E ardhmja ose rinia e ka kuptue gabim, ose më mirë ka dy arsye pse largohet. Njëra asht premtimi për “shtëpia bari” dhe e dyta, arsyeja e drejtë që në monizëm të dytë aspak nuk kena mundësi me e ndryshu mentalitetin që varfëron gjer në ekstrem. Ata po bajnë faj sepse ndryshimi vjen me votë dhe jo me ikanakje.
Shih sa do kthehen pas 15 majit kur të jetë thyer miti mentalitar ne jena antikomunistë dhe ata janë komunistë. Bastionet janë e kundërta vlerë që jep demokracia teorikisht dhe praktikisht. Se çfarë sjell stoicizmi i tyre e dimë.
Nga njëra anë gëzon njerëzit jo “open mind” dhe rrënon të drejtën e zhvillimit dhe të përtëritjes gjeometrike të një lokali apo zone gjer në varfërim të tejskajshëm. Është e pafalshme nëse qeveria qendrore godet një lokalitet që kësaj rradhe voton jo për të, por kur janë 32 vjet që vazhdon në mjegull, në monizëm, edhe ju edhe unë do kisha mendu se keci i egër meriton qumësht të holluem me ujë. Nëse gjuen me gur 32 vjet, nuk ka ma antikomunizëm por ka vagabondazh të grupuem.
Dhe grupime me njerëz të palexuem, që thelbin e demokracisë e mban slloganin demode dhe anashkalon kopertinën e demokracisë që ka në themel rotacionet politike.
Demokracia pranon edhe ndoshta 2- 4 mandate sepse grupi i dytë nuk ka pasqyruar unitet apo aftësi në zbatimin e politikave të jashtme dhe zhvillimin ekonomik. Tre ishin detyrat që USA i dhanë njeriut shkaktar të 97- ës për ta reabilitue edhe nji herë në 2005- ën:
-Prona
-Dosjet
-Drejtësia
Me thuej njerën prej tyne që realizoi? Të tjerat tulla kur rrëzohet nji prej tyne (s’ka randësi e para apo e fundit) kanë pasojat e veta. Trump mund t’i shpallë luftë “new order” dhe atyre që janë pjesë e tyre grupimeve. Por jo një e pesta e PD- së e grupueme nga shpartallimi despotik. Amerika asht ajo që asht.
Unë e due Shkodrën që kësaj rradhe do thyej zinxhirin e monizmave të dytë mjerisht edhe pse jo brenda llojit, quhen monizma dhe dënon shpesh edhe ma shumë se gjysmën e popullit që asht në opozitë të përjetshme, pas 1991-it. /Nga Frederik NDOCI, publikuar në Facebook/