Skip to content
16 February, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

NGA GASPËR MARKU – 7 vite pa gazetarin dhe kometatorin e njohur sportiv, Mejdan Zhivani…!

ShkodraWeb 9 December, 2021
mejdan zhivani me koleget

Vitet kalojnë njëri pas tjetrit. Ky dhjetor i 2021-shit është i shtati pa kolegun, mikun, shokun, bashkëpunëtorin, Mejdan Zhivani që një sëmundje e rëndë ia preu jetën në moshën më të bukur, 38 vjeçare.

Më mungon mua personalisht, i mungon edhe kolegëve të mi, Adit, Gjergjit, Drilonës, Senadit, Antonit, Gjonit, Apollonit, Edmondit, Ferdinandit, e shumë të tjerëve kolegë mediatik të qytetit të Shkodrës ku Mejdani ushtroi vitet më të shumta të karrierës së gazetarit dhe komentatorit sportiv.

I mungon padyshim kolegëve dhe miqve të tjerë të shumtë të kryeqytetit ku vazhdoi karrierën mediatike sportive, mes të cilëve Dëfrim Methasani, padyshim më i afërti nga të gjithë në shoqërinë me Mejdanin.

Miqtë, shokët dhe kolegët e Mejdan Zhivanit, ishin kudo në të gjithë rrethet e Shqipërisë. Ishin edhe jashtë vendit, në Maqedoninë e Veriut, dhe sidomos në Kosovë, ku e donin dhe e respektonin aq shumë. Edhe atyre, padyshim që i mungon shumë.

I mungon publikut, sidomos atij shkodran, që e ndiqte me vëmendje dhe respekt në median e shkruar dhe kryesisht atë vizive, teksa drejtonte emisionet sportive televizive së bashku me kolegen e tij, Drilona Hoxha duke trajtuar ecurinë e ekipeve të Vllaznisë të të gjitha sporteve.

Padyshim, që i mungon jashtë mase familjes së tij të madhe Zhivani, dhe në veçanti dy fëmijëve të tij të vegjël, Ertit dhe Antonelës, dhe bashkëshortes Vali.

Edhe pse fizikisht nuk është më mes nesh, kujtimet dhe mbresat e pafundme që ka lënë pas, bëjnë që ai të jetë përherë i pranishëm në bisedat tona të përditshme, ashtu siç ishte ai, i dashur, korrekt, miqësor, i ngrohtë dhe i sinqertë me të gjithë.

Ndaj, në këtë përvjetor të shtatë të ndarjes nga jeta, është momenti që ta risjellim në vëmendjen e publikut për ta respektuar dhe nderuar figurën e tij. Na mungon shumë Mejdan, pushofsh në Paqe! /Nga Gaspër MARKU/

Kridens-Meta-Kukesi-Laci
Mejdan-Zhivani-pervjetori-i-7-vdekja-3
Mejdan-Zhivani-pervjetori-i-7-vdekja-4
Mejdan-Zhivani-pervjetori-i-7-vdekja-2
Mejdan-Zhivani-pervjetori-i-7-vdekja-6
Mejdan-Zhivani-pervjetori-i-7-vdekja-8
Mejdan-Zhivani-pervjetori-i-7-vdekja-9
Mejdan-Zhivani-pervjetori-i-7-vdekja-10
Mejdan-Zhivani-pervjetori-i-7-vdekja-12
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: Plas sherri në mes Salianjit dhe Ristanit “live” në studio, debati degjeneron në fyerje personale…
Artikull pasardhës: “E mendova mirë…”, faulli alla-Kielini, flet Ardit Krymi: Cara do të shënonte…jam i lumtur…

TË FUNDIT

paulin macaj 14 vjecari rrjoll 2026

NGA PAULIN MACAJ – Në Baks- Rrjoll të Velipojës nuk po mbrohen vetëm metra katrorë, por rrënjët…

ShkodraWeb 16 February, 2026 0
ura bunes permbytje 2021

MINUTA E FUNDIT – KESH nis shkarkimet nga Fierza, Komani dhe Vau Dejësi, rritet niveli i lumenjve në Shkodër…

ShkodraWeb 16 February, 2026 0
ke fshf 2026

EMRAT – Zgjidhet edhe Komiteti Ekzekutiv i FSHF- së, Armando Cungu përfaqëson Shkodrën…

ShkodraWeb 16 February, 2026 0

TË FUNDIT

  • NGA PAULIN MACAJ – Në Baks- Rrjoll të Velipojës nuk po mbrohen vetëm metra katrorë, por rrënjët… 16 February, 2026
  • MINUTA E FUNDIT – KESH nis shkarkimet nga Fierza, Komani dhe Vau Dejësi, rritet niveli i lumenjve në Shkodër… 16 February, 2026
  • EMRAT – Zgjidhet edhe Komiteti Ekzekutiv i FSHF- së, Armando Cungu përfaqëson Shkodrën… 16 February, 2026
  • Udhëheq futbollin shqiptar për katër vitet e ardhshme, Armand Duka merr besimin e plotë të Asamblesë 16 February, 2026
  • Arrestohet 53- vjeçari i shpallur në kërkim, dyshohet për kultivim kanabisi në Malësi të Madhe… 16 February, 2026
  • SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, ja kur Kuvendi do të mblidhet për të shqyrtuar heqjen e imunitetit 16 February, 2026
  • Arrestohet nga policia 39- vjeçari nga Malësia e Madhe, ushtroi dhunë ndaj nënës së tij… 16 February, 2026
  • Shqipëria po kthehet në një azil të madh, popullsia mbi 65 vjeç si ka ndryshuar demografia në 10 vite… 16 February, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 16 shkurt 2026… 16 February, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e hënë, 16 shkurt 2026… 16 February, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë, 16 shkurt 2026… 16 February, 2026
  • VIDEO – Vllaznia feston 107- vjetorin në mënyrën më të mirë, mund Elbasanin dhe shkon në +5… 15 February, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

paulin macaj 14 vjecari rrjoll 2026

NGA PAULIN MACAJ – Në Baks- Rrjoll të Velipojës nuk po mbrohen vetëm metra katrorë, por rrënjët…

ShkodraWeb 16 February, 2026 0
ura bunes permbytje 2021

MINUTA E FUNDIT – KESH nis shkarkimet nga Fierza, Komani dhe Vau Dejësi, rritet niveli i lumenjve në Shkodër…

ShkodraWeb 16 February, 2026 0
ke fshf 2026

EMRAT – Zgjidhet edhe Komiteti Ekzekutiv i FSHF- së, Armando Cungu përfaqëson Shkodrën…

ShkodraWeb 16 February, 2026 0
Armand-Duka-2026

Udhëheq futbollin shqiptar për katër vitet e ardhshme, Armand Duka merr besimin e plotë të Asamblesë

ShkodraWeb 16 February, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.