Skip to content
20 January, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

NGA GJEKË MARINAJ – 30 vjet dashuri në të gjitha kuptimet e fjalës…

ShkodraWeb 30 October, 2022
gjek dusita marinaj

U mbushën plot 30 vjet nga dita e martesës me Dusitën. Por jemi njohur 3 muaj para martesës. Ndoshta 3 muajt më të gjatë të jetës, por duhet të prisnim edhe pak. Të dy emigrantë të ardhur nga dy shtete komuniste vetëm pak ditë para se të takoheshim për herë të parë në Dallas të Teksasit. Të dy pa para, pa gjuhë angleze, pa makinë për të shkuar në punë, pa asnjë mik tek i cili mund të shkonim këmbë.

Fitonin vetëm 80 dollarë në javë, ndaj u desh të prisnim 3 muaj të kishim para për të blerë 2 unaza të holla ari, një palë gërshërë për të qethur flokët e njëri-tjetrit dhe 75 dollarë për të paguar gjykatësin për shërbimin martesor dhe certifikatën e martesës. Të gjitha këto i arritëm brenda 3 muajsh dhe me 31 tetor 1992 , në ora 5 pasdite, menjëherë pas pune, u prononcuam nga gjykatësi TË MARTUAR dhe puthëm njëri-tjetrin për herë të parë në sy të dikujt tjetër. Që atë ditë dashuria jonë e vërtet jeton dhe rritet nëpërmes të vërtetave të vogla, kujtimeve të bukura dhe çudirave të mëdha. Ja vetëm disa pre tyre:

Gjithmonë kemi pasë dhe kemi dashuri, mirëkuptim dhe libra me bollëk. Pak javë pas martesës edhi koha për të qethur flokët edhe arritëm të blinim një pajisje elektrike për ta lehtësuar punën. Në provën e parë, Dusitës i iku dora dhe në drejtim të dorës së saj pajisja la një vijë të trashë dhe të bardhë në kokën time. Qeshëm gjatë dhe iu desh patjetër të më qethte kokën zero. Që nga ajo ditë Dusita është gjithmonë stilistja e flokëve të mi. Ngaqë asnjëri prej nesh nuk fliste dot anglisht, komunikimi ynë i parë ka qenë në gjuhën Serbe.

Dusita akoma e ruan letrën e parë që i kam shkruar në Serbisht menjëherë pas njohjes: “Dusita, mora vesh se je rumune me origjinë serbe që jeton në Dallas. Vërtet!?:-) Mund ta bëj jetën tënde pak më interesante duke të ftuar për një drekë me një shqiptar në një restorant italian ku mund të shkojmë këmbë dhe është me çmime të arsyeshme? Pranoje ftesën time, ju lutem 😊…”.

Një herë tjetër, kur po afrohej dita e afatit për të dorëzuar disertacionin tim në Universitetin e Teksasit në Dallas, e gjeja veten duke lexuar dhe shkruar rreth 20 orë në ditë. Një ditë, Dusita erdhi dhe m’u lut ta shoqëroja në tavolinë. Do vij i thashë. Më vonë erdhi prapë, “Hajde të lutem, po ftohet gjella me mish pule që kam bërë”. Patjetër, i thashë, vetëm një minutë. Edhi prapë më vonë, më përqafoi nga mbrapa karriges dhe më kapi përdore, duke më thënë me të qeshur: Tani insistoj të vish për të ngrënë.

Shkova. Në tavolinën e shtruar si gjithmonë me shumë shije, gjeta mes tjerash një sallatë të gjelbër dhe peshk me perime. Ju më thatë se kishe bërë gjellë me mish pule? “Po, vërtet ashtu të thashë. Kur të kërkova të vish në mëngjes, kisha bërë vezë dhe diçka tjetër. Gjellën me mish pule e pata bërë për drekë. Tani është ora 8:45 e darkës, zemër, dhe bëra peshk”, shtoi me të qeshur. Pra e kisha humbur keq orientimin me kohën, por kurrë dashurinë, qetësinë dhe mirëkuptimin e saj.

