Skip to content
11 June, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

NGA FRANO KULLI – Turp është rrêna zoti Kryeministër…

ShkodraWeb 16 March, 2022
frano kulli

Protestat janë nder kombëtar për një vend të qytetruar e ne shqiptarët, tashmë e dimë mirë këtë. Turp kombëtar janë qeveritë keqqeverisëse, zoti kryeministër. Në kopertinën e botimit të dytë, të “Gomari i Babatasit”, (Shkoder shtypshkroja At Gjergj Fishta, 1941) poshtë titullit shkruhet edhe ky pohim i mënçur: “Populli i falë ata qi e mundojn, por nuk ka për ti falë kurr ata qi e rrêjnë. Montalembert”.(Charlest, count de Montalembert, (15 prill 1810, Londër – më 13 mars 1870, Paris), orator, politikan dhe historian , lider në luftën kundër absolutizmit në kishë dhe në shtet në Francën e shekullit të 19-të.)

E zgjedhur dhe e vendosur gati si nëntitull i librit, domosdo s’mund të jetë tjetër veçse, një thirrje në ndihmë të lexuesit a si një çelës për të hapë portën kryesore të leximit të veprës. E, siç dihet gjërësisht tashma, kjo vepër-kulm e satirës politike në Shqipëri atëherë kur u shkrua porse edhe sot, ka qenë dhe mbetet e tillë , një kualitet letrar i shkallës së epërme edhe për arsyen e fortë se për lëndë të veprës së vet, autori ka marrë e ka “vu në bisht t’lahutës” siç do të thoshte ai, veset më të shëmtuara të udhëheqësíve politike e shtetnore, të cilët, duke livadhisë ndër to (nëpër veset pra), i shkaktojnë një dëm të madh fort e shumë afatgjatë shoqërisë që udhëheqin. Ndoshta, kjo sentenca e mendimtarit të shquar francez, i përshtatet fort edhe shoqërisë shqiptare sot ndaj dhe ka ndodhë kjo përzgjedhje qysh atëherë, kur ende nuk qe mbyllë gjysma e parë e shekullit të shkuar.

Historia jonë, përgjithsisht ka qenë histori e një populli të mundúar fort prej udhëheqësíve. Udhëheqësíve të huaja e të vendit. Njësoj. Dhe, sigurisht, mundimet ia kanë lënë të dukëshme gjurmët e vuajtjes njeriut shqiptar. Shpesh ia kanë shformuar edhe cilësisht mjaft virtyte. Po, ja që disa prej tyre, më të shumtat e tyre kanë mbetë e janë ruajt në nëvetëdijen e në shpirtin e tij. Virtyt është edhe neveria e pakapërdishme ndaj rrenave e rrencakut (gënjeshtrave e gënjeshtarit). Për gënjeshtarin publik, gënjeshtarin udhëheqës, sidomos. Se gënjeshtra e tij bën dëm të madh. Ne të gjithë e dimë, tashma se kuti që i mat e peshorja që i peshon shtetarët në demokraci është marrëdhënia e tyre me të vërtetën e me gënjeshtrën. Për fjalët që thonë e për punët që bëjnë. Është mardhënia ndërmjet besimit që iu është dhënë dhe mirëpërdorimit a keqpërdorimit të tij. Tek ne ka ndodhë gjithherë kjo e dyta. Sistematikisht udhëheqësit tanë, kush më pak e kush më shumë, kanë gënjyer. Aq shumë kanë gënjyer, sa kur ndonjëherë ka ndodhë që, ajo çfarë ata kanë thënë edhe është mbajtë si fjalë e thënë, kjo e ndodhur është çmuar e vlerësuar si mrekulli. Rëndom vlerësimi për to, pra se udhëheqësi është i zoti a i pazoti , i aftë a i paaftë , është përcaktuar se sa e ka spërdredhë fjalën ky ose ai. Pra, sa ka mundur të na mashtrojë. Kjo i ka vënë kapak, si të thuash zotësisë së udhëheqësit…

