
Teksa qesh se nuk qaj dot me modelin e ri të “heronjvë” demokratë “viktima” të gazit socialist, Ifalem heronjve të mi, i falem Çlirim Bajri Hebovija i cili në harresë përjeton dhimbjet e ferrit teksa sheh e nuk ndjen krahun kërcu paralizuar nga plumbi, ti bjeri lëkura copa- copa si gjethet në vjeshtë.
Teksa shoh me përbuzje Balli-nj e Nok-ëra që para kamerave pulisin sytë që po ja “verbon” policia e krimit, marr frymë thellë me gjoksin mushkëri-gjysmak e brinjë-munguar pershkruar nga plumbi por me shumë vrarë nga harresa e mosbegenisja.
Teksa shoh një subjekt në agoni e tkurrje të pafre që mundohet të stisë heronj të rinj në tentativë, kujtoj Brocin, Kryeziun, Bishanakun e Cekën, heronjtë e mi të heshtun e të harruar që akoma motivojnë më shumë se çupëlinat aspirante pushtetesh që shtriqen të paturp trotuarve në tentativë për të kaparuar llokma pushteti nesër…
Lavdi heronjve të mi, keqardhje për modelin e heronjve të stisur që i shitet brezave që po vijnë. /Nga Harris MURANA, publikuar në Facebook/