Sa e sa herë kur gjendem me punë në cepin tjetër të globit në praninë e bukurive të mahnitshme natyrore, mes ambienteve më magjike letrare e artistike, pranë femrave me zgjuarsi, klas dhe bukuri të pa imagjinueshme, në restorantet më me zë të botës – apo në skajin e kundërt të të gjitha këtyre veçorive, gjithmonë jam me Dusitën dhe dua të shkoj sa më parë te Dusita. Sot, pas 30 vjetëve së bashku, sikur të më duhej të gjeja një dashuri të re, do të shkoja pa hezitimin më të vogël përgjatë të gjithë rrathëve të Dantes në kërkim të saj për ta filluar jetën me të edhe një herë nga e para. Për mua, fati më i madh në jetë është kur njeriu do dikë me gjithë shpirt, jo kur të do dikush me gjithë shpirt. Por kur të dyja opsionet janë brenda një dashurie, si kjo e jona, fjalët “jetë” dhe “dashuri” duhen përkufizuar në fjalë me kuptim më të madh se sa kanë. /Nga Gjekë MARINAJ, publikuar në Facebook/

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: “Dëme të parikuperueshme tek “Kafja e Madhe” dhe “Gjuhadoli'”, KLSH kallëzim penaj ndaj ministrisë dhe DRTK Shkodër
Artikull pasardhës: EMRI – Atentat në Tiranë, ja kush është 39 vjeçari nga Lezha me dy emra që u vra me breshëri plumbash….

TË FUNDIT

pjeter meshkalla monika urtari 2026

E TRISHTË – Humbi jetën nga problemet me zemrën, shkolla ku mësonte mesazh prekës për 16- vjeçaren

ShkodraWeb 19 January, 2026 0
rruga dom bosko asfaltimi 2026

Bllokohet qarkullimi i automjeteve, nis asfaltimi i rrugës “Don Bosko” në qytetin e Shkodrës…

ShkodraWeb 19 January, 2026 0
kqz kosove 2025

“Rinumërim në 28 komuna”, pas zgjedhjeve të pjeshme në Kosovë, KQZ merr vendimin e fortë…

ShkodraWeb 19 January, 2026 0

TË FUNDIT

  • VIDEO – Vllaznia e dyta, vetëm 2 pikë larg Egnatias kryesuese, kuqeblutë mundin Dinamon në Tiranë… 19 January, 2026
  • E TRISHTË – Humbi jetën nga problemet me zemrën, shkolla ku mësonte mesazh prekës për 16- vjeçaren 19 January, 2026
  • Bllokohet qarkullimi i automjeteve, nis asfaltimi i rrugës “Don Bosko” në qytetin e Shkodrës… 19 January, 2026
  • “Rinumërim në 28 komuna”, pas zgjedhjeve të pjeshme në Kosovë, KQZ merr vendimin e fortë… 19 January, 2026
  • EMRAT – Zbulohen disa nga kandidaturat kryesore të propozuara nga baza për kryetar të PD Shkodër… 19 January, 2026
  • VIDEO – “Shkel të drejtat e njeriut”, Berisha kundër projektit “Smart City” për monitorimin e qyteteve… 19 January, 2026
  • “Varros përfundimisht diplomacinë e karrierës”, Këshilli i Ambasadorëve kundër ligjit për sherbimin e jashtëm 19 January, 2026
  • Ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes me urdhër mbrojtje nga gjykata, arrestohet 53- vjeçari në Shkodër 19 January, 2026
  • E RËNDË – Humb jetën në Spitalin Rajonal të Shkodrës 16- vcjeçarja, policia jep informacionin e parë 19 January, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 19 janar 2026… 19 January, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e hënë, 19 janar 2026… 19 January, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë, 19 janar 2026… 19 January, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

dinamo vllaznia 2026

VIDEO – Vllaznia e dyta, vetëm 2 pikë larg Egnatias kryesuese, kuqeblutë mundin Dinamon në Tiranë…

ShkodraWeb 19 January, 2026 0
pjeter meshkalla monika urtari 2026

E TRISHTË – Humbi jetën nga problemet me zemrën, shkolla ku mësonte mesazh prekës për 16- vjeçaren

ShkodraWeb 19 January, 2026 0
rruga dom bosko asfaltimi 2026

Bllokohet qarkullimi i automjeteve, nis asfaltimi i rrugës “Don Bosko” në qytetin e Shkodrës…

ShkodraWeb 19 January, 2026 0
kqz kosove 2025

“Rinumërim në 28 komuna”, pas zgjedhjeve të pjeshme në Kosovë, KQZ merr vendimin e fortë…

ShkodraWeb 19 January, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.