Skip to content
20 May, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

NGA FRANO KULLI – Sa për Shqipërinë…mos rri por ik me vrap zoti Basha…

ShkodraWeb 9 March, 2022
frano kulli lulzim basha

Pas zgjedhjeve të pjesëshme në gjashtë bashki të Shqipërisë, ku partia demokratike, në krye të së cilës, ju zoti Basha jeni prej tetë vjetësh nëpër nëntë, deklaruat, se “unë nuk kam humbur asnjë betejë”. Ti nuk ke humbë asnjë betejë ?!…Nuk e di se ç’betejës suaj mund t’i shkonte kjo deklaratë, se edhe nuk dihet se ç’betejë tjetër, përveç pjesëmarrjes në fushata elektorale ju ka rastisur të merrni pjesë, po sa për betejat elektorale, ju i keni humbur të gjitha. Po të gjitha, të gjitha. Kjo s’don mend as kalem e është e dukshme në dritë të diellit, zoti Basha.Fundja numëro një që ke fituar. Se betejat o fitohen, o humben.

-M’i kanë vjedhur-thatë ju, duke dashur të përforconi deklaratën tuaj me themele në akull dhe pohuat se do të vijoni të qëndroni përsëri në krye. (Në krye të humbjes, sigurisht). Dhe thatë se këtë do ta bëni për Shqipërinë…Po për cilën Shqipëri ? Gjasme po doni me thanë se jeni kaq i dobishëm për Shqipërinë se Shqipëria s’ban pa ju ? Me të vërtetë e besoni ju këtë që thoni ?…

Më vjen me e përmendë jo rrallëherë një rrëfim të at Anton Harapit, i botuar in memoriam, në “Gjergj Fishta-botim përkujtimuer1941”. Tregon padër Antoni: “Kam ndodhë vetë aty kur nji shqiptar i vjetër, tue u ankue një ditë me At Fishtën për shpërdorime të disa nënpunsave të shtetit, gadi si i dishpruem i thotë: “Pater Gjergj, shporru Shqipniet, persé (sepse) Shqipni nuk ka!” Fishta, i prekun prej shfrimit të plakut edhe i zemruem, por jo i trazuam, po don t’ia spjegojë bashkëfolësit se njerzit e shtetit s’janë Shqipnia… E atëherë plaku, për me i diftue se kishte mbetë i bindun, i thotë Fishtës: “Po na s’e kemi ditë mor Zotni, veç prej jush e kemi mësue se shka asht Shqipnia… “

Biseda e kahershme është bërë në vitin 1923, pra është e 99 viteve më parë, periudhë në të cilën kjo Shqipëria jonë ka kaluar nëpër tri forma të shtetit të vet të pavarur, sistemi demokratik i atyre viteve qyshkur prej vitit 1921 është mbledhë Parlamenti i parë (Asamble Kushtetuese), mbas 1924 kur vendoset regjimi monarkik, pas 1944 e deri në vitin 1990 regjimi despotik e obskurantist komunist, më i egri i regjimeve të përbotshme dhe prej andej e deri këtu, jemi në sistemin pluripartiak demokratik. Së paku, në formë kështu. Se në thelb, si mendësi e si veprim demokratik, jemi atje ku ishim atëherë. Në 1923-shin pra!

Prijësat këtu, njerëzit e politikës e të shtetit, prapë e quajnë veten se janë Shqipëria.Dhe thonë se pa ata Shqipëria s’bën. Ani pse, ata na kanë bërë me dije prej kohësh, se janë ndër më fort faqezinjtë sesa zbardhafaqësit e Shqipërisë. Ashtu si dikur edhe sot, “rrugaçat, sallahanat, vagabondat, shakllabanat, rriqnat e ndyet, mikrobt e kqi, që të mjerës moj Shqipni, kthelltë hi i kanë n’mushkni, pa dhimbë gjakun tuj ia pi”. E ju, zoti Basha po na thokeni se për Shqipërinë do të jeni prap në rradhën e parë të prijësave?! Edhe pse ndër prijësat ju jeni shfaqë si udhëheqësia më e dobët e politikës krejt pak të dobishme shqiptare.

Ju jeni njëri ndër dëmtorët e mëdhenj të Shqipërisë, Zoti Basha. Dhe dëmi juaj i madh, më i madhi dëm që i është bërë demokracisë në Shqipëri në këtë dekadën e fundit dhe që ia keni bërë ju është shpartallimi i opozicionit politik. Ju, me veprimin e mosveprimin tuaj si prijësi politik e keni gjymtuar demokracinë premature shqiptare. Dhe sot, prej kësaj ajo është më e dobët se kurrë. Shpresa e shqiptarëve sot është më e rrënuar se kurrë, shpresa për të ardhmen gati e paqenë, siguria për të e frikëshme.Mungesa e opozicionit është asfiksia e sistemit demokratik,kjo është e ditur e herëshme. Dhe ju jeni kontribues shembullor për gjithsa më sipër po themi, zotëri.Kurrë ne nuk mund të gjendeshim në këtë autokraci qeverisëse, nën dhunën e papërgjegjësisë së njëshit sot pa mbështetjen sistematike që ju, në krye të opozicionit politik, i keni dhënë asaj.

