Skip to content
16 February, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

NGA FILIP GURAZIU – Prejardhja ilire e emrit të lashtë të Shkodrës e dokumentuar në monedhat e arit…

ShkodraWeb 1 July, 2024
kalaja rozafa

Në periudhën kohore 2000 deri 1000 vjet para Krishtit, zona e Mesdheut (përfshi Ballkanin) përjetoi emigrimin masiv të popujve prej lindjes së Europës, të quejtun “popujt e stepave”, të cilët gradualisht, shekull mbas shekulli, (në dualizëm kontradiktor me popujt ekzistues mesdhetarë, por edhe në shkrimje me ta), mbërritën me ripopullue tokën rreth detit Mesdhe.

Në periudhën kohore 2000 deri 1000 vjet para Krishtit, zona e Mesdheut (përfshi Ballkanin) përjetoi emigrimin masiv të popujve prej lindjes së Europës, të quejtun “popujt e stepave”, të cilët gradualisht, shekull mbas shekulli, (në dualizëm kontradiktor me popujt ekzistues mesdhetarë, por edhe në shkrimje me ta), mbërritën me ripopullue tokën rreth detit Mesdhe. Me qenë se këta popuj kishin vendbanime relativisht të përafërta, në origjinën e largët të tyne, në zonën e stepave që shtrihej në veri të Detit të Zi deri te malet Urale, fiton bazë logjike teza, se ato popuj kishin afërsi edhe në gjuhë, rite e zakone. S’bashku me emigrimin ato sollën edhe kulturën e tyne që u përhap në të tana anët e Mesdheut.

Në periudhën e mijëvjeçarit të parë para Krishtit, emigrimet e popujve prej lindjes filluen gradualisht të shuhen dhe në zona të ndryshme të Mesdheut (Ballkanit) popujt a ardhun zunë vend, tue u dallue edhe prej emnave të tyne si; Ligurët, Venetët, Latinët, Etruskët, Mesapët, Keltet, Ilirët, Dardanët Trakët, Dakët, Maqedonasit, Helenët, Baskët, Iberët etj.. Kjo situatë gjeohistorike, na orieton me kuptue arsyen, pse pasardhësit e këtyne popujve, ende sot që kanë kalue mbi 2500 vjet përdorin disa fjalë të përbashkëta në fjalorët e tyne. Për konkretizim mundemi me kujtue se fjalën “berr” e përdorin me të njajtin kuptim shqiptarët dhe baskët; fjalën “çika”, shqiptarët dhe iberikët; fjalët “shteg dhe ruhen”, shqiptarët e gjermanët, fjalën “përpajna”, shqiptarët dhe sardët, fjalën “dri”, shqiptarët kroatët boshnjakët, grekët, italianët: fjalët arno dhe maraz, shqiptarët dhe etruskët; fjalën “dhi – dhia”, shqiptarët dhe helenët e lashtë, etj..

Asht e qartë, se kushtet gjeopolitike dhe mjedisore në të cilat jeton nji popull ndikojnë direkt në zhvillimin e përparimin e atij populli. Fakti që populli helen u pozicionue në brigjet e detit Egje e, nëpërmjet tregtisë detare mori kontakt me popujt e tjerë të zhvilluem të lindjes (fenikas, egjiptian, sirian, etj.) ndikoi drejt rritjes së mirëqenies së tij., e paralelisht në zhvillimin kulturor të tij. Ngjajshëm me helenet u zhvilluen, për të njajtat arsye edhe etruskët në gadishullin e Apeninëve. Me njohunitë që kemi mundemi me pohue se ishte presioni kulturor-ekonomik, por edhe fuqia ushtarake e këtyne dy popujve, që ndikoi në përdorimin e alfabeteve të tyne prej popujve të tjerë që jetojshin në atë kohë rreth Mesdheut. Ashtu si sot, që 95 % e popujve të Europës, përdorin vetëm dy alfabete për shkrimin e tyne edhe në atë kohë fitoi terren përdorimi i alfabetit helen, e ma vonë edhe ai latin. Kjo situatë ndikoi që edhe fjalët në përdorim të përbashkët të popujve të Mesdheut (të trashigueme prej origjinës së tyne të largët e të njajtë), të lexohen me alfabetin helen (ose latin) dhe ne dukje të parë, gabimisht të konsiderohen fjalë helene, ose latine. Por, realiteti mundet me qenë edhe ndryshe…!

Në shumicën e rasteve, burimi i nji fjale të lashtë proto indoeuropiane, lidhet direkt me efektin e tingullit qe shkakton nji dukuni natyrore; psh. rrjedhja e ujit që vjen prej malit, krijon nji zhurmë të vazhdueshme, që dikush e ka perceptue të krahasueshme me tinguj si: dr, der, dri, dre, dro, dra e, simbas evolucionit gjuhësor, vija e ujit, ose lumi dhe në përgjithësi koncepti ‘ujë’, mori kuptim prej shqiptimit të bashkimit të germave ma sipër (dr, der, dri, dre, dro, dra) etj..

Shembujt hidronimesh që lidhen me “ujin”, kemi: Skodrinon – Iliri, emni i qytetit të Shkodrës; Adriatik – deti që lagë bregun e Ilirