Kush është burrë?
Ti që shikon trafik në njerin krah mos u fut duke parakaluar makinat që kanë ndaluar, për të shkuar më shpejt, se ata që presin nuk janë idiotë, apo nuk kanë punë, apo e kanë durimin pa kufi dhe të të shikojnë ty.
Ti që vjen në korsinë e shpejtësisë e bën me drita nga pas duke parë që rrugën e kam të zënë e me ngjitesh pas dhe gati sa nuk përplasem.
Ti që s’ke llogjikë e dëshiron që unë të përplasem e ti të ecësh shpejt për adrenalinë.
Ti që hyn në parakalim e bën me drita duke të ardhë përballë si bishë që unë duhet të ul shpejtësinë që ti të parakalosh e të hysh në korsinë tënde.
Ti që hyn në parakalim dhe kur përballë të vjen makinë dhe je gati të më hedhësh nëe kanal për të shpëtuar veten tënde.
E përse e gjitha kjo? A mund ta di? Kishe ndonjë hall? Të shkosh më shpejt në plazh? Në shtëpi? Në kafe?
A e di o vlla që këto që ti i quan lojra marrin jetë? A e di se sot ikën 4 jetë? A e di se me këto lojra dy vajza të vogla nuk jetojnë më? A e di se një baba që iku në emigrim për një jetë më të mirë nuk i dhuron dot më lule vajzës së tij. Një nënë iku bashke me vajzat. Po pse lojë është kjo?
Ti e ke mburrje mes shokëve që e bëre Sarandën për 2 orë e gjys, apo Shkodren për 1 orë. Por si? Nëse nuk ke vrarë njeri, sa vetave ia ka rrezikuar jetën, stresuar, frikësuar. Jeta nuk është 5 minuta, nuk është se dole i pari në trafik duke renduar e zënë vendin një makine para teje që mund të ketë një femijë që qan.
A do ti të jesh burrë?
Burrë është ai që duron trafikun, që nuk bezdis me drita, që nuk të vihet pas e të trysnon në shpejtësi, burrë është ai që udhëton i sigurtë për veten dhe të tjerët. Këtë burrë Zoti e do fort, i jep qetësi dhe durim, në çdo sprovë e qetëson dhe i jep mirësi. Për këta burra ka nevojë vendi, familja, shoqëria.
Zoti ju ruajt të gjithëve! /Publikuar në Facebook/