E meqë i filluam radhët e këtij shkrimi me një kryevepër të satirës politike shqiptare, mbase duhet shpjeguar edhe lidhja e saj me të sotmen, tash një shekull mbas. Thelbi i kësaj lidhje është sjellja e njëjtë e qeverisësve tanë me ne të qeverisurit prej tyre. Për t’u qortuar fort e satirizuar, atëhere dhe sot. E konkretisht me më të freskëtat ngjarje të këtyre ditëve. Protestat, që qytetarët shqiptarë po bëjnë kundër standartit të ulët fort të jetesës që, lufta në Ukrainë ua ka ulë edhe më shumë. Protestat janë kundër qeverisjes; ai është shkaku i fillimit të tyre dhe për hir të së vertetës, do theksuar se ato kanë nisur mbas protestës solidare me popullin Ukrainas që është ngritur në përballje të sulmit pushtues të Rusisë. Kurse leximi e përkthimi i tyre nga udhëheqësi i ka vlerësuar ato, jo vetëm të padrejta e jashtë kohe, po madje TË TURPSHME. Kryeministri ynë është i shqetësuar shumë se demostratat po turpërojnë Shqipërinë !!! Dje, theksoi se shqetësimi për protestat që po i vinte zotërisë së tij edhe si veprim i pakuptimtë po e bënin të ndjehej i turpëruar përpara botës. Të ndjehej i turpëruar prej popullit të tij që demostron kundër qeverisjes së tij…
Dhe deklarata e tij, të bën të stepesh, me të vërtetë. Ia kishin thënë nga Brukseli, tha. Pse kaq mosmirëkuptues thua të jenë në Bruksel për demostratat që bëhen kundër një qeverisjeje prej të qeverisurve të saj që mendojnë se po keqqeverisen ?? Jo, jo, zoti kryeministër. Ne tani jemi një vend i hapur dhe dimë ta lexojmë mirë edhe Brukselin edhe Uashingtonin.

Po, në Bruksel, përktheje në shqip protestën, zoti kryeministër. Nëse dëshiron të të kuptojnë më mirë. Shqiptarët nuk prostestojnë kundër Ukrainës, përkundrazi shqiptarët janë dhe e kanë shprehë kundërshtinë e luftës pushtuese ndaj një vendi e lirisë së një populli. Historia i ka mësuar ata ta çmojnë fort e ta mbrojnë me çdo çmim lirinë. Ndaj asnjë turp ata nuk po bëjnë se po protestojnë kundër qeverisjes që e çmojnë të keqe. Qoftë edhe në rrethanat e luftës që po bëhet në Ukrainë. Ndaj nuk e turpërojnë Shqipërinë. Përkundrazi e nderojnë Shqipërinë. Protestat janë nder kombëtar për një vend të qytetruar e ne shqiptarët, tashmë e dimë mirë këtë.

Turp kombëtar janë qeveritë keqqeverisëse, zoti kryeministër. Po turp kombëtar është edhe mbrojtja që ju bëjnë ju e pararendësve tuaj këshillonjësit e tipit Ba(l)t-on , i cili rrumbullon 15 mijë euro në muaj, për këshillat që ai dhe të tjerë si ai ju japin ju dhe për pushtimin mashtrues që u kanë bërë ekraneve të kazanëve tuaj propagandistikë e deformimit të lirisë së shprehjes. Aq para për një këshillonjës për ju !!… Janë më shumë se sa lëmoshat që ju jepni për 100 minatorë të Bulqizës a po për kaq naftëtarë të Ballshit, zoti kryeministër.

Turp është “avullimi” i pasurive kombëtare, prej qeverisjes së ju kryeministrave, zoti kryeministër. Turp janë krizat e përvitëshme energjitike në Shqipërinë me rezerva ujore më të shumtat në Europë, zoti kryeministër. Është fyerje e madhe e inteligjencës së shqiptarëve të krenohesh para tyre se nuk po ngre çmimin e energjisë.

Turp është ta çosh për skrap Rafinerinë e naftës në Ballsh e për qytetarët shqiptarë ta shesës naftën me çmimin më të shtrenjtë në Europë, z.kryeministër.

