
Luçiano Boçi,
Ju jeni shembulli më i qartë i një drejtuesi të importuar, një kostum politik i huazuar që nuk u përshtat kurrë me trupin e Shkodrës. Nuk e njohët qytetin, nuk e kuptuat shpirtin e tij dhe mbi të gjitha nuk arritët kurrë të fitonit dashamirësinë e demokratëve shkodranë.
Një situatë që meriton epitetin e vet: legjitimitet pa rrënjë. Ju falënderojmë sinqerisht për një gjë: me çdo sulm, me çdo fabul morale, me çdo thirrje boshe për “dorëheqje”, ju po radhitni sukseset e kryebashkiakut Benet Beci. Sepse çdo krahasim me ju, e bën më të dukshme diferencën mes punës reale dhe politikës së zhurmës.
E kuptojmë shumë mirë se dorëheqja e Benet Becit është shpresa juaj e vetme politike. Sepse përveç saj, ju dhe të tjerë si ju nuk keni forcë tjetër për të marrë Bashkinë e Shkodrës. As vizion, as projekt, as besim qytetar.
Po ju kujtojmë një gjë elementare: qytetari nuk është ai që fshihet pas statuseve morale, por ai që punon për qytetin që e ka zgjedhur, që përballet me drejtësinë dhe del faqebardhë, dhe nuk u shmanget përgjegjësive ndaj një qyteti që i ka dhënë “dritën jeshile” për zhvillim. Zhvillim që, për fat të keq për ju, nuk e patët as në vizion, as në ëndërr, as në realitet , as kur kishit pushtet, as kur kërkuat besim. Dhe një këshillë miqësore: mos i mbyllni komentet.
E vërteta ka një zakon të keq që edhe kur nuk e sheh, ajo gjen gjithmonë një shteg për të dalë. Ndërsa përrallat politike, sado të filtruara, mbeten përralla. Prandaj mbylleni fabulën! Shkodra nuk është as plan B dhe as shpëtim personal. Është qytet që zgjedh, gjykon dhe mban mend! Dhe ju, dhe të tjerët si ju tashmë ju ka lexuar. /Nga Kejsi SPAHIJA, bashkëkryetare e PS Shkodër, pulikuar në Facebook/




