NGA GENCI FUGA – Shpëtoni Kryefamiljarin, shpëtojini fytyrën e nderin, mos i bëni karshillëk me makina të…

Shpëtoni Kryefamiljarin! Shpëtojini FYTYRËN E NDERIN!!! Mos i bëni karshillëk me makina të shtrenjta e të zhurmëshme! Kur dëgjoj marmitat e tyre, më duket sikur thyhen kockat e prindërve që kanë a s’kanë një barrake që nxjerr tym!

Zoti Ministër i Brendëshëm, lëshoni njëherë policët, pas orës 00.00, në lock-down, se po na zgjohen fëmijët të llaftarisur, e nuk dimë më çfarë përralle ekologjike t’i tregojmë për t’i zënë prapë gjumi!

Shpëtoni Kryefamiljarin!!!

Zoti Ministër i Mbrojtjes Sociale, kur do “të rregullohen” shumica e Profesioneve në këtë Republikë?! Që karriera të jetë e sigurtë, dhe të mos zgjohen prindërit, tashmë nga gjumi, aq të lebetitur, sa nuk ka fëmijë që i vë më në gjumë?!



Shpëtoni Kryefamiljarin!!!

Zoti Ministër i Turizmit!!!

Në filmimet I❤️Albania, 3/4 e vendeve as nuk vizitohen dot me familjen!!! Nuk e di çfarë politikash duhen ndjekur! Po na shpëtoni!

Dhe së fundmi, Zoti Kryeministër!!!

E vërtetë, që këtu tek ne Nuk vdes Njeri për Bukë! Pooor në rast se do të ishim mbështetur në meritokraci, do të kishim siguruar edhe bukën edhe djathin!!

Shprehja më e dëgjuar për të gjithë emërimet e shkallëve të Administratës Publike, apo Institucioneve Qëndrore është: Po ky nga doli?!?! Dhe këta që dalin më të famshme kanë “dashnoret” se CV-të e tyre!

Zoti Kryeministër, nuk dua të merrem me thashetheme, por Figurë Publike, dmth edhe Integritet Moral!!! Që pastaj, ay, kryefamiljari, që çon vetëm rrogën në shtëpi, e që, praktikisht, nuk mund të ketë “dashnore” (se çmimi i tyre është rritur si çmimi i shtëpive, edhe pas COVID-it), të shikojë në sy bashkëvuajtësen e tij, pra bashkëshorten, e t’i thotë: Kaq para, munda të sjell sot, o Grua!!! Por, ti fli e qetë se unë JAM I NDERSHËM!!!

Betimi Kalorsiak përmbledh edhe mbrojtjen e të pambrojturit!!! Sot është edhe më e thjeshtë, SE NUK BËHET ME SHPATË NË DORË!!!

Mooos e tepërova!!!

MË FALNI!!!

Seç pata edhe unë?!?! Bleva një birrë me kanoçe tek supermarketi, e po pres Lock-down-in, në një stol😂😂😂 Nuk jam aq Trim të shkoj më parë në SHTËPI, se fillojnë vajzat e më pyesin për lajmet e unë nuk di si t’i përgjigjem!!!

Shaka COVIDI!😂😂😂

P.S. Për të gjithë ata që nuk ma kujtojnë emrin: Jam Genci Fuga! Në 31 Vjetë Ministri Kulturore, nuk kam emrin tek kërkuesit e ndonjë projekti🥺. /Publikuar në Facebook nga Genci Fuga, aktor/