Turp është mjerimi në Bulqizë. Mjerimi i atyre njerëzve që ecin si skelete të gjalla përmbi thesare. Turp janë rrenat e pambarimta ndër dekada, zoti kryeministër, dhe ndër më shembullorët kryeministra jeni ju në këtë dekadën e fundit.

Turp për ju që na e latë vendin “trokë”, këtë vend që vetë Zoti e ka begatuar dhe rinisë i dhatë rrugët e botës. /Nga Frano KULLI, publikuar në Facebook/

Post navigation

Previous: Policia e Shkodrës prangos në Muriqan 40 vjeçarin e shpallur në kërkim, akuzohet për vjedhje me dhunë…
Next: EMRAT – Shkatërrohet organizata italo- shqiptare në Itali, vihet në pranga këngëtarja e njohur dhe boksieri shqiptar…

TË FUNDIT

protesta lidert politike mbeshtetes

OPINION – Protesta fitoi dimensionin politik, opozita u bashkua, tashmë koha për zgjedhje të parakohëshme…

ShkodraWeb 10 June, 2026
stacioni policia velipoje

EMRI – Sherri në Velipojë ku u qëllua me armë zjarri, arrestohet pas dy ditësh i riu, ishte në kërkim…

ShkodraWeb 10 June, 2026
votim kosove 2026

Numërohet me shumë se gjysma e vendvotimeve, ja kush janë politikanët më të votuar në Kosovë…

ShkodraWeb 10 June, 2026

TË FUNDIT

  • OPINION – Protesta fitoi dimensionin politik, opozita u bashkua, tashmë koha për zgjedhje të parakohëshme… 10 June, 2026
  • DEKLARATA – Konflikti mes sekretares së tij dhe një studenteje, reagon Fakulteti i Drejtësisë i UNISHK 10 June, 2026
  • EMRI – Sherri në Velipojë ku u qëllua me armë zjarri, arrestohet pas dy ditësh i riu, ishte në kërkim… 10 June, 2026
  • Numërohet me shumë se gjysma e vendvotimeve, ja kush janë politikanët më të votuar në Kosovë… 10 June, 2026
  • Kombëtarja e vajzave e Armir Grimës takim me historinë, kualifikohet në play- off të Botërorit 2027 10 June, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e mërkurë, 10 qershor 2026… 10 June, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e mërkurë, 10 qershor 2026… 10 June, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e mërkurë, 10 qershor 2026… 10 June, 2026
  • EMRAT – Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Skender Hita pezullon shefin e komisariatit të Shkodrës dhe 2 vartës 9 June, 2026
  • ANALIZA – Protestat në përmbushje të “qëllimi justifikon mjetin” apo diçka që nuk do zbulohet kurrë… 9 June, 2026
  • Botërori gjigand me fitime kolosale, shqetësuese çështja e Iranit, çmimet e biletave, hetimi për FIFA-n dhe rrufetë 9 June, 2026
  • “Të dëgjohet zëri i njerëzve”, Kisha Katolike reagon për protestat: Të gjenden zgjidhje politike brenda kornizave demokratike 9 June, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

protesta lidert politike mbeshtetes

OPINION – Protesta fitoi dimensionin politik, opozita u bashkua, tashmë koha për zgjedhje të parakohëshme…

ShkodraWeb 10 June, 2026
fakulteti juridik sekretarja deklarate

DEKLARATA – Konflikti mes sekretares së tij dhe një studenteje, reagon Fakulteti i Drejtësisë i UNISHK

ShkodraWeb 10 June, 2026
stacioni policia velipoje

EMRI – Sherri në Velipojë ku u qëllua me armë zjarri, arrestohet pas dy ditësh i riu, ishte në kërkim…

ShkodraWeb 10 June, 2026
votim kosove 2026

Numërohet me shumë se gjysma e vendvotimeve, ja kush janë politikanët më të votuar në Kosovë…

ShkodraWeb 10 June, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.