Skip to content
19 May, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

NGA GJERGJ LEKA – Koha të kthejmë sytë edhe jashtë mureve të kryeqytetit, “Bilbilat…” spektakël magjik

ShkodraWeb 13 April, 2026
gjergj leka bilbilat 2026

Kthehem nga Shkodra me një eksperiencë të re super pozitive, nuk thonë kot, sa do rrosh do mësosh… I ftuar nga drejtoresha e Qëndrës Kulturore për fëmijë Shkodër, Orjeta Kelaj, mora pjesë në jurinë e festivalit të madh të talentit Shkodran “Bilbilat e Shkodrës këndojnë”, sëbashku me profesionistë të mirëfilltë si Zef Çoba, Ilir Zoga e Mimoza Rakaj.

Kisha kohë që nuk kisha dëgjuar kaq talente të vegjël mbledhur së bashku, kisha kohë që nuk kisha dëgjuar një nr të madh koresh fëmijësh nga shkollat e qytetit të konkuronin sëbashku, kisha kohë që nuk kisha menduar kaq shumë…

Në një kohë që në Tiranë merren lek (dhe jo pak) nga institucione e sponsor për konkurse e festivale fëmijësh shumë herë pa nivel e shumë herë të tjera organizohen festivale ku prindër pafund kujtojnë se paguajnë kompozitor por në fakt paguajnë Robotët e IA, në Shkodër vetëm një qëndër kulturore e qytetit arrin të mbledhë më shumë se 500 fëmijë, nga të cilët pjesa më e madhe me nivel shumë të lartë artistik e interpretativ. Me gjithë çmimet e shumta që ndamë si juri e këtij konkursi me siguri e them që ishte jashtë mase e vështirë të linim jashtë çmimeve shumë talente të tjerë. Ndaj mendoj që ka ardhur koha të kthejmë sytë edhe jashtë mureve të kryeqytetit.

Jam pa fjalë nga ky organizim magjik, nga puna e shkëlqyer e Orjeta Kelaj, nga përkushtimi dinjitoz i pedagogëve që përgatisin këto talente si dhe një falenderim i veçantë për të gjitha familjet Shkodrane që mbajnë në gjirin e tyre thesare të tilla.

Për sa më përket mua si Gjergj, tashmë kam bërë zgjedhjet e mia për shumë nga talentet që dëgjova për ti afruar e promovuar në aktivitetet kryesore që unë e stafi im organizojmë. Mes tyre nuk janë thjesht ato që morën çmimet e festivalit por edhe të tjerë që nuk arritëm dot ti vlerësonim me çmime. Në fund të fundit një diplomë e dhënë nuk është gjithçka por është skena dhe promovimi real ajo që çdo talent ka nevoj. Edhe njëherë faleminderit Orjeta që më dhe mundësinë të mbushesha kaq shumë shpirtërisht me këtë spektakël magjik. /Nga Gjergj LEKA, publikuar në Facebook/

Post navigation

Previous: HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e hënë, 13 prill 2026…
Next: VIDEO – Zëvendëskryeministrja Koçiu inspekton punimet, rruga Zogaj- Shirokë drejt përfundimit…

TË FUNDIT

ervin dushi 2026

VIDEO – Dhunohet fizikisht gazetari i njohur shkodran, akuzon pronarin e rrjetit të marketeve, policia e identifikon

ShkodraWeb 18 May, 2026
mark molla unishkk 2026

Bordi i Administrimit merr vendimin, edhe për të paktën 1 vit Mark Molla është administrator i UNISHK

ShkodraWeb 18 May, 2026
shkodra youth cup 2026

VIDEO – Përfundon “Shkodra Youth Cup”, morën pjesë 14 ekipe, fitues u shpall gjimnazi “Oso Kuka”…

ShkodraWeb 18 May, 2026

TË FUNDIT

  • VIDEO – Dhunohet fizikisht gazetari i njohur shkodran, akuzon pronarin e rrjetit të marketeve, policia e identifikon 18 May, 2026
  • Bordi i Administrimit merr vendimin, edhe për të paktën 1 vit Mark Molla është administrator i UNISHK 18 May, 2026
  • VIDEO – Përfundon “Shkodra Youth Cup”, morën pjesë 14 ekipe, fitues u shpall gjimnazi “Oso Kuka”… 18 May, 2026
  • DOKUMENTI – Ervin Salianji ankesë zyrtare për përjashtimin nga gara në PD, ja çfarë kërkon ish- deputeti 18 May, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 18 maj 2026… 18 May, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e hënë, 18 maj 2026… 18 May, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë, 18 maj 2026… 18 May, 2026
  • FINAL 4 – Vllaznia me fat, mbetet në krye të Superiores, Egnatia shemb me “poker” Elbasanin… 17 May, 2026
  • FIFA tjetër “shuplakë” Vllaznisë, i bllokon sërish merkaton pasi nuk shleu detyrimet për gjyqet e humbura… 17 May, 2026
  • FENOMENI – PD rrezikon të humbë mbështetjen e gjysmës së popullsisë shqiptare, vajzava dhe grave… 17 May, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e diel, 17 maj 2026… 17 May, 2026
  • Bullgaria fiton Festivalin Europian të Këngës, Alis me “Nân” renditet vetëm në vendin e 13- të… 17 May, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

ervin dushi 2026

VIDEO – Dhunohet fizikisht gazetari i njohur shkodran, akuzon pronarin e rrjetit të marketeve, policia e identifikon

ShkodraWeb 18 May, 2026
mark molla unishkk 2026

Bordi i Administrimit merr vendimin, edhe për të paktën 1 vit Mark Molla është administrator i UNISHK

ShkodraWeb 18 May, 2026
shkodra youth cup 2026

VIDEO – Përfundon “Shkodra Youth Cup”, morën pjesë 14 ekipe, fitues u shpall gjimnazi “Oso Kuka”…

ShkodraWeb 18 May, 2026
salianji ankese pd zgjedhje berisha 2026

DOKUMENTI – Ervin Salianji ankesë zyrtare për përjashtimin nga gara në PD, ja çfarë kërkon ish- deputeti

ShkodraWeb 18 May, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.