Skip to content
20 July, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

NGA HAMDI JUPE – Të dashur protestues, boll me bulevardin, uluni shkruani Programin dhe Statutin e partisë suaj!

ShkodraWeb 8 June, 2026
hamdijupe protesta 2026

Pas shumë ditësh proteste ne bulevard në Tiranë dhe jashte saj anekend Europes, u muar vesh qartë. Në Shqiperi ekziston tanimë një elektorat as mavi, as blu, as gri. Nuk ështe ende e qartë se çfarë ngjyre ështe, por dihet se ështe kundër establishmentit aktual politik. Ata janë shqiptarë dhe bij shqiptarësh dhe kërkojnë ndryshime radikale në shoqëri.

Kjo dihej edhe më parë nga zgjedhjet e fundit lokale (Lexo: “Po vjen Altin Qori” në gazetën “Panorama”) dhe ato të fundit parlamentare. Ajo u rikonfirmua në mënyrën më të qartë tani në protestën në bulevard. Por çfarë vjen më pas? Duket se drejtuesit e protestës nuk e kanë fort të qartë këtë, prandaj ata kanë nevojë për leksione demokracie. Mësimi vjen duke lexuar Kushtetutën dhe ligjet.

Ata kërkojnë ndryshimin, por ndryshimi ka rregulla. Ju lutem, hiqeni nga përdorimi juaj i përditshëm sloganin “revolucion” që dëgjohet në protestë. Nuk ka më revolucion, domethënë nuk ka prerje kokash në demokraci, harrojeni Robespierin dhe Komunën e Parisit. Në demokraci ka vetëm zgjedhje të lira dhe të ndershme. Ato tregojnë realisht se sa ju vlen lëkura. Vlera juaj reale del nga kutitë e votimit.

A është e përgatitur kjo lëvizje të hyjë në zgjedhje të parakohshme? Jo, nuk është e përgatitur. Që të hysh në zgjedhje, duhet të krijosh parti politike. Vetëm këto mund të hyjnë në zgjedhje dhe vetëm pasi të kalojnë tre muaj kohë nga regjistrimi në gjykatë. Formalitete ligjore, por ja që nuk bën dot pa to. Demokraci do të thotë shtet ligjor.

Kurthi më i madh vdekjeprurës për këtë lëvizje, do të ishte sikur kryeministri Edi Rama t’i kërkonte Presidentit të Republikës shpërndarjen e parlamentit aktual dhe shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare brenda 45 ditësh, siç e thotë Kushtetua. Kjo do ta kapte lëvizjen e bulevardit në befasi “me brekë nëpër këmbë”. Ajo nuk do të mund të hynte fare në ato zgjedhje të parakohshme për arsyet që thamë më lart dhe atëhere, i gjithë entusiazmi revolucionar i saj do të shkonte për dhjamë qeni.

Zgjedhjet do t’i fitonte përsëri Edi Rama. Rama mund ta bëjë këtë kur t’i dojë qejfi, nëse ju vazhdoni me axhamillëkun tuaj. Vetëm se i dhimsen ato 35 milonë Euro të taksapaguesve shqiptarë që do të kushtonin zgjedhjet e panevojshme. Na rroftë pra, protesta bulevardeske.
Imediate për këtë lëvizje është hartimi i programit dhe i statutit të partisë së re me ide të qarta për të ardhmen, mbledhja e firmave përkatëse dhe regjistrimi i saj në gjykatë. Lereni bulevardin të qetë. Mbaroi faza e bulevardit, ka ardhur koha e Kushtetutës dhe e ligjeve. Nëse nuk i kanë vetë njohuritë e mjaftueshme në këtë fushë, le t’u drejtohen atyre qe dinë: juristëve dhe ekspertëve të tjerë të fushës.

