Skip to content
18 February, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

NGA ILIR META – Edhe në Rusi lejohen mediat të intervistojnë kundërshtarët e regjimit në burgje…

ShkodraWeb 14 January, 2026
arrestimi ilir meta 2024

Të nderuar gazetarë dhe përfaqësues të mediave!

Prej 15 muajsh, siç dihet botërisht, unë jam rrëmbyer në mënyrë të paligjshme nga banditë me maska dhe ende sot e kësaj dite nuk kemi asnjë person përgjegjës nga Prokuroria, pavarësisht nga kallëzimi ynë penal i bërë në SPAK.

Po kështu, prej 7-muajsh më është komunikuar akuza si i pandehur dhe ende Prokurorët nuk më kanë vënë në dispozicion një pjesë të mirë të akteve të dosjes të kërkuara nga unë me insistim në seancat gjyqësore.

Madje në seancën e fundit m’u dorëzua nga prokurorët një dëshmi, e cila kishte vetëm tre faqe, por që nuk dihej se sa faqe nuk i gjendeshin!
Nuk dua të zgjatem me plot anomali të tjera të kësaj farse gjyqësore që nuk ka asnjë lidhje me procesin e rregullt ligjor, sepse avokatët e mi të nderuar, Z. Kujtim Cakrani dhe Z. Gylsen Zhllima janë aty për të dhënë çdo sqarim me transparencë dhe profesionalizëm.

Por shkurtimisht dua t’ju theksoj me përgjegjshmëri absolute se edhe pse kemi hyrë në vitin e 8-të të hetimeve ndaj meje, nuk ekziston asgjëkundi asnjë provë apo fakt penal kundër meje.

Edhe pse kemi insistuar në çdo seancë që Prokuroria të dorëzojë listën e provave të pretenduara prej saj, kjo gjë nuk ka ndodhur në shkelje të procesit të rregullt ligjor.

Lidhur me akuzat për çështjen CEZ-DIA, dua të theksoj se kjo çështje është gjykuar dy herë brenda vendit dhe në Arbitrazhin e Vjenës.

Lidhur me gjykimin e saj brenda vendit tonë, asgjëkundi dhe asnjëherë nuk është përmendur emri im.

Po kështu, çështja CEZ-DIA është e vetmja çështje ku shteti shqiptar nuk ka dalë me humbje, por me fitim pasi dëmi efektiv për shtetin shqiptar ka qenë rreth 1 milionë euro si aksioner me 24% të kompanisë CEZ-Albania.

Ndërkohë që Z. Kastriot Ismailaj, i janë sekuestruar mbi 4 milionë euro që në vitin 2014.

Ndërsa lidhur me spekulimet mediatike, të shpërndara nga një media sorosiste, duke iu referuar Arbitrazhit të Vjenës, ka dy sqarime të qarta zyrtare dhe publike të bëra nga Clifford Chance, studio ligjore që mbrojti interesat e shtetit shqiptar, ku rrëzohen të gjitha këto spekullime.

Po kështu, dëshmitë e Z. Hejsek në Prokurorinë e Tiranës në Dhjetor 2011, janë të plota dhe shteruese se si është përzgjedhur DIA nga Bordi i CEZ-it pas prezantimit të bërë në Pragë dhe propozimit të bërë që në Mars 2010 përpara se të regjistrohej në Tiranë në 4.8.2010.

Po kështu janë të qarta në këtë dëshmi edhe referencat amerikane që ka paraqitur DIA për të fituar besimin e Bordit të CEZ-it në Pragë.

Po kështu është e njohur edhe partnerja amerikane e Z. Ismailaj në DIA, e cila është e përfshirë edhe në gjykimin e brendshëm (shqiptar) edhe në Arbitrazhin e Vjenës.

Lidhur me akuzën për lobimet, dua t’ju siguroj se nuk ekziston asnjë provë apo fakt që Ilir Meta të ketë shkelur ligjin shqiptar apo amerikan, por nuk ekziston asnjë fakt që Ilir Meta të ketë patur dijeni që një person tjetër shqiptar apo amerikan, po e shkelte ligjin për llogari të LSI.
Nënvizoj se kontrata e LSI me GSIS është shumë e mirëdetajuar dhe parandaluese për çdo veprim të dyshimtë nga cilido.

Kur të mbarojë seanca paraprake ne do publikojmë kontratën, por edhe letërporositë e dërguara, të cilat kanë synuar jo zbulimin e të vërtetës, por mjegullimin dhe fshehjen e të vërtetave.

Lidhur me çështjen e pasurisë dhe deklarimeve të pasurisë, dua të theksoj se akuzat e tre Prokurorëve janë të bazuara mbi të pavërteta dhe falsifikime.

Me këtë rast dua të falënderoj vajzën e madhe, Bora, e cila ka porositur një akt ekspertimi ligjor financiar që do ta paraqitim në Gjykatë, që rrëzon pretendimet absurde të prokurorisë, ku provohet se të ardhurat e mia të ligjshme për vitet 1995 – 2023 janë mbi 87 milionë lekë të reja, pa llogaritur faktin se të ardhurat e mia si deputet fillojnë që në Prill 1992 apo pagesat si ish-President i Republikës në vitet 2024-2025.

Shpreh keqardhjen time të thellë për harxhimet e pafundme që kanë bërë tre prokurorët e SPAK-ut me letërporositë e tyre anembanë planetit tonë nga Britania e Madhe në Afrikë dhe SHBA, duke kërkuar pasuri të patundshme apo llogari bankare të fshehura nga ana ime.

