Skip to content
12 July, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

NGA GJOKË JAKU – Ndotja mjedisore, akustike, terrori mbi qytetin, jetojmë një një çmendinë të hapur…

ShkodraWeb 6 July, 2025
gjok jaku 2025

Lezha, është një qytet relativisht i vogël për nga sipërfaqja, shtrirja, por me dëndësi të madhe demografike. Ndotja mjedisore, akustike, terrori mbi qytetin.

Është fakt, që përditë zgjimi i këtij qyteti bëhet nga altoparlantët e xhamisë në orën 5 të mengjesit, herë herë me një zë që shkon deri në fshatrat përreth.

Në orë 07.30 kercasin njëherësh 5 copë këmbana me diku 4-5 ton peshë, për tu përseritur disa herë në ditë.

Besimtarët e praktikantët e besimit katolik, e dinë mirë se në ç’orë bëhen ceremonitë në kishë, e kurrë se kuptova pse është e nevojshme të kërcasin gjithë ditën, herë për të njoftuar orën e të tjera për meshën, sikurse nuk e kuptoj efektin e kësaj zhurme shurdhuese në fakt?!

Si për të treguar sa të lumtur jemi, thuajse çdo natë, kur ora shënon 24.00, kërcasin fishekzjarret, nga më fuqishmet, e në ndonjë rast, “si padashje” drejtuar në ballkonin e tjetrit, një çmenduri e kohëve moderne.

Dasmat “kolektive”, janë bërë një “mode” që në fakt e kanë origjinën nga minoritetet me ngjyrë, e këtu në Lezhën tonë, nga L. Skenderbeg.
Orkestra, këngëtarë e D&J, që bërtasin jo më për shpinë e çiftit, por për gjithë qytetin deri në mesnatë.

(Kam bërë dy dasma për fëmijët e mi, jam kujdes që dhe zëri, volumi i tv në shpi, t’mos jetë më i lartë se kohën tjetër)

Se kujt i pëlqen e çfarë duan të tregojnë me këtë shfaqje, unë akoma se kam kuptuar?!

Si për të mos mjaftuar këto, prej kohësh, rrugët e qytetit janë pushtuar nën terrorin e makinave e motorrave, zhurma e të cilave s’kanë asnjë dallim nga armët e zjarrit. E këto nuk njohin as orar, ditë e natë.

Nuk ju mjafton zhurma e tmerrshme që krijojnë, por në masë drejtues të këtyre mjeteve, provojnë dhe limitet e shpejtësisë, dhe pse zonë e banuar me rrisk të lartë rreziku për jetën e sigurinë e njerëzve.

Policia është aty, i sheh përditë, i njeh dhe kujdeset që këta karagjozë t’mos ndjehen të shqetësuar.

Këto ditë, në rrjetet sociale, shkruhet se në Tiranë, policia bashkiake, na paskësh gjobitur një të moshuar 82- vjeçare, se ushqente macet e braktisura, me motivin për “Ndotje mjedisore”…

Po jetojmë kohë kontradiktash pafund, të dehur në masë, heshtim dhe pse dhunohemi, dhe pse jemi të pambrojtur nga një shtet që as sheh e as degjon, jetojmë një një çmendinë të hapur. /Nga Gjokë JAKU, publikuar në Facebook/

Post navigation

Previous: VIDEO – Kapen mbi 40 mijë rrënjë kanabis në Dukagjin dhe Malësi e Madhe, procedohen 10 persona…
Next: Lajme të këqija për Jamal Musialën pas dëmtimit në ndeshjen me PSG, Bajerni jep informacionin zyrtar

TË FUNDIT

ditmir bushati protesta koncerti 2026

NGA DITMIR BUSHATI – Shqipëria ka nevojë edhe për protesta edhe për koncerte…

ShkodraWeb 12 July, 2026
alban thika marjana koceku 2026

NGA ALBAN GJ. THIKA – Marjana Koçeku, mblidh 10 mijë firma që rikonfirmojnë besimin ndaj teje si deputete e pavarur

ShkodraWeb 12 July, 2026
full hd.04_32_41_13.Still070

VIDEO – Aleksandër Koçeku dyshohet se ra në pritë, 25 gëzhoja nga e njëjta armë në vendngjarje…

ShkodraWeb 12 July, 2026

TË FUNDIT

  • NGA DITMIR BUSHATI – Shqipëria ka nevojë edhe për protesta edhe për koncerte… 12 July, 2026
  • NGA ALBAN GJ. THIKA – Marjana Koçeku, mblidh 10 mijë firma që rikonfirmojnë besimin ndaj teje si deputete e pavarur 12 July, 2026
  • VIDEO – Aleksandër Koçeku dyshohet se ra në pritë, 25 gëzhoja nga e njëjta armë në vendngjarje… 12 July, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 12 korrik 2026… 12 July, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e diel, 12 korrik 2026… 12 July, 2026
  • U gjet i vrarë në automjetin e tij në rrugën Prekal- Kir, ishte nën hetim për vrasjen e Pavlin Prekës… 11 July, 2026
  • MINUTA E FUNDIT – Gjendet i vrarë në automjet një shtetas, ngjarja e rëndë në aksin Prekal- Kir… 11 July, 2026
  • NGA ALBERT VATAJ – “Porta e Parajsës”, një nga stolitë më mbresëlënëse arkitekturore të traditës islame 11 July, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e shtunë, 11 korrik 2026… 11 July, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e shtunë, 11 korrik 2026… 11 July, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e shtunë, 11 korrik 2026… 11 July, 2026
  • Pse deputetja e pavarur i fut në një “thes” të gjithë deputetët, edhe veten e saj…përballë vezëve?! 10 July, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

ditmir bushati protesta koncerti 2026

NGA DITMIR BUSHATI – Shqipëria ka nevojë edhe për protesta edhe për koncerte…

ShkodraWeb 12 July, 2026
alban thika marjana koceku 2026

NGA ALBAN GJ. THIKA – Marjana Koçeku, mblidh 10 mijë firma që rikonfirmojnë besimin ndaj teje si deputete e pavarur

ShkodraWeb 12 July, 2026
full hd.04_32_41_13.Still070

VIDEO – Aleksandër Koçeku dyshohet se ra në pritë, 25 gëzhoja nga e njëjta armë në vendngjarje…

ShkodraWeb 12 July, 2026
moti 2025

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 12 korrik 2026…

ShkodraWeb 12 July, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.