Skip to content
17 March, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

NGA KASTRIOT DERVISHI – Të deklasuarit si “spiunë të Sigurimit të Shtetit”…

ShkodraWeb 1 October, 2023
kastriot dervishi

Në vitin 1995 Shërbimi Informativ Kombëtar (që as kishte lidhje me këtë punë fakt) hodhi në programin exel nga regjistrat e agjenturës të rrjetit sekret (rezidentë, agjentë, informatorë, strehues) që dikur i përkisnin Sigurimit të Shtetit dhe Policisë, në formën e thjeshtë emër, mbiemër e pseudonim, duke krijuar kësisoj një bazë të dhënash në masën 90% keqinformuese rënduese pikësëpari për të deklasuarit e dikurshëm.

Nga ajo kohë, për fat të keq, kjo bazë të dhënash joarkivore (janë tregues dhe jo dokumente), përdoret si mjeti i vetëm i “verifikimit” të subjekteve të ndryshme. Janë shfaqur edhe kërkesa që lista të jetë on line, për të qenë domethënë tërësisht çorietuese. Shumicën e listës (informatorët e agjentët), po llogarisim me sondazh rreth 80 mijë (prej të cilëve rreth 10 mijë mund të kenë pasur aktivitet), e përbëjnë kundërshtarët e regjimit, të deklasuarit, pra të përndjekurit politikë dhe të afërm të tyre. Komunistët dhe të besuarit i gjen të gjithë si rezidentë apo strehues (për rastet e banesës së tyre).

Sipas këtij shikimi të gabuar fotografik i bie që diktaturën komuniste e paskan kanë bërë vetë të deklasuarit dhe asnjë faj nuk paskan pasur komitetet e partisë, operativët, hetuesit, gjyqtarët, prokurorët, etj. Ky këndvështrim sjell detyrimisht spostimin e vëmendjes nga persekutorët te viktimat. Gjetja e një emri me pseudonim pa asnjë provë tjetër nuk do thotë asgjë. Të deklasuarit e këtij grupi kanë vuajtur edhe pas vitit 1991 të njëjtin përçmim si edhe më parë, përfshi edhe te lufta brenda llojit, pavarësisht se nuk kishin bërë asgjë dhe prova rreth tyre nuk kishte.
Në regjistrin e agjenturës gjenden plot emra të cilët kanë bërë burg apo janë ekzekutuar me vdekje.

Të rekrutuarit e deklasuar, në pjesën më të madhe (gati 90%) rezultojnë pa aktivitet, e rrjedhimisht dosjet e tyre janë asgjesuar qysh në ato vite. Për këtë arsye, duhet që në mungesë të dosjes dhe informacione të tjera provuese, të mos konsiderohet regjistri i agjenturës për agjentët dhe informatorët si informacion prej nga ku mund të bazohet një përgjigje.

Rrjeti sekret i Sigurimit ndërtohej mbi dy parime bazë: rekrutimin me forcë (pengmarrje) për të deklasuarit dhe me dëshirë i njerëzve të besuar apo komunistë.

Në platformën e parë politike dhe organizative të Sigurimit të Shtetit të vitit 1948 thuhej se si rregull informatori dhe agjenti duhet të ishin të “komprometuar me armikun”, parim i cili u ruajt në të gjitha platformat vijuese, por edhe në urdhrat e ministrit të Punëve të Brendshme. Ndërsa anëtarët dhe kandidatët e PPSH-së nuk rekrutoheshin me detyrim, por vetëm mbi bazën e dëshirës së tyre. /Nga Kastriot DERVISHI, publikuar në Facebook/

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: FOTO – 1 Tetori, Dita e të Moshuarve, Luiz Ejlli dhe Kiara Tito mes të moshuarve në Shkodër…
Artikull pasardhës: NGA KASTRIOT DERVISHI – Fiket helikopteri i fundit, si i hëngri korrupsioni asetet e ushtrisë.

TË FUNDIT

adrian leka unishk

MINUTA E FUNDIT – Dështon sërish mbledhja e Bordit të Administrimit për administratorin e UNISHK…

ShkodraWeb 17 March, 2026 0
selia pd tirane

Jashtë seancës plenare të Kuvendit por PD në një linjë me PS: Garda Revolucionare e Iranit, organizatë terroriste

ShkodraWeb 17 March, 2026 0
makine kanabis 2026

Arrestohet tre persona nga Zagora e Malësisë së Madhe për vjedhje, armëmbajtje pa leje dhe kanabis

ShkodraWeb 17 March, 2026 0

TË FUNDIT

  • MINUTA E FUNDIT – Dështon sërish mbledhja e Bordit të Administrimit për administratorin e UNISHK… 17 March, 2026
  • Jashtë seancës plenare të Kuvendit por PD në një linjë me PS: Garda Revolucionare e Iranit, organizatë terroriste 17 March, 2026
  • Arrestohet tre persona nga Zagora e Malësisë së Madhe për vjedhje, armëmbajtje pa leje dhe kanabis 17 March, 2026
  • “Eliminuam nr. 2 të Iranit”, ministri i Mbrojtjes i Izrealit jep lajmin: Larijani është në thellësitë e ferrit… 17 March, 2026
  • E RËNDË – 31- vjeçarja nga Dobraçi tenton vetëvrasjen duke gëlltitur fostoksinë, detajet nga policia… 17 March, 2026
  • Kuvendi miraton pa praninë e opozitës rezolutën, Irani shpallet shtet terrorist dhe sponsor i terrorizmit 17 March, 2026
  • ERMRI – Identifikohet autori i vendosjes së tritolit në mjetin e efektivit të policisë, pranga 32- vjeçarit me precedentë 17 March, 2026
  • VIDEO – Kapen në Muriqan 4.2 kg kanabis sativa dhe 38 mijë euro të padeklaruara, arrestohen 2 persona 17 March, 2026
  • Shqiptarët vdesin nga zemra gati 2 herë më shumë se në BE, në rritje edhe problemet e shëndetit mendor 17 March, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 17 mars 2026… 17 March, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 17 mars 2026… 17 March, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e martë, 17 mars 2026… 17 March, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

adrian leka unishk

MINUTA E FUNDIT – Dështon sërish mbledhja e Bordit të Administrimit për administratorin e UNISHK…

ShkodraWeb 17 March, 2026 0
selia pd tirane

Jashtë seancës plenare të Kuvendit por PD në një linjë me PS: Garda Revolucionare e Iranit, organizatë terroriste

ShkodraWeb 17 March, 2026 0
makine kanabis 2026

Arrestohet tre persona nga Zagora e Malësisë së Madhe për vjedhje, armëmbajtje pa leje dhe kanabis

ShkodraWeb 17 March, 2026 0
ali larijani iran 2026

“Eliminuam nr. 2 të Iranit”, ministri i Mbrojtjes i Izrealit jep lajmin: Larijani është në thellësitë e ferrit…

ShkodraWeb 17 March, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.