Shqiptaro Amerikane “Skënderbej” Inc. anëtare e së cilës është prej vitesh, ndërsa bashkëshorti i saj Lekë Preçi është n/kryetar, me lot ne sy e pritën vdekjen e saj.

Lekë Preçi bashkëshorti i saj, kur vajtëm në spital me Qemalin në Manhattan këto ditë tek Blerina për ta vizituar, më tregoi se e dinte që ishte e sëmurë që kur u martuan në Itali, më 2014, por dashuria dhe sinqeriteti i saj triumfoi mbi të keqen. Ne e jetuam jetën të dy si bashkëshort, sepse ajo e donte jetën me shpirt, e donte familjen, e donte Amerikën. Unë pashë tek ajo magjinë e shpirtit të kristaltë, bukurinë e sjelljes dhe më bënte që të mos i ndjeja kurrë sakrificat. Ajo që më dhëmb në shpirt ( ndërkohë ndalon dhe ngashëehet në lot) është princesha Altea se do të rritet pa nënë. Sa e dobët ishja përballë kësaj situate, por natyrshëm mora forcë pë t’i dhënë kurajo, për t’i qenë pranë familjes në këto momente duke i thënë se Altea ka një baba që do t’i jetë pranë gjithë jetën e saj.

Ajo e kishte ëndërr tha Leka që vajza jonë princesha Altea të lindte në Amerikë dhe e realizuam. Ajo u kurua në spitalet më të mira në botë. Amerika ia zgjati jetën, ndërkohë që në Shqipëri dhe Itali i kishin dhënë shumë pak vite shpresë.

Sa herë e takoja shihja tek Blerina se kishte një sens humori dhe paqe në sytë e saj të mëdhenj dhe të bukur.

Kur ai fliste për virtytet e mrekullueshme të Blerinës, i thashë nuk më duket çudi Lekë, ngase ajo është mbesa e Zef Lokës, një nga burrat e rrallë dhe shumë finsik që kam njohur.

Është shumë e dhimbshme të shikoje Nënë Davën duke i ndenjur tek koka ardhur enkas nga Shqipëria për të qenë pranë ditëve të fundit të saj, apo vëllain Ndrecën i cili nuk pushonte së gëlltituri lotët e tij.

Ndërkohë telefonatat binin papushim si psh e vëllait të saj Gjovalinit nga Tirana i cili po bëhej gati për të ardhur në New York. Çfarë situatash të dhimbshme sheh dhe që nuk ke si i mposht, por ja duke qenë bashkë tha Mark Qehaja kryetar Nderi pranë kësaj shoqate dhe duke ngushëlluar njeri-tjetrin dhimbjet bëhen dhe më të lehta.

Blerina iku në muajin e çeljes së gjethit, në muajin e pranverës, në muajin që do të blerojnë fushat, pemët, ashtu siç kishte emrin e blertë. Ajo lindi, më 5 Maj 1986 në Fan të Mirditës dhe mbaroi sot, më 1 Mars, 2023, në New York.

Ajo është bijë e Fanit të Mirditës dhe shkollën e mesme e ka kryer atje, ndërsa më vonë jetoi në Tiranë, Itali dhe New York. Që nga viti 2015 ajo është banore e Nju Jorkut bashkë me Lekën i cili ka hapur një kompani ndërtimi dhe është I suksesshëm. Ajo la pas vajzën e saj Altea e cila e rriti plot pekule nëne. Altea është 8 vjeçe dhe jetoftë sa malet e Shqipërisë.
Blerina dha frymën e fundit në spital në Manhattan, në “Memorial Sloan Kettering Cancer Center”, rrethuar nga bashkëshorti i saj Leka, nënë Dava, vëllezërit Gjovalini dhe Ndreca, motra Diana, dhe dy kunatat e saj Martine dhe Tone.