Programi dhe statuti do t’i pastrojë shumë gjëra të papëlqyeshme, perversitete të protestave të deritanishme, duke ndarë shapin nga sheqeri dhe duke e bërë seroze atë në sytë e zgjedhësve shqiptarë. Ndryshe, janë të mbaruar, edhe pse të rinj në moshë. Këtë kanë bërë studentët në dhjetor të vitit 1990. Le të mësojnë prej tyre. Dëgjomëni mua, që po rropatem prej 36 vjetësh monopateve të thikta të politikës shqiptare.

Mos lejoni t’ju futin nën obrellat e tyre të shkarravitura partitë e vjetra që zunë myk ndër tempuj dhe as ato të reja të dështuara, si pemë pa kokrra. Ju nuk jeni ingranazhe për të shtyrë me zor përpara paaftësinë e tyre politike. Ju pretendoni të jeni tjetër gjë.

Zgjedhjet e radhës në Shqipëri janë ato për qeverisjen vendore, që zhvillohen pas një viti. A është e përgatitur kjo lëvizje për të hyrë në ato zgjedhje dhe të fitojë mjaftueshëm vota, sa për t’u bërë faktor politik në vend? Jo, nuk është, por mund të bëhet. Prandaj ka shumë punë për t’u kryer deri atëhere dhe koha një-vjeçare për në zgjedhjet lokale nuk është aleate e tyre. Ajo ikën shumë shpejt, prandaj duhet vrapuar, por me mendje në kokë. Ju lutem, ju dua shumë, mos kërkoni zgjedhje të parakohshme, se dilni si rruar – qethur prej tyre. Jeni akoma axhaminj në këtë fushë. Burrërohuni. /Nga Hamdi JUPE, gazetar, publikuar në Facebook/

Post navigation

Previous: DETAJET – Mbërriti pa shenja jete në spital, policia jep detaje për vrasjen e të riut 27- vjeçar…
Next: HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e martë, 9 qershor 2026…

TË FUNDIT

shtypi ditor

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 20 korrik 2026…

ShkodraWeb 20 July, 2026
moti sot

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë, 20 korrik 2026…

ShkodraWeb 20 July, 2026
horoskopi 2025

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e hënë, 20 korrik 2026…

ShkodraWeb 20 July, 2026

TË FUNDIT

  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 20 korrik 2026… 20 July, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë, 20 korrik 2026… 20 July, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e hënë, 20 korrik 2026… 20 July, 2026
  • Dyshohej se do ti bënin atentat Preng Gjinit të kthyer në Shqipëria, policia e Shkodrës arreston 2 persona 19 July, 2026
  • IN MEMORIAM – Myzafer Lesha, inxhinieri që ia kushtoi jetën energjisë dhe dijes… 19 July, 2026
  • FOTOLAJM – Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, 2 persona dërgohen me urgjencë në Spitalin e Traumës 19 July, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 19 korrik 2026… 19 July, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e diel, 19 korrik 2026… 19 July, 2026
  • UKSH lidh rrjetin e ri me stacionin e Dobraçit, do të ketë ndërprerje uji në Shkodër me 21 dhe 23 korrik 18 July, 2026
  • FOTO – Artistja shkodrane Sidita Islami vlerësohet në ekspozitën ndërkombëtare në Torino të Italisë 18 July, 2026
  • EMRI – I shpallur në kërkim nga Interpol Madrid, arrestohet në Malësi të Madhe 39- vjeçari… 18 July, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e shtunë, 18 korrik 2026… 18 July, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

shtypi ditor

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 20 korrik 2026…

ShkodraWeb 20 July, 2026
moti sot

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë, 20 korrik 2026…

ShkodraWeb 20 July, 2026
horoskopi 2025

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e hënë, 20 korrik 2026…

ShkodraWeb 20 July, 2026
preng gjini policia shkoder 2026

Dyshohej se do ti bënin atentat Preng Gjinit të kthyer në Shqipëria, policia e Shkodrës arreston 2 persona

ShkodraWeb 19 July, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.