Skip to content
14 May, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

NGA IMELDI SOKOLI – Epilog teknik dhe jo vetëm i kullës n’ Shkodër…

ShkodraWeb 22 July, 2024
imeld sokoli kulla sasht cool 2024

Meqë retorika e këtyre orëve të fundit po tenton të shtrebërojë të vërtetën duke u mundu të fusë mindaren në thes po ju them shkeljet që ky projekt ka sa i përket parametrave të zhvillimit në raport me Planin e Përgjithshëm Vendor të Bashkisë Shkodër.

Nga projekti i përshkruar në konkurs objekti i ri ka një sipërfaqe ndërtimi rreth 43000 m² e cila i shtohet sipërfaqës e godinës e vjetër e cila llogaritet në rreth 5000 m²( pjesa që mbetur e cila mendohet të mos preket si volumetri) pra në total sipërfaqja e ndërtimit shkon në rreth 48000 m². Po të ndërtohet kjo kullë Intensiteti i Ndërtimit nga 4 i lejuar shkon në 8.2 pra 2 fishohet. Numri i lejuar i kateve nga 7 kate shkon ne 35 kate e cila 5 fishohet, lartësia në metra nga 29.8 metra të lejuara shkon në 100 metër lartësi, parametër i cili 3- fishohet. Sa i përket distancave kjo godinë me këtë lartësi duhet të mbajë jo më pak se 36 metër distancë nga kufiri i saj i pronës gjë që nuk e realizon dot. Kjo godinë i heqë të drejtën e zhvillimit pronave për-rreth nëse duhet të marrim për bazë distancat që kërkon ligji ndërmjet dy objekteve. Kjo godinë tejkalon % e përdorimeve të tokës së parashikuara në plan në njësinë strukturore përkatëse, ku rreth 29% e siperfaqes totale të zonës duhet të jetë banim vetëm 5% duhet të jetë Shërbime (ku përfshihen dhe shërbimet hoteliere) dhe vetëm 5% e sipërfaqes duhet të jetë Rekreacion ndërkohë 66% e sipërfaqes së zonës janë sipërfaqe rrugësh dhe sipërfaqe publike.

Sa i përket pretendimit të Kryetarit të Bashkisë që Shkodra ka mungesë të kapaciteteve akomoduese (një pretendim i stisur) apo që kjo sipërmarrje do punësojë mijëra persona është e thjeshtë që plani të lejon të ndërtosh 7 kate dhe mund të ndertohet një godinë 7 kate e cila përmban një hotel super luksoz me të gjitha shërbimet e nevojshme brenda tij godinë e cila është në sintonimi me kontekstin, në këtë mënyrë përmbush dhe kërkesat e pretenduara të për hoteleri edhe i përmbahet planit të përgjithshëm vendor. Por llokma qendron tek 4 katet e qendrës tregtare dhe 24 katet e palleteve për të cilat Shkodra dhe çdo qytet tjetër i ka me tepri. (Duke marrë parasysh që numri i rezidentëve në qytet nuk i kalon 65 000 banorë-INSTAT).

Dje ka patur një reagim të sipërmarrësit privat që po tenton të zhvillojë pronën duke akuzuar nismën për “Marrshimin kundër Betonizimit të Shkodrës” si nismë kundër biznesit të tij.

Kjo protestë dënon fenomenin e betonizimit dhe nuk ka të bëjë me biznese të përvetshme gjithashtu inkurajon zhvillimin e bizneseve dhe konkurencën e ndershme po ashtu duke marrë atë që i takon (sipas Planit të Përgjithshëm Vendor Shkodër) dhe duke mbrojtur interesin publik të qytetit.

Sot do jetë një levizje qytetare kundër shkeljes flagrante që i bëhet indentitetit të Shkodrës dhe ligjshmërisë. Kur institucionet qeverisëse nuk e mbrojnë këtë interes publik dhe e cënojnë atëatherë i lind e drejta qytetarëve ta bëjnë. /Nga Imeldi SOKOLI, këshilltar bashkiak i opozitës në Shkodër, ekspert territori në Co-PLAN Institute for Habitat Development/

Post navigation

Previous: OPINION – Pse po heshtin specialistët dhe intelektualët e fushës për debatin për kullën në Shkodër…?!
Next: MINUTA E FUNDIT – Humb jetën në plazhin e Velipojës 75- vjeçari, policia jep informacionet e para…

TË FUNDIT

hafiz sabri koci

PËRVJETOR – “Kemi pas frikë t’themi se ka Zot”, 105 vjetori i lindjes së Hafiz Sabri Koçi….

ShkodraWeb 14 May, 2026
adea piderni 2026

Aksidentoi për vdekje babanë e ministres që lëvizte me biçikletë, vihet në pranga nga policia 31- vjeçari

ShkodraWeb 14 May, 2026
godina rektorat unishk 2025

DOKUMENTET – Bordi i Administrimit i UNISHK mblidhet edhe për diskutimin e mandatit të Administratorit

ShkodraWeb 14 May, 2026

TË FUNDIT

  • PËRVJETOR – “Kemi pas frikë t’themi se ka Zot”, 105 vjetori i lindjes së Hafiz Sabri Koçi…. 14 May, 2026
  • Aksidentoi për vdekje babanë e ministres që lëvizte me biçikletë, vihet në pranga nga policia 31- vjeçari 14 May, 2026
  • DOKUMENTET – Bordi i Administrimit i UNISHK mblidhet edhe për diskutimin e mandatit të Administratorit 14 May, 2026
  • DEKRIPTIM – Propaganda politike ose e njëjta gotë që shihet gjysmëbosh apo gjysmë plot… 14 May, 2026
  • PARADOKSI I SPAK – Akuza ndaj kryebashkiakut Kristjan Shkreli për një shtrirje kablli për energjinë elektrike 14 May, 2026
  • Vakancat në KLP dhe KLGJ, dy pedagogë shkodranë të Universitetit “Luigj Gurakuqi” paraqesin kandidaturat 14 May, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 14 maj 2026… 14 May, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 14 maj 2026… 14 May, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e enjte, 14 maj 2026… 14 May, 2026
  • Projekti i hyrjes së Shkodrës, qeveria merr vendim për shpronësime me vlerë 574 milion lekë… 13 May, 2026
  • Qeveria merr vendimin, 533 milion lekë pronarëve të kafshëve të eliminuara për shkak të murtajës së ruminantëve… 13 May, 2026
  • NGA LUAN RAMA – Në 90- vjetorin e lindjes, privilegji i njohjes me zotni Robert Prendushin… 13 May, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

hafiz sabri koci

PËRVJETOR – “Kemi pas frikë t’themi se ka Zot”, 105 vjetori i lindjes së Hafiz Sabri Koçi….

ShkodraWeb 14 May, 2026
adea piderni 2026

Aksidentoi për vdekje babanë e ministres që lëvizte me biçikletë, vihet në pranga nga policia 31- vjeçari

ShkodraWeb 14 May, 2026
godina rektorat unishk 2025

DOKUMENTET – Bordi i Administrimit i UNISHK mblidhet edhe për diskutimin e mandatit të Administratorit

ShkodraWeb 14 May, 2026
gota gjysmeplot gjysmebosh

DEKRIPTIM – Propaganda politike ose e njëjta gotë që shihet gjysmëbosh apo gjysmë plot…

ShkodraWeb 14 May, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.