Skip to content
8 March, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

NGA IMAM MUHAMED SYTARI – Çallma e bardhë nuk është e zezë, as jeshile…!

ShkodraWeb 12 October, 2023
muhamde sytari 2023

Ndër shprehjet e spikatura në ligjëratat e shumta që kam prezantuar para duarve të zotërisë sim, Shejkh Ahmed Keftaro, është edhe kjo, që dua ta ndaj sot me ju:

“A mundet të thotë njeri për çallmën time të bardhë se, ajo është e zezë? A mund ta mohojë bardhësinë e saj? Natyrshëm që jo! Por, nëse personi në fjalë është në errësirë dhe thotë se ajo është zezë, ai është i justifikuar! Edhe nëse thotë se ajo është jeshile, është i justifikuar!

Sepse, ne nuk ia kemi zbuluar atij të vërtetën, më të cilën sado që të ndeshet, do të mbetet i mundur!”

Kjo urtësi, mendoj se i shkon për shtat krejt konferencave e simpoziumeve, takimeve e seminareve, që organizohen kohëve të fundit për të diskutuar rreth “Islamit paqësor” dhe diferencimit nga ai jo i tillë, ekstremist, politik, kështu e ashtu!?

Në fakt, këto janë pjesë të axhendave të caktuara të qarqeve të caktuara, që punojnë ditë-natë për kompleksimin e muslimanëve në botë dhe shtypjen e vetëdijes së tyre, për të mos u zgjuar kurrë, për të mos u zhvilluar kurrë, për të ngelur përherë të izoluar, në një botë të pambuktë, ku nuk lejohet asnjë pasthirrmë, asnjë lëvizje, asnjë reagim, asnjë fjalë!

Të dashurit e mi, Islami është i pastër dhe i plotë, si çallma e bardhë e Hoxhës, pa njolla, pa komplekse, pa mangësi dhe gjithëpërfshirës!

Me fjalë të tjera, Islami që nisi me “Lexo”, është po ai që vijoi me: “Dhe konsultohu me ta”, po ai që vazhdoi me: “Luftoni në rrugën e All-llahut ata që ju luftojnë”, i njëjti që u zhvillua në: “Dhe, nëse anojnë nga paqja, ano drejt saj!”, i njëjti që nxiti drejt: “All-llahu i do të drejtët”, po ai që urdhëroi: “Mjerë për ata, që kur peshojnë u hanë hakun njerëzve!”, po ai që urdhëroi: “Dhe femra nuk është si mashkulli”, po ai që nxiti: “Ju keni fenë tuaj e, unë fenë time!”, po ai që urdhëroi: “O ju pasues të Librit, ejani të bashkohemi në një fjalë të vetme: të mos adhurojmë veçse një Zot (All-llahun)!”, i njëjti që tërhoqi vëmendjen e mbarë njerëzimit: “Dhe kur vajzat e gjora të pyeten në ditën e gjykimit: Përse u mbytën për së gjalli?!”, po ai që nxit haptas: “E shuan All-llahu kamatën dhe i jep begati lëmoshës!”, po ai Islam që urdhëron: “Mos e mbytni veten tuaj!”, ose: “Mos iu afroni kurvërisë!”, ose: “O ju që besuat, s’ka dyshim se vera, bixhozi, idhujt dhe hedhja e shigjetës (për fall) janë vepra të ndyta nga shejtani. Pra, largohuni prej tyre që të jeni të shpëtuar!”, po ai që porosit: “Mos e harroni mirënjohjen në mes jush!”, i njëjti që betohet: “Pasha Lapsin…”, ose ai që urdhëron: “Dhe rrobat tuaja pastroji!”, ose: “All-llahu i do të pastrit”, “Hipokritët janë fund të xhehnemit!”, ose: “Nuk është e barabartë e mira dhe e keqja. Andaj, (të keqen) ktheje me mirësi..!”, etj, etj pa fund!

Prandaj, mos u kompleksoni nga thirrjet dhe propaganda e copëtimit të Islamit, por shijojeni maksimalisht bekimin e All-llahut mbi ju, faktin që jeni MUSLIMANË!

