Skip to content
20 July, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

NGA IRENA BEQIRAJ – Gratë e politikës edhe dilema e Gilman Bakallit…!

ShkodraWeb 23 June, 2026
irena beqiraj gilman bakalli 2026

“Në njërin ekran një gazetar i lirë nga skrupujt e seriozitetit televiziv, ngacmon politikanen Jozefinë, e cila ka kohë që lufton me seriozitet për ta ruajtur pushtetin e politikanes pranë Njeriut më të fuqishëm të Shqipërisë. Kurse në ekranin tjetër, të çliruara nga skrupujt që u dikton feja e tyre myslimane, një tufë grash i thurin intriga pas intrigash sulltaneshë Hyrremit, jeta e së cilës është kthyer në një zinxhir të pafundëm strategjish mbrojtëse për ta mbajtur pushtetin si gruaja e Sulltanit më të fuqishëm në Botë. Ku ta shkëpus dorën nga telekomanda? Tek AS apo te Klan? Te Zhozi që s’e fsheh dot dashurinë për pushtet dhe adhurimin për Njeriun më të fuqishëm të Shqipërisë, apo te Hyrremi që shkel mbi këdo që orvatet të hyjë mes saj dhe Sulltanit më të fuqishëm të Botës? E vështirë të zgjidhet kjo dilemë!”

Megjithëse e kisha mik shumë të mirë, si feministe, nuk isha dakord me të. M’u desh vëtëm pak kohë afër politikës që të kuptoja që në politikë ka vëtëm dy mundësi ose je rreth tavolinës ose je menu.

Gratë zakonisht janë në menu për tu përdorur!

Edhe pse në pamje të parë duken si të zonjat apo me pushtet, pushtetin nuk e fitojnë u jepet pasi krijojnë skeletet amorale në dollap, e kështu mund të përdoren më lehtësisht se burrat.

Pashë e njoha shumë syresh, të palumtura në të përditshmen e tyre. Vëmendja e të madhit, pushteti që ai u jepte, u plotësonte boshllekun e madh midis egos edhe asaj që në të vërtetë përfaqësonin, u qetësonte ambicien këtë kafshë të egër që i tërhiqte zvarrë duke u zënë sytë.

Gruaja në politikë nuk mund të jëtë kursesi “e vështirë” apo një krijesë me dyshime të mëdha. Aq më pak një koktej intelekti, intuite, rezistence dhe qëndrimesh të pamëshirshme jokonformiste. Fjala “e vështirë” pas fjalës grua rrallë është vetëm një mbiemër brenda politikës. Ajo është një diagnozë. Një sinjal për të tjerët; kini kujdes, ajo mendon shumë! Mendimi është subversiv dhe revolucionar, shkatërrues dhe i tmerrshëm; mendimi është i pamëshirshëm ndaj privilegjeve, dhe zakoneve të rehatshme; mendimi është anarkik dhe indiferent ndaj autoritetit, i pakujdesshëm ndaj mençurisë së mirësprovuar të grupit; ndaj më shumë se rrënimin, më shumë se vdekjen, brenda politikës kanë frikë mendimin.

Në politikë nuk ka vend më për gra “arrogante” që ndërpresin iluzionit kolektiv të harmonisë pikërisht në momentin kur ai bëhet më joshës. Gratë në politikë janë mikesha më të mira të harmonisë së rreme, sepse suksesi kërkon konformitet.

Konformiteti nga ana e tij kërkon gra e lehta por ambicioze që mund të dominohen, heshtin, adhurojnë, të paafta për të toleruar debatin dhe shkëmbimin racional, të sunduara nga lojrat e statusit dhe teatri i cënueshmërisë emocionale.

Eh Gilman! A është dilemë? Jo miku im! Është e vetmja zgjedhje që kanë. Kur je në menu edhe aq më keq paaftësisë për të jetuar në një mënyrë tjetër i vesh kostumin e mirënjohjes edhe besnikërisë, mund të mbijetosh vetëm si Hyrem! Ambicja gërryen edhe duart që e përdorin atë.

Sa keq që nuk je mes nesh të shikosh se sa shumë janë shtuar “Hyrem-ët “. Midis përpjekjes për të mbijetuar, edhe pakënaqësisë së pashprehur ndaj Sulltanit të tyre në kohë protestash shkruajnë në rrjete sociale leksione të edukatës qytetare. /Nga Irena BEQIRAJ, publikuar në Facebook/

Post navigation

Previous: ZYRTARE – FSHF ndryshon formatin e Abissnet Superiore, ja si do të shpallet ekipi kampion këtë sezon…
Next: HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e merkurë, 24 qershor 2026…

TË FUNDIT

preng gjini policia shkoder 2026

Dyshohej se do ti bënin atentat Preng Gjinit të kthyer në Shqipëria, policia e Shkodrës arreston 2 persona

ShkodraWeb 19 July, 2026
myzafer lesha 2026

IN MEMORIAM – Myzafer Lesha, inxhinieri që ia kushtoi jetën energjisë dhe dijes…

ShkodraWeb 19 July, 2026
aksident rruga kombit 2026

FOTOLAJM – Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, 2 persona dërgohen me urgjencë në Spitalin e Traumës

ShkodraWeb 19 July, 2026

TË FUNDIT

  • Dyshohej se do ti bënin atentat Preng Gjinit të kthyer në Shqipëria, policia e Shkodrës arreston 2 persona 19 July, 2026
  • IN MEMORIAM – Myzafer Lesha, inxhinieri që ia kushtoi jetën energjisë dhe dijes… 19 July, 2026
  • FOTOLAJM – Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, 2 persona dërgohen me urgjencë në Spitalin e Traumës 19 July, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 19 korrik 2026… 19 July, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e diel, 19 korrik 2026… 19 July, 2026
  • UKSH lidh rrjetin e ri me stacionin e Dobraçit, do të ketë ndërprerje uji në Shkodër me 21 dhe 23 korrik 18 July, 2026
  • FOTO – Artistja shkodrane Sidita Islami vlerësohet në ekspozitën ndërkombëtare në Torino të Italisë 18 July, 2026
  • EMRI – I shpallur në kërkim nga Interpol Madrid, arrestohet në Malësi të Madhe 39- vjeçari… 18 July, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e shtunë, 18 korrik 2026… 18 July, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e shtunë, 18 korrik 2026… 18 July, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e shtunë, 18 korrik 2026… 18 July, 2026
  • OPINION – A është ndjesa ndaj Lorenc Lukës simbolika e ndjesës së Berishës për Shkodrën…?! 17 July, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

preng gjini policia shkoder 2026

Dyshohej se do ti bënin atentat Preng Gjinit të kthyer në Shqipëria, policia e Shkodrës arreston 2 persona

ShkodraWeb 19 July, 2026
myzafer lesha 2026

IN MEMORIAM – Myzafer Lesha, inxhinieri që ia kushtoi jetën energjisë dhe dijes…

ShkodraWeb 19 July, 2026
aksident rruga kombit 2026

FOTOLAJM – Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, 2 persona dërgohen me urgjencë në Spitalin e Traumës

ShkodraWeb 19 July, 2026
moti 2025

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 19 korrik 2026…

ShkodraWeb 19 July, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.