Skip to content
16 June, 2025
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

bashkepunime shwm 88
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Kryesore
  • Opinione

NGA GJERGJ MARKU – Beneti thur projekte dhe nuk “tjerrë” llafe boshe…!

ShkodraWeb 28 April, 2023
benet beci gjergj marku 2023

Benetin e njoh që në kohë të rinisë së hershme kur erdhi si ai djaloshi atipik për kohën në qytetin e vogel te Rrëshenit, i shkolluar ekselent në Universitetin e Ekonomisë. Ashtu i qetë, i shtruar, fjalëpak, specialist i shkallës së lartë, detajist i kuruar në imtësi, e merrte fjalën pa tepri, sipas “rendit dhe kuvendit”, por me shumë peshë, cka tregonte dhe kulturën e genit. Kudo ku ai ka punuar, ka lënë gjurmë të thella në institucione të ndryshme financiare deri sa erdhi “produkti” më kredibël si institucion zhvillimor, jo vetëm për sytë e opinionit publik, menaxherëve të ndryshëm vendorë apo gjetkë deri tek qeveritë shqiptare, por dhe për ekspertët e donatorëve dhe organizatave të rëndësishme ndërkombëtare, pikërisht Fondi Shqiptar i Zhvillimit, i rritur që në embrion nga duart e tij. Do të kalojnë vite e dakada dhe ky institucion duket se do të mbajë të shënjuar fort emrin e Benet Becit, sepse rishtarët mbeten rishtarë të përjetshëm.

Nuk është e lehtë, aspak e lehtë, që të krijosh tipologjinë e nje njeriu vizionar, të fisëm e human që din të bëjë punë konkrete e jo të tjerrë llafe. Kauzën e tij jetësore, që ky vend mund të bëhet, ai kurrë nuk e ka humbur, përtej ritualit tone prej vajtojcash se “këtu nuk jetohet, këtu nuk bëhet dot asgjë etj etj”, Beneti i ka vënë perballë projekte që shkojnë direkt tek qytetari i thjeshtë i ketij vendi. Përmes këtij vizioni me projekte konkrete u ka dhënë jetë jo vetëm qendrave urbane, por dhe maleve, bjeshkëve, natyrës, që të bashkëjetohet në harmoni me to,e nga ana tjeter te mos hidhen pas krahëve edhe trashëgimitë tona kulturore, historike dhe natyrore të pamata nga Jugu në Veri. Po sjell një rast, meqë si publicist shtegtimet nëpër zonat turistike dhe përshkrimet me dokumentare e reportazhe, i kam në pasionin tim të fortë, dy dekada më parë i shpreha një ëndërr për Rrugën e Lurës që për dekada ka qenë kthyer në makth për banorët e zonës nga Mirdita e deri në Dibër. Mbaj mend, që në kohë rekord punoi me projektin e dy lote-ve për Përlat-Urakë-Burrel, ndërkohë që me dy lote-t e tjera po avancohet këto kohë. Dhe sot njerezit e ketyre viseve e bekojne epjen e tij unike për t’i zhvilluar zonat turistike të vendit me projekte konkrete të shpejta dhe jo frazeologji “ekzotike”.

Në perceptimin tim, Benetin gjithnjë e kam parë si një “mekanizëm njerëzor” që funksionon ndryshe nga ai tradicional, ka qenë gjithnje aty ku rrallëkush mund të jetë, tek ato projekte sociale apo humanitare por dhe zhvillimore që japin impakte të forta për sot e në të ardhmen. Me punët e tij, me ndihmën e tij, me fjalën e tij, me projektet e tij ai ka “prekur” e impaktuar aty ku një shteti pak i bie ndërmend “sa për të larë gojën”, pikërisht tek NJERIU. Rrallë drejtues e ka parë Malësinë dhe Bjeshkët dhe Njeriun e tyre me optikën e Poleve zhvillimore turistike si ai.

Këto kohë e kam ndjekur aktivitetin e tij në garimin për kreun e bashkisë në Shkodër. Për mua është një model i rrallë që shperfaqet në këto vite tranzicioni. Beneti e ka nisur me sinqeritet siperor këtë garë, qëkurse u shpreh publikisht se “unë nuk jam politikani tipik, as socialisti tipik. Unë jam njeri i punës, jo shumë i fjalëve. Ka plot kolegë që e bëjnë atë punë shumë më mirë se unë, politika nuk duket se është rruga ime. Karriera ime është ajo e menaxherit dhe administratorit të punëve publike; këtë punë kam bërë për më shumë se 20 vite. E gjithë përvoja ime është me i kthy idetë në projekte, projektet në punë konkrete të prekshme”.

E në fakt, po ta shohësh me kujdes, ai po ndjek ditë për ditë, takim pas takimi, këtë “matricë” veprimesh qëkurse u tërhoq nga mandati i deputetit për të hyrë në palcën e halleve të Shkodrës, por dhe të historisë së saj zëmadhe, duke përbashkuar historinë e trashëguar me të sotmen “gri”, dhe të ardhmen shpresëdhënëse, të projektuar saktësisht.