Do të vazhdojmë të bëjmë konferenca e takime, simpoziume e organizime, vetëm me një qëllim: t’i themi kujtdo se, çallma e bardhë nuk është e zezë! Kush e sheh ndryshe, të dalë nga biruca ku është fshehur dhe të shohë dritën e diellit! /Publikuar në Facebook nga Imam Muhamed B. SYTARI, Myfti i Zonës Shkodër/

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: MOTI – Parashikimi i sinoptikanëve për ditën e sotme mbi vendin tonë, e enjte, 12 tetor 2023…
Artikull pasardhës: MINUTA E FUNDIT – Merr zyrtarisht detyrën drejtori i ri i policisë së Shkodrës, e prezanton nr. 2 i Policisë së Shtetit

TË FUNDIT

besnik gegolli

VIDEO – Bashkëshorti, babai dhe kryefamiljari lufton me vdekjen prej 5 muajve, thirrje shqiptarëve për ndihmë

ShkodraWeb 7 March, 2026 0
minuta fundit 2025

MINUTA E FUNDIT – Kamioni përplaset me autoveturën në Shkodër- Koplik, 4 persona përfundojnë në spital

ShkodraWeb 7 March, 2026 0
7 marsi mond ndou 2026

VIDEO – Mirënjohje dhe falenderim për mësuesit shkodranë, kryetari i Qarkut Shkodër pret “veteranët”

ShkodraWeb 7 March, 2026 0

TË FUNDIT

  • VIDEO – Bashkëshorti, babai dhe kryefamiljari lufton me vdekjen prej 5 muajve, thirrje shqiptarëve për ndihmë 7 March, 2026
  • MINUTA E FUNDIT – Kamioni përplaset me autoveturën në Shkodër- Koplik, 4 persona përfundojnë në spital 7 March, 2026
  • VIDEO – Mirënjohje dhe falenderim për mësuesit shkodranë, kryetari i Qarkut Shkodër pret “veteranët” 7 March, 2026
  • VIDEO – “Në Vlorë për fitore me Flamurtarin”, Sherif Kallaku i Vllaznisë vlerëson ekipin vlonjat… 7 March, 2026
  • Zjarri aksidental përfshin banesën në Shkodër, digjet plotësisht shtëpia e 67- vjeçarit në lagjen “Partizani” 7 March, 2026
  • Policia e Shkodrës arreston 24- vjeçarin, i riu akuzohet se ushtroi dhunë ndaj babait të tij… 7 March, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e shtunë, 7 mars 2026… 7 March, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e shtunë, 7 mars 2026… 7 March, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e shtunë, 7 mars 2026… 7 March, 2026
  • Caktimi i datës së zgjedhjeve të reja, Osmani mbledh krerët e partive, bojkoton kryeministri Kurti… 6 March, 2026
  • “Vetëvendosje!” kundër shpërndarjes së Kuvendit të Kosovës, do të dërgojë dekretin e Osmanit në Kushtetuese 6 March, 2026
  • ANALIZA – Situata në Baks- Rrjoll mund të kalojë nga çeshtje pronash në “larje hesapesh” mes individëve… 6 March, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

besnik gegolli

VIDEO – Bashkëshorti, babai dhe kryefamiljari lufton me vdekjen prej 5 muajve, thirrje shqiptarëve për ndihmë

ShkodraWeb 7 March, 2026 0
minuta fundit 2025

MINUTA E FUNDIT – Kamioni përplaset me autoveturën në Shkodër- Koplik, 4 persona përfundojnë në spital

ShkodraWeb 7 March, 2026 0
7 marsi mond ndou 2026

VIDEO – Mirënjohje dhe falenderim për mësuesit shkodranë, kryetari i Qarkut Shkodër pret “veteranët”

ShkodraWeb 7 March, 2026 0
kallaku vlora 2026

VIDEO – “Në Vlorë për fitore me Flamurtarin”, Sherif Kallaku i Vllaznisë vlerëson ekipin vlonjat…

ShkodraWeb 7 March, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.