Jam krenar që ky hetim përndjekës e bazuar vetëm mbi shpifje, ka rezultat shumë të qartë:
𝐙𝐞𝐫𝐨 𝐪𝐢𝐧𝐝𝐚𝐫𝐤𝐞̈ 𝐞 𝐩𝐚𝐝𝐞𝐤𝐥𝐚𝐫𝐮𝐚𝐫 𝐚𝐩𝐨 𝐞 𝐩𝐚𝐥𝐢𝐠𝐣𝐬𝐡𝐦𝐞 𝐧𝐠𝐚 𝐮𝐧𝐞̈.
𝐙𝐞𝐫𝐨 𝐦𝐞𝐭𝐞̈𝐫 ² 𝐚𝐩𝐨 𝐩𝐚𝐬𝐮𝐫𝐢 𝐞 𝐩𝐚𝐭𝐮𝐧𝐝𝐬𝐡𝐦𝐞, 𝐞 𝐩𝐚𝐝𝐞𝐤𝐥𝐚𝐫𝐮𝐚𝐫 𝐧𝐠𝐚 𝐮𝐧𝐞̈ 𝐚𝐩𝐨 𝐞 𝐬𝐞𝐤𝐮𝐞𝐬𝐭𝐫𝐮𝐚𝐫 𝐧𝐠𝐚 𝐒𝐏𝐀𝐊-𝐮.

Duke qenë i bindur se avokatët e mi të nderuar, Z. Cakrani dhe Z. Zhllima do ju përgjigjen me transparencë, dua t’ju siguroj se jam i hapur për t’iu përgjigjur çdo pyetje tuaj në mënyrë të drejtpërdrejtë këtu nga IEPV 313 “Jordan Misja”.

Siç e dini edhe në Rusi lejohen mediat të intervistojnë kundërshtarët e regjimit në burgje. Ndaj kjo mundësi nuk ka pse t’ju ndalohet dhe juve. /Nga Ilir META, publikuar në Faceook/

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: NGA EDUARD ZALOSHNJA – Pothuaj përgjysmim i votuesve të PD- ASHM brenda vendit nga viti 2021 deri sot
Artikull pasardhës: VIDEO – Vllaznia e nis pjesën e dytë të Superligës me fitore të rëndësishme, mund Egnatian në Shkodër

TË FUNDIT

hapesira shkolla shejnaze juka 2026

VIDEO – Vazhdon lirimi i hapësirave publike në Shkodër, radha e shkollës “Shejnaze Juka” në qytet…

ShkodraWeb 18 February, 2026 0
policia-shkoder

E TRISHTË – 56- vjeçari nga Velipoja humb jetën në makinën e tij, dyshimet e para të policisë…

ShkodraWeb 18 February, 2026 0
bllok elektrik lezhe 2026

VIDEO – Merr flakë blloku elektrik i një pallati, banorët në panik nga tymi i dendur, dalin jashtë…

ShkodraWeb 18 February, 2026 0

TË FUNDIT

  • VIDEO – Vazhdon lirimi i hapësirave publike në Shkodër, radha e shkollës “Shejnaze Juka” në qytet… 18 February, 2026
  • E TRISHTË – 56- vjeçari nga Velipoja humb jetën në makinën e tij, dyshimet e para të policisë… 18 February, 2026
  • VIDEO – Merr flakë blloku elektrik i një pallati, banorët në panik nga tymi i dendur, dalin jashtë… 18 February, 2026
  • VIDEO – Kryetari i KMSH, Bujar Spahiu: Ramazani na kujton rëndësinë e unitetit, të paqes dhe të bashkëjetesës 18 February, 2026
  • VIDEO – Shoqërohen 6 protestues, banorët e Baks- Rrjoll tubohen para Drejtorisë së Policisë Shkodër 18 February, 2026
  • Rihapet çeshtja e Arben Frroku, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e kryekomisar Dritan Lamaj 18 February, 2026
  • VIDEO – Nisja e muajit të Ramazanit, myftiu i Shkodrës imam Muhamed Sytari përcjell mesazhin e tij 18 February, 2026
  • VIDEO – Në kërkim nga 2021 për kultivim kanabisi, arrestohet 44- vjeçari nga Gruda e Re e Shkodrës… 18 February, 2026
  • INSTAT – Pandemia rriti dëshirën e shqiptarëve për emigrim, në 4 vite ka pasur 138 mijë ikje më shumë se kthime 18 February, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkure, 18 shkurt 2026… 18 February, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e merkurë, 18 shkurt 2026… 18 February, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e merkurë, 18 shkurt 2026… 18 February, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

hapesira shkolla shejnaze juka 2026

VIDEO – Vazhdon lirimi i hapësirave publike në Shkodër, radha e shkollës “Shejnaze Juka” në qytet…

ShkodraWeb 18 February, 2026 0
policia-shkoder

E TRISHTË – 56- vjeçari nga Velipoja humb jetën në makinën e tij, dyshimet e para të policisë…

ShkodraWeb 18 February, 2026 0
bllok elektrik lezhe 2026

VIDEO – Merr flakë blloku elektrik i një pallati, banorët në panik nga tymi i dendur, dalin jashtë…

ShkodraWeb 18 February, 2026 0
bujar spahiu ramazani 2026

VIDEO – Kryetari i KMSH, Bujar Spahiu: Ramazani na kujton rëndësinë e unitetit, të paqes dhe të bashkëjetesës

ShkodraWeb 18 February, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.