Humbja e një bashkëshorteje është një nga dhimbjet më të vështira emocionale që një person duhet të durojë, por gjen ngushëllim kur kujton jetën e bukur që ka kaluar dhe pasurinë e patundshme që i ka dhuruar si princeshën Altea.

Dashuria e Blerinës është gjithmonë me Altean e saj. Humbja e nënës është një nga dhimbjet më të thella që një zemër mund të njohë. Por mirësia, kujdesi dhe mençuria e saj do te jetojnë – si një trashëgimi dashurie per Altean dhe Lekën.

Të qoftë dheu i lehtë Blerina jonë! Drite të pastë të shpirti në Parajsë atje ku ke vendin nuse e bukur dhe e blertë! /Nga Keze Kozeta ZYLO, 1 Mars, 2023, Staten Island, New York/

Continue Reading

LAJM PARA: SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e ejte, 2 mars 2023…
LAJM PAS: Policia e Shkodrës arreston 19- vjeçarin nga Trushi, në makinë iu gjetën pistoletë dhe kallashnikov…

TË FUNDIT

Bashkia Shkodër nënshkruan memorandumin e bashkëpunimit me organizatat e shoqërisë civile…
  • Aktualitet

Bashkia Shkodër nënshkruan memorandumin e bashkëpunimit me organizatat e shoqërisë civile…

3 hours ago
Projekti i rrugës Muriqan- Lezhë, Bashkia Shkodër fton të interesuarit në prezantimin e tij…
  • Aktualitet

Projekti i rrugës Muriqan- Lezhë, Bashkia Shkodër fton të interesuarit në prezantimin e tij…

3 hours ago
Operacioni “Skema”, policia e Shkodrës prangos dy të rinj, mashtronin me shit- blerjen e makinave luksoze…
  • Aktualitet

Operacioni “Skema”, policia e Shkodrës prangos dy të rinj, mashtronin me shit- blerjen e makinave luksoze…

4 hours ago

TË FUNDIT

  • Bashkia Shkodër nënshkruan memorandumin e bashkëpunimit me organizatat e shoqërisë civile…
  • Projekti i rrugës Muriqan- Lezhë, Bashkia Shkodër fton të interesuarit në prezantimin e tij…
  • Operacioni “Skema”, policia e Shkodrës prangos dy të rinj, mashtronin me shit- blerjen e makinave luksoze…
  • “Nuk do të mbështesim kandidatin Spahia”, flet Xhevdet Amuli: Strukturat e PD do të mbështesin listën tonë të këshillit bashkiak Shkodër
  • NGA BEKIM MEMA – Ne shkodranët bastanin e kemi ble gjithmonë me provë…
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 28 mars 2023…

TË FUNDIT

Bashkia Shkodër nënshkruan memorandumin e bashkëpunimit me organizatat e shoqërisë civile…
  • Aktualitet

Bashkia Shkodër nënshkruan memorandumin e bashkëpunimit me organizatat e shoqërisë civile…

3 hours ago
Projekti i rrugës Muriqan- Lezhë, Bashkia Shkodër fton të interesuarit në prezantimin e tij…
  • Aktualitet

Projekti i rrugës Muriqan- Lezhë, Bashkia Shkodër fton të interesuarit në prezantimin e tij…

3 hours ago
Operacioni “Skema”, policia e Shkodrës prangos dy të rinj, mashtronin me shit- blerjen e makinave luksoze…
  • Aktualitet

Operacioni “Skema”, policia e Shkodrës prangos dy të rinj, mashtronin me shit- blerjen e makinave luksoze…

4 hours ago
“Nuk do të mbështesim kandidatin Spahia”, flet Xhevdet Amuli: Strukturat e PD do të mbështesin listën tonë të këshillit bashkiak Shkodër
  • Kryesore

“Nuk do të mbështesim kandidatin Spahia”, flet Xhevdet Amuli: Strukturat e PD do të mbështesin listën tonë të këshillit bashkiak Shkodër

5 hours ago
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • BOTUESI
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Botues Blerti Delija | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2023 Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.