Skip to content
8 March, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

NGA KASTRIOT DERVISHI – Fiket helikopteri i fundit, si i hëngri korrupsioni asetet e ushtrisë.

ShkodraWeb 1 October, 2023
IMG_8021

Sot, në shtetin që vijojmë të jetojmë, nuk ka më asnjë helikopter të vetëm të Ushtrisë për të shuar zjarret. Të vërtetën e konfirmoi, me zë e figurë, Haki Çako, kreu i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, i mbetur me duart përpjetë mes flakëve që vijojnë të fshijnë atë çfarë ka mbetur nga masivi pyjor i Pish Poros (bregdeti i Fierit).

Shteti i varfër shqiptar dikur shtrëngoi rripin dhe bleu disa helikopterë ushtarakë të rinj nga kompania Eurocopter, katër nga të cilët të formatit të madh, të përshtatshëm edhe për shuarjen e zjarreve. Kovat speciale për të fikur zjarret, katër copë, që kushtonin rreth 800 mijë USD, na i falën amerikanët. Kontrata për riparimin e mirëmbajtjen e tyre, pasi të mbushnin orët e punës, u nënshkrua me një filial italian të Eurocopter. Riparimet u bënë në një hangar në Rinas. Marrëveshja ishte favorizuese, pasi në Rinas, ushtarakët shqiptarë njëkohësisht nisën të mësonin si ti mirëmbanin vetë këta helikopterë.

Por qysh pas procesit të parë të riparimit, krerët e ushtrisë nisën të mos paguanin faturat. Për pasojë Eurocopter u largua. Ishte koha kur në postin e ministrit ishte ulur Olta Xhaçka, tashmë nën hetim nga SPAK për abuzim me pronat e ushtrisë dhe eventualisht edhe për historinë e helikopterëve. Pas largimit të Eurocopter, Ministria e Mbrojtjes gjen në Francë një kompani që sipas saj kishte fatura jo të fryra. Kompania posedonte helikopterë që riparonin linjat elektrike nga ajri. Gjithashtu ajo kishte edhe një hangar për mirëmbajtjen e mjeteve të saj, por ishte e pa pajisur me licencë për riparim të mjeteve të prodhuara nga Eurocopter.
Për rrjedhojë helikopterët pothuaj të rinj dhe me vlerë, secili përmbi 20 milionë euro, i lihen në duar një kovaçhane të rëndomtë, të palicencuar nga kompania prodhuese e helikopterëve. Për më keq termat e kontratës do të rezultonin “derr në thes” për Ministrinë tonë të Mbrojtjes.
Këtu nisin edhe problemet. Riparimi i helikopterit të parë shkon me sukses. Por i dyti, pas riparimit mirëmbajtës, nuk arrin të bëjë rrugën e kthimit Francë -Shqipëri. Më 29 korrik 2020, ditën që Gjeneral Bajram Begaj u emërua Shef i Shtabit të Ushtrisë, pilotet u detyruan ta ulnin në Itali, në një ngastër toke, pasi aparaturat sinjalizonin probleme.

Në kontakt me francezët e riparimit të linjave elektrike, pilotët mësojnë se në kontratë ishte shkruar: “Pas nisjes nga hangari në Francë, përgjegjësia e defekteve është e palës shqiptare.” Sot pas 3 vitesh të shkuara shteti shqiptar që ka aftësinë të prodhojë liderë globalë, nuk ka pasur këllqe të gjejë një rrugëzgjidhje për të kthyer në shtëpi pronën e vet. Helikopteri që kushton përmbi 20 milionë euro vijon të strehohet në një magazinë bujqësore në një fshat të Italisë, i ruajtur non stop nga dy ushtarakë shqiptarë.
Duke parë se mirëmbajtja në punishten e helikopterëve që riparonin linjat elektrike nuk ishte e sigurt, Ministria e Mbrojtjes (koha e Niko Peleshit) kërkoi ndihmën e NATO-s. Pas një marrëveshjeje të re, dy helikopterët e mbetur pa remont dërgohen, në mars 2022, për riparim në Poloni.

Për këto arsye, qysh nga viti 2020, shërbimeve të ndryshme nga ajri, si p.sh. transporti në plazh i Toni Blerit (Tony Blair) dhe sidomos ndaj zjarreve, fatmirësisht jo masive, u doli zot helikopteri i vetëm ushtarak që ishte në gjendje pune. Motori tij zhurmoi deri ditën djeshme, kur kilometrat e përshkuara e detyruan, edhe atë, të ulej përtokë duke lënë pyllin e Pish Poros në mëshirën e flakëve.