Ndaj sot, më tepër se kurrë duhet t’ia kujtojnë zotit Basha se në politikë ka hyrë me katapultë, i reklamuar si një yll, gati dy dekada më parë. Por i ndriçuar prej një tjetër planeti dritërues… Trajektorja e përvojës së tij politike ka qenë gjithnjë nën aureolën e “engjëllit të tij mbrojtës”. Fati i ka buzëqeshur si kërkujt tjetër në demokracinë tonë, e cila po plaket e brishtë, ku hierarkinë e vlerave e bën njëshi dhe jo demos-i (populli). E gjithë karriera e tij ka kaluar, gjithherë nëpër maje; deputet dhe fill ministër, ministër, kryetar, kryetar… Gjithmonë me bekimin e engjëllit mbrojtës… Dhe kur i erdhi radha e vendimeve të mëdha gaboi.Gaboi në 2017,gaboi në 2019, gaboi në 2020-tën… Së fundi, gaboi se deshi të këpusë fillin që e mbante lidhë me “engjëllin mbrojtës”.

I duhet kujtuar, sot më shumë se kurrë se betejat e tij kanë qenë lojcake, kanë qenë të faluna e nuk kanë qenë kurrë beteja. Ndaj ai nuk e dallon mirë as humbjen prej fitores në betejë…

Gjithësesi kjo është punë për të e ta bëjë si të dojë. Ai dhe ata që e mbajnë. Po sa për Shqipërinë,…mos rri, po ik me vrap, zoti Basha. Ti, duhet të kishe ikë para se të vije, për të mirën e Shqipërisë. Unë për vedi e kam menduar e thënë, me gojë e me shkrim, qysh kur ti ke ardhë. /Publikuar në Facebook nga Frano KULLI/

Post navigation

Previous: VIDEO – Bardh Spahia edhe zyrtarisht kryetar i Bashkisë Shkodër, KQZ i jep mandatin…
Next: Rritja e çmimit të karburanteve, dyfishohet çmimi i biletës së transportit privat Koplik- Shkodër…

TË FUNDIT

moti sot

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e merkurë, 20 maj 2026…

ShkodraWeb 20 May, 2026
shtypi dites 2025

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkurë, 20 maj 2026…

ShkodraWeb 20 May, 2026
horoskopi 2025

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e merkurë , 20 maj 2026…

ShkodraWeb 20 May, 2026

TË FUNDIT

  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e merkurë, 20 maj 2026… 20 May, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkurë, 20 maj 2026… 20 May, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e merkurë , 20 maj 2026… 20 May, 2026
  • Shifra të frikshme nga lojtari i Kombëtares U-19, madhe, sulmuesi shkodran fiton çmimin si më i miri në Itali! 19 May, 2026
  • SPAK kërkoi pushimin e çeshtjes për gjyqtaren Irena Gjoka, GJKKO ia rikthen për plotësim hetimesh për 6 muaj 19 May, 2026
  • Rikthehet murtaja e ruminantëve të vegjël, fermerit në Dajç të Shkodrës i asgjesohen 20 krerë, priten edhe 60… 19 May, 2026
  • “Vetëgjyqësi e Valon Ademit”, situata në aeroportin e Vlorës, reagon ekipi i avokatëve të Behgjet Pacollit 19 May, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 19 maj 2026… 19 May, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 19 maj 2026… 19 May, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e martë, 19 maj 2026… 19 May, 2026
  • VIDEO – Dhunohet fizikisht gazetari i njohur shkodran, akuzon pronarin e rrjetit të marketeve, policia e identifikon 18 May, 2026
  • Bordi i Administrimit merr vendimin, edhe për të paktën 1 vit Mark Molla është administrator i UNISHK 18 May, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

moti sot

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e merkurë, 20 maj 2026…

ShkodraWeb 20 May, 2026
shtypi dites 2025

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkurë, 20 maj 2026…

ShkodraWeb 20 May, 2026
horoskopi 2025

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e merkurë , 20 maj 2026…

ShkodraWeb 20 May, 2026
gabriel kulla 2026

Shifra të frikshme nga lojtari i Kombëtares U-19, madhe, sulmuesi shkodran fiton çmimin si më i miri në Itali!

ShkodraWeb 19 May, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.