Skip to content
12 March, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

NGA HARRIS MURANA – Arroganca e Lapajt tregues se ky vend ka nevojë për reformë të theĺlë politike…

ShkodraWeb 15 October, 2023
harris murana adriatik lapaj 2023

Dalja e fundit televizive e z. Lapaj, arroganca e tij në përdorimin e argumentit se gjërat e drejta bëhen nga njerëz vullnetmirë pavarësisht përkatēsisë partiake, me kthen rishtaz tek tema e boshtit ideologjik. Ky vend ka nevojë për reformë të theĺlë politike.

Idea që partitë do bënin të njëjtat gjëra po të ishin në pushtet, idea që partitë po i shesin thjesht nje produkt elektoratit dhe ideologjia ka marrë fund po gjen gjithnjë e më shumë përkrahës në realitetin shqiptar.

Kjo ndodh sepse dukshëm diferenca dhe ndasitë themelore mes forcave politike me kohën pothuajse jane zhdukur, pra mbizotëron mendimi se kushdo të qeverisë nuk ka shumë hapësirë për programe altetnative, po na thonë se ka nevojë thjesht për teknokratë të cilët shohin dhe flasin për nevojat subjektive të elektoratit, pra për njerëz “vullnetmirë që do bëjnë gjërat e drejta”.

Këto ide sempliciste, naive por që duket se zënë vend në elektoratin e tejlodhur dhe pafund të zhgënjyer kanë mbërritur deri aty sa të bëjnë që në vendin që kaloi diktaturën më të egër para jo më shumë se 3 dekadash, idetë marksisto-komuniste përfaqësuar nga z. Qorri, z. Llapaj, z.Shabani e të tjerë si këta, të kthehen në ide të pranueshme, biles së fundmi të kenë edhe mbështetje.

Për sytë dhe veshët e cdo konservatori (nëse vërtetë do të kishte të tillë) kjo do të duhej të ishte këmbanë alarmi. Shumëllojshmëria e subjekteve politike, si përfaqsuese të shtresave të caktuara, duhet të shihet si garanci demokracie por që kjo të jetë efikase do të duhej që sistemi zgjedhor të ndryshonte !, më së paku do duhej të kthehej maxhoritar i korektuar, si ai i para vitit 2005 ose idilikja do ishte maxhoritar i pastër.

Ky do ishte fillimi i një reforme politike që do të detyronte subjektet ti ktheheshin përzgjedhjes së “më të mirëve”, ti ktheheshin boshtit ideologjik i cili është përkatësi, është prejardhje, është gjak.

Kjo reformë si parim do të prodhonte deputetë gardianë dhe përçues të zërit, nevojave dhe problemeve të zonës që përfaqësojnë dhe jo ushtarë pa shtyllë kurrizore të kryetarëve autokratë që shfrytëzojnë subjektet për interesa personale.

Reforma politike do të duhej të sanksiononte përfundimisht dhe mosprekjen e mëtejshme të garantit tjetër të demokracisë Kushtetutës së Republikës, e cila është kthyer në “fletoren e papastër” të çdo “vullnetmiri që do të bëje gjëra të drejta” por që në thelb ka ambicien e vjetër të akaparimit të pushtetit me sloganin “për ju e nisim, për vete e bitisim”…! /Nga Harris MURANA, publikuar në Facebook/

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: “Një lajm i mirë për Shkodrën tonë”, Benet Beci: Jemi bashki përfituese e 500 mln lekë investim për ndriçimin publik…
Artikull pasardhës: SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 16 tetor 2023…

TË FUNDIT

belinda balluku spak 2025

“Goditja e korrupsionit në rangun e lartë, kusht për integrimin”, imuniteti i Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

ShkodraWeb 12 March, 2026 0
votimi balluku kuvend 2025

VIDEO – Partia Socialiste zyrtarizon qendrimin e saj për Ballukun, voton kundër heqjes së imunitetit…

ShkodraWeb 12 March, 2026 0
transport-publik

STATISTIKA – Shqiptarët ndër përdoresit më të shumtë të transportit publik në Europë…

ShkodraWeb 12 March, 2026 0

TË FUNDIT

  • “Goditja e korrupsionit në rangun e lartë, kusht për integrimin”, imuniteti i Ballukut, reagon Ambasada Gjermane 12 March, 2026
  • VIDEO – Partia Socialiste zyrtarizon qendrimin e saj për Ballukun, voton kundër heqjes së imunitetit… 12 March, 2026
  • STATISTIKA – Shqiptarët ndër përdoresit më të shumtë të transportit publik në Europë… 12 March, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 12 mars 2026… 12 March, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e enjte, 12 mars 2026… 12 March, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 12 mars 2026… 12 March, 2026
  • Zgjedhja e administratorit të ri, ja kur pritet të mblidhet sërish Bordi i Administrimit i UNISHK… 11 March, 2026
  • FOTO – Universiteti “Luigj Gurakuqi” prezanton në Lezhë ofertën dhe risitë e vitit të ri akademik… 11 March, 2026
  • VIDEO – “Situata po shkon drejt gjakderdhjes”, banorët e Baks- Rrjoll sërish protestë para SPAK, nxjerrin emrat… 11 March, 2026
  • Humb jetën në rrugë në lagjen Kiras 52- vjeçari, një zjarr përfshin ndërtesën dykatëshe në Rrenc… 11 March, 2026
  • DOSSIER – Vrasjet nga shteti komunist në kufirin Shqipëri-Mali i Zi ende pa drejtësi… 11 March, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkurë, 11 mars 2026… 11 March, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

belinda balluku spak 2025

“Goditja e korrupsionit në rangun e lartë, kusht për integrimin”, imuniteti i Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

ShkodraWeb 12 March, 2026 0
votimi balluku kuvend 2025

VIDEO – Partia Socialiste zyrtarizon qendrimin e saj për Ballukun, voton kundër heqjes së imunitetit…

ShkodraWeb 12 March, 2026 0
transport-publik

STATISTIKA – Shqiptarët ndër përdoresit më të shumtë të transportit publik në Europë…

ShkodraWeb 12 March, 2026 0
shtypi ditor

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 12 mars 2026…

ShkodraWeb 12 March, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.