Por nuk mbaron këtu. Edhe mirëmbajtja e anijeve dhe e radarëve në Flotën Detare si dhe radarit të Forcës Ajrore kanë të njëjtat probleme për shkak të korrupsionit. Që të gjitha anijet luftarake kanë vite që kanë tejkaluar miljet e lejuara pas procesit të fundit të mirëmbajtjes dhe tashmë shërbejnë vetëm për ndonjë ceremoni zyrtare, ose më saktë për të krijuar sfondin e duhur për të realizuar fotografitë e eventit.

Kjo është situata e krijuar me përgjegjës sidomos ish-ministren e Mbrojtjes Olta Xhaçka dhe ish-shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, Bajram Begaj, të dy të paditur në SPAK dhe eventualisht të dy të hetuar për abuzime me pronat e Forcës Detare. Të dy përgjegjës, kush më tepër e kush më pak, që asetet ushtarake të nivelit serioz nuk i kemi në gjendje gatishmërie.
Largqoftë të na ndodhë ndonjë situatë emergjente, qoftë këtu, qoftë në Kosovë! /Nga Kastriot DERVISHI, Lapsi.al/

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: NGA KASTRIOT DERVISHI – Të deklasuarit si “spiunë të Sigurimit të Shtetit”…
Artikull pasardhës: HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e hënë, 2 tetor 2023…

TË FUNDIT

besnik gegolli

VIDEO – Bashkëshorti, babai dhe kryefamiljari lufton me vdekjen prej 5 muajve, thirrje shqiptarëve për ndihmë

ShkodraWeb 7 March, 2026 0
minuta fundit 2025

MINUTA E FUNDIT – Kamioni përplaset me autoveturën në Shkodër- Koplik, 4 persona përfundojnë në spital

ShkodraWeb 7 March, 2026 0
7 marsi mond ndou 2026

VIDEO – Mirënjohje dhe falenderim për mësuesit shkodranë, kryetari i Qarkut Shkodër pret “veteranët”

ShkodraWeb 7 March, 2026 0

TË FUNDIT

  • VIDEO – Bashkëshorti, babai dhe kryefamiljari lufton me vdekjen prej 5 muajve, thirrje shqiptarëve për ndihmë 7 March, 2026
  • MINUTA E FUNDIT – Kamioni përplaset me autoveturën në Shkodër- Koplik, 4 persona përfundojnë në spital 7 March, 2026
  • VIDEO – Mirënjohje dhe falenderim për mësuesit shkodranë, kryetari i Qarkut Shkodër pret “veteranët” 7 March, 2026
  • VIDEO – “Në Vlorë për fitore me Flamurtarin”, Sherif Kallaku i Vllaznisë vlerëson ekipin vlonjat… 7 March, 2026
  • Zjarri aksidental përfshin banesën në Shkodër, digjet plotësisht shtëpia e 67- vjeçarit në lagjen “Partizani” 7 March, 2026
  • Policia e Shkodrës arreston 24- vjeçarin, i riu akuzohet se ushtroi dhunë ndaj babait të tij… 7 March, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e shtunë, 7 mars 2026… 7 March, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e shtunë, 7 mars 2026… 7 March, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e shtunë, 7 mars 2026… 7 March, 2026
  • Caktimi i datës së zgjedhjeve të reja, Osmani mbledh krerët e partive, bojkoton kryeministri Kurti… 6 March, 2026
  • “Vetëvendosje!” kundër shpërndarjes së Kuvendit të Kosovës, do të dërgojë dekretin e Osmanit në Kushtetuese 6 March, 2026
  • ANALIZA – Situata në Baks- Rrjoll mund të kalojë nga çeshtje pronash në “larje hesapesh” mes individëve… 6 March, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

besnik gegolli

VIDEO – Bashkëshorti, babai dhe kryefamiljari lufton me vdekjen prej 5 muajve, thirrje shqiptarëve për ndihmë

ShkodraWeb 7 March, 2026 0
minuta fundit 2025

MINUTA E FUNDIT – Kamioni përplaset me autoveturën në Shkodër- Koplik, 4 persona përfundojnë në spital

ShkodraWeb 7 March, 2026 0
7 marsi mond ndou 2026

VIDEO – Mirënjohje dhe falenderim për mësuesit shkodranë, kryetari i Qarkut Shkodër pret “veteranët”

ShkodraWeb 7 March, 2026 0
kallaku vlora 2026

VIDEO – “Në Vlorë për fitore me Flamurtarin”, Sherif Kallaku i Vllaznisë vlerëson ekipin vlonjat…

ShkodraWeb 7 March, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.