Shkodra dhe shkodranët, mendoj se duhet ta kuptojnë atë, përtej socialistit dhe demokratit, është koha kur Shkodra nuk ka nevojë për politikë démodé si forcë zakoni, ky qytet, ku unë pata fatin të jem diplomuar në mësuesi, ka nevojë t’i kthehet shkëlqimit të dikurshëm dhe të jetë një nga polet më të rëndësishme të zhvillimit, jo vetëm brenda vendit por dhe atij rajonal.

Për mua Shkodra është shumë më e bukur se Tirana; ka histori, traditë, kulturë, frymë bisnesi, frymë arti, humor sinergjik, mund të ketë ritëm rinor më shumë se metropoli, por është keqmenaxhuar më për faqe të zezë se cdo fshat i humbur i Shqipërisë. Qeveritë e kanë përdor atë sipas interesit, e djathta si bastion votash, e majta për t’i kthyer reston e mosvotimit. Për fat të keq, kështu u zhbë “Hirushja e Veriut” të Vendit me pa të drejtë.

Tashmë Shkodra ka nevojë për t’ia kurdisur “zemrekun e orës” në anën e duhur nga një njeri që sheh e vepron përtej këtyre sherrnajave, që e don me shpirt atë, që ka vizionin dhe prakticitetin për ta bërë atë, dhe ky e them me plot gojën është Benet Beci, të cilin personalisht e perceptoi si “Kryeministrin e Veriut”!… /Nga Gjergj MARKU, gazetar/

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Continue Reading

Artikull para: “Dëgjova me kënaqësi çdo sugjerim te tyre”, Kristian Shkreli takime në “Kinoklub” e Ullishte, në fokus kërkesat e të rinjve
Artikull pas: Kiara merr në menaxhim faqen e re në Instagram të Luizit, në pak minuta regjistrohet mbi 136 mijë fansa

TË FUNDIT

varrimi pellumb pellumbi 2025
  • Dossier

FOTOLAJM – Varrimi i i 17- vjeçarit Pellumb Pëllumbi në Shkodër dhe thirrjet kundër diktaturës komuniste më 1990

ShkodraWeb 15 June, 2025
saimir rrustemi hapesira publike velipoje 2025
  • Aktualitet

VIDEO – “Janë prioritet i Bashkisë Shkodër”, lirimi i hapësirave publike në Velipojë, flet Saimir Rrustemi

ShkodraWeb 15 June, 2025
makine velipoje 2025
  • Aktualitet

VIDEO – Bëri “spektakël” në rërë në Velipojë, gjobë 40 mijë lekë dhe heqje patente shoferit…

ShkodraWeb 15 June, 2025

TË FUNDIT

  • FOTOLAJM – Varrimi i i 17- vjeçarit Pellumb Pëllumbi në Shkodër dhe thirrjet kundër diktaturës komuniste më 1990 15 June, 2025
  • VIDEO – “Janë prioritet i Bashkisë Shkodër”, lirimi i hapësirave publike në Velipojë, flet Saimir Rrustemi 15 June, 2025
  • VIDEO – Bëri “spektakël” në rërë në Velipojë, gjobë 40 mijë lekë dhe heqje patente shoferit… 15 June, 2025
  • NGA ALBERT VATAJ – Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër 15 June, 2025
  • VIDEO – Operacioni “Koordinata”, kapen dhe asgjesohen mbi 12 mijë rrënjë kanabis në Shkodër, procedohen disa persona… 15 June, 2025
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 15 qershor 2025… 15 June, 2025
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e diel, 15 qershor 2025… 15 June, 2025
  • Vllaznia U-19 e Elvis Plorit fiton turneun “Eagle Cup”, mjafton goli i Kubazit për të mposhtur Hellas Verona 14 June, 2025
  • EMRI – Vritet me thikë në Itali shqiptarja 45- vjeçare, nënë e sy fëmijëve, dyshohet ish- bashkëshorti 14 June, 2025
  • FOTOLAJM – 35 vjet më parë do të ekzekutohej në postën kufitare të Hanit të Hotit i riu shkodran… 14 June, 2025
  • Arrestohet 40- vjeçari në Shkodër, i dehur në drejtim të makinës, në kërkim edhe 45- vjeçari nga Velipoja 14 June, 2025
  • VIDEO – “Pajtohuni ju të dy…”, Gjergj Luca ndërmjetës mes Trump dhe Musk: Ne rrimë edhe pa bukë… 14 June, 2025
ame sidebar

TË FUNDIT

varrimi pellumb pellumbi 2025
  • Dossier

FOTOLAJM – Varrimi i i 17- vjeçarit Pellumb Pëllumbi në Shkodër dhe thirrjet kundër diktaturës komuniste më 1990

ShkodraWeb 15 June, 2025
saimir rrustemi hapesira publike velipoje 2025
  • Aktualitet

VIDEO – “Janë prioritet i Bashkisë Shkodër”, lirimi i hapësirave publike në Velipojë, flet Saimir Rrustemi

ShkodraWeb 15 June, 2025
makine velipoje 2025
  • Aktualitet

VIDEO – Bëri “spektakël” në rërë në Velipojë, gjobë 40 mijë lekë dhe heqje patente shoferit…

ShkodraWeb 15 June, 2025
IMG_3792
  • Dossier

NGA ALBERT VATAJ – Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

ShkodraWeb 15 June, 2025
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.