Skip to content
19 January, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

NGA HELIDON BUSHATI – Ka mënyra të ndryshme për të persekutuar Veriun, njëra është konçensioni Milot- Balldren

ShkodraWeb 8 October, 2022
edi rama helidon bushati

8 km rrugë që gjatë verës bëhen për 2 orë. Filloi si projekt në vitin 2018 dhe duhej të përfundonte në vitin 2021, por akoma vazhdojmë të presim, akoma nuk është hedhur lopata e parë. Ndërtim dhe mirëmbajtje për 17 km u firmosën 256 milion euro, ndërkohë që BE me standartet europiane të njëjtën gjë e ka parashikuar me 147 mililion euro, në kuadër të autostradës Adriatiko-Joniane. Pra, 109 milion euro më tepër për të njëjtën rrugë.

Për tu kujtuar: Në vitin 2019 zv/kryeministri Braçe e pat thënë që koncesioni nuk do bëhet pasi koncesionari nuk i është përgjigjur kontratës. Në tetor të vitit 2021 vetë ministrja Balluku,në Komisionin e Aktiviteteve Prodhuese, deklaroi që në mars të 2022 punimet do të fillonin patjetër. Jemi në tetor 2022 dhe përveç inagurimit periodik të fillimit të punimve që nuk fillojnë asnjëherë nuk ka asnjë zhvillim.

Qytetarët do presin edhe të paktën 4 vite të tjera në mënyrë që mos të jenë të detyruar të shpenzojnë 2 orë kohë për 8 km rrugë, apo më keq akoma mos të ndërmarrin fare rrugën e Veriut.

Saga abuziviste e oligarkut të qeverisë vazhdon. Jo më larg se para disa ditëve prokuroria ka filluar hetimin për po të njëjtin oligark, pasi dyshohet se me ndihmesën e pakursyer të një ish- ministreje të qeverisë Rama ka përfituar me dhjetra miliona Euro, proçedurë e tëra me dokumentacion të fallcifikuar në një prokurorim publik të rrugës Kardhiq-Delvinë.

Kujtojmë:

Në parlament, ditën enjte, ministrja Balluku duke dashur të justifikohej për mosfillimin e punimeve, tha se ky oligark nuk ka mundur dot në këto 4 vite të gjente financim për punimet që duhej të kryente, (kredi në banka) kështu do të ndodhë derisa gjeni oligarkë të lidhur me ju, të cilët nuk kanë kapacitetet e duhura për të ndërtuar dhe ndërkohë për çudi i jepni PPP. Ky është skandali i rradhës!

Oligarkut në fjalë ju dha koncesioni pikërisht pasi duhej të kishte kapacitetet, ekspertizën dhe financimet e veta për të kryer punimet. Ndërsa sot del qartazi që nuk ka asnjërën e astjetrën.

Fiton një tendër me dokumentacion të fallcifikuar në Kardhiq-Delvine, e në të njëtën kohë ka 4 vite që shkon nëpër banka për të gjetur financime pasi nuk i disponon vetë. Çudit nuk kanë të ndalur.

Por, çfarë ndodh ndërkohë me banorët e veriut dhe turistët e shumtë që duan të frekuentojnë destinacionet në Veri të Shqipëris? Qeveria shqiptare a ka një përgjigje për këtë situatë të paprecedent, me gjasa do u duhet që edhe për të paktën 4 vitet e ardhshme të “djeresijn” për të shkuar gjatë verës në Veri?

Fatkeqësisht, shihet qartazi se të presësh sot nga kryeministri Rama të bëjë rrugën Milot-Balldren me këto klientë qeveritarë që fitojnë tendera dhe koncesione miliona euro me letra të fallcifikuara, pasi nuk përmbushin kriteret për tu përzgjedhur, është njëlloj si ajo shprehja “prit gomar të mbijë barë”. /Nga deputeti i Shkodrës Helidon BUSHATI, publikuar në Facebbok/

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: “Bëmë provimin e maturës këmbëkryq, autoblinda qëndronte tek dera e…”, Gent Zenelaj: Kam qenë çoban me dhi
Artikull pasardhës: Luiza Gega nuk ndalet, e para në garën e 5 km në Itali dhe thyerje e rekordit kombëtar…

TË FUNDIT

rruga dom bosko asfaltimi 2026

Bllokohet qarkullimi i automjeteve, nis asfaltimi i rrugës “Don Bosko” në qytetin e Shkodrës…

ShkodraWeb 19 January, 2026 0
kqz kosove 2025

“Rinumërim në 28 komuna”, pas zgjedhjeve të pjeshme në Kosovë, KQZ merr vendimin e fortë…

ShkodraWeb 19 January, 2026 0
zgjedhje pd shkoder 2026

EMRAT – Zbulohen disa nga kandidaturat kryesore të propozuara nga baza për kryetar të PD Shkodër…

ShkodraWeb 19 January, 2026 0

TË FUNDIT

  • Bllokohet qarkullimi i automjeteve, nis asfaltimi i rrugës “Don Bosko” në qytetin e Shkodrës… 19 January, 2026
  • “Rinumërim në 28 komuna”, pas zgjedhjeve të pjeshme në Kosovë, KQZ merr vendimin e fortë… 19 January, 2026
  • EMRAT – Zbulohen disa nga kandidaturat kryesore të propozuara nga baza për kryetar të PD Shkodër… 19 January, 2026
  • VIDEO – “Shkel të drejtat e njeriut”, Berisha kundër projektit “Smart City” për monitorimin e qyteteve… 19 January, 2026
  • “Varros përfundimisht diplomacinë e karrierës”, Këshilli i Ambasadorëve kundër ligjit për sherbimin e jashtëm 19 January, 2026
  • Ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes me urdhër mbrojtje nga gjykata, arrestohet 53- vjeçari në Shkodër 19 January, 2026
  • E RËNDË – Humb jetën në Spitalin Rajonal të Shkodrës 16- vcjeçarja, policia jep informacionin e parë 19 January, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 19 janar 2026… 19 January, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e hënë, 19 janar 2026… 19 January, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë, 19 janar 2026… 19 January, 2026
  • Afati i fundit 31 janari 2026, a do të përmbyllet procesi i zgjedhjeve në disa degë të PD- së? 18 January, 2026
  • KRENARI – Gjen në anije borsetin me 8 mijë euro, 69- vjeçarja shqiptare e dorëzon në polici… 18 January, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

rruga dom bosko asfaltimi 2026

Bllokohet qarkullimi i automjeteve, nis asfaltimi i rrugës “Don Bosko” në qytetin e Shkodrës…

ShkodraWeb 19 January, 2026 0
kqz kosove 2025

“Rinumërim në 28 komuna”, pas zgjedhjeve të pjeshme në Kosovë, KQZ merr vendimin e fortë…

ShkodraWeb 19 January, 2026 0
zgjedhje pd shkoder 2026

EMRAT – Zbulohen disa nga kandidaturat kryesore të propozuara nga baza për kryetar të PD Shkodër…

ShkodraWeb 19 January, 2026 0
berisha smart city 2026

VIDEO – “Shkel të drejtat e njeriut”, Berisha kundër projektit “Smart City” për monitorimin e qyteteve…

ShkodraWeb 19 January, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.