Ja edhe pse vllaznine e du shumë… Në tre vitet e fundit pasi u rradhita në golshënusat më të mire të vendit dhe mbasi kisha shënu rreth 90-100 gola duke përfshi edhe kupat e republikës(1988- 1989), (1989- 1990),(1990- 1991) i premtova babës që do të shenoja deri në fund të karrierës rreth 200- 250 gola minimumi për Vllazninë.
Ditën kur vendosa ta braktisi Shqipërinë mbas ndeshjes me Francën, 5 ditë para, i thashë babës se nuk du me ik dhe se do ta nderoj fjalën që të kam dhanë dhe se ti do të jesh krenar me mu deri sa të kesh frymën. Më pau në fytyre dhe ju derdhën lotë. Me tha:
– Unë jam mirë kur ti je mirë, unë jam krenar kur Shkodra asht krenare me ty, shko dhe ta prifte Zoti mbarë dhe Vllazninë mbaje në zemër gjithmonë, kyt mos e harro…
I fshiu lotët në sy dhe bani sikurse nuk kishte kurgja.
E braktisa Vllaznine me 16 gola, në kry të golshënusve të Shqiperisë dhe mbeteshin akoma 3 muaj kampionat. Sa gola do kisha shënu at vit…? Po edhe 10 vite mbrapa….?
Asnjeri nuk mund ta dijë tamam, por nji gja jam krenar, që baba asht krenar me mu edhe pse fjala nuk u mbajt. Ia dedikoj babës tem Istref Kepa, idhullit tem numër 1. Dhe tifozave kuqeblu.
Një shtesë të vogël sa për nostalgji: Imagjinoni nji sekondë po sikur të kisha pas afër mejet Maradonën e Vllaznisë, Lulzim Bersheni. Cila mbrojtje në Shqiperi do të na kishte ba ballë për 15 vjet rresht!? /Nga Ilir KEPA, ish- futbollist i Vllaznisë dhe Kombëtares/