
Asgjë se bën të veçantë një vend, një qytet, një shoqëri, po nuk pati heronjë, dhe ata si kanë munguar kurrë qytetit tim.
Veprimi i këtyre heronjve qendron po aq krenar sa edhe modestia e jetës, nga ku kanë jetuar e jetojnë si shembull jo vetëm tek familjarët, por për të gjithë ne.
Qyteti im ka shumë e shumë heronj ndër vite, shekuj, dhe ai që dua sot ta kujtoj është mësues.
“Vlera e mësuesit dhe pesha e qiellit, nuk mund të matet kurrë”, thoshte një nga filozofët.
Të jeshë mësues, nuk do thotë vetëm të japish atë çfarë ka libri, por ta kuptosh bashkë me nxënësit arsyen, shkakun, ta ndjeshë atë çfarë dhe si ndihet nxënësi. Të jeshë mësues do thotë të formosh e japish vlerë jete njeriut me gjitha dimensionet e tij.
Vitet e para të një tranzitcioni që duket se zgjatet e zgjatet pafundësisht, ata vite kur gjithçka kishte dalur nga harku i ndjesisë së njeriut shqiptar, i rritur dhe i kalitur në parulla mbijetese, ku instikti nuk kishte mëndje, dhe mendja tek një pjesë e dukshme nuk arsyetonte, aty nga fund shkurti i vitit 1992, qyteti i Shkodrës ishte zgjuar me frymën e asaj kohe.
Lajmet shkonin e vinin, dikush fliste për atë çfarë ishte ndaluar dikur, e nostalgjikët e pakët në qytetin rebel e të pa kompromentueshëm të regjimit, mbronin nën zë kohën e para pak viteve. Por të gjithë kishin një shpresë, e cila akoma thuhet po në të njëjtën frazë; shpresojmë të bahet mirë për k’ta t’rinj, se ne hajt….
Por, në orët e paradites të asaj dite, filloj si një vegim që zbret nga mali, a ndoshta nga një erë shiroku a tufan veriu të hapej një lajm që shtangu qytetin, ku çdo njeriu i ishte ndalur pak fryma e muskujt e zemrave kishin filluar të pulsonin më shpesh se në ritmin normal, dhe si pa dashje ashtu duke dëgjuar e kaluar lajmin fjalë pas fjale, si pa dashje lotët e shumë njerëzve ishin shfaqur në sytë e tyre;
Në shkollën “Ndre Mjeda”, ishte plagosur një mësues duke mbrojtur nxënësin e tij!
Mësuesi Fiqiret Hoxha, nuk kishte lejuar që nxitimi i një vrulli kuturu të kohës së turbullt që nxorri po të njëjtat vlera, të bëhej shkak që vlera aq e bekuar që mbart mësimi të marri jetë njeriu.
Ai, i kishte dalë përballë të keqes, me trupin e tij që deri atë ditë kishte ecur me qindra kilometra fizikisht për ta shpërndarë dijen, dhe atë moment në vetkoshjencën e didikimit të viteve e viteve për brezat, kishte bërë që ta vuloste në sakrificë jete.
Veprimi i mësuesit fisnik ishte shtyrë nga instiktet që krijohen nën trashigim brezash, në edukatë që transmetohet në genet njërëzore ku “uni” bie poshtë dhe trajta e dimensionit fiton vlera unike që gdhënden në gurët historik të vendeve ku jetojmë.
Me k’to vlera kishte vrapuar fëmijërisë së tij, kishte shpejtuar në rininë e tij, ishte brymosur në burrërinë e tij, ndaj nuk kishte bërë kompromis me të keqen, por kishte mohuar për një çast jetën personale, kishte vendosur atë në gjendje prindi siç ishte, dhe me zemrën e tij, me trupin e tij, me shpirtin e tij, i kishte thënë “ndal” babëzisë.
Heroin tim, që e kisha parë heshturazi vitesh kur kalonte mes lagjes ku banoja, e takova shumë vite më vonë. Qetësia e tij, butësia e të folurit, sytë e thellësisht të perqendruar në shikim, flokët e tij të bardhë më thanë shumë!
Në çdo bisedë që bëra, kurrë se përmendi veprimin e tij, kurrë nuk mi tregoj titujt që kish marrë, ai nuk krenohej, modestia e tij ishte parim po aq sa dhe përkushtimi i tij.
Koha që vrapon rrufe, na solli atë që se kishim menduar kurrë, asnjë imagjinatë nuk kishte përshkruar vitin 2020’të kur në fillim të tij bota do mbyllej. Ata muaj ishin izolimi që na dha shumë por na morri shumë më shumë.
Gjatë atyre muajve, krenaria e qytetit tonë kishte kaluar disa probleme kardiake dhe mjekët në Ankara kishin bërë gjithçka të mundur që problemet e shfaqura t’i kalonte. Por duket se zemra kishte planifikuar një rrugë të gjatë, më të gjatën, më të heshturën e kohërave që njerëzimi kishte njohur. Dhe natën e 2 prillit heroi im, “Krenaria e Qytetit”, mbajtësi i titullit presidencial “Medalje Trimërisë Civile”, kaloi në amshim.
Njeriu që bëri veprimin e pa zakontë, zgjodhi qetësisht kohën më të pa zakontë, pa shqetësuar askënd, të shtegtonte, si sot pesë vite më parë.
Atje në Anadollin e largët prehet një nga qytetarët më të denjë të qytetit tonë, i cili dha brezave dijen, dhe qytetarëve mesazhin se shkolla nuk është institucion i krimit, por auditor nga ku rritet e ardhmja e një vendi.
Ndoshta një ditë ndonjë zyrtar apolitik, do mendoj që një nga shkollat e qytetit të mbaj emrin e tij, ia kemi borxh.
Krenar që të njoha nga afër mësues Fiqiret Hoxha, si dje, sot dhe nesër do të të kujtoj e shkruaj plot respekt e mall mbi vlerën që le pas.
Shkodra ka diamant pafund, dhe një nga ata ishe dhe je pa dyshim edhe ti mësus i të gjithëve. /Nga Genti PULTI, publikuar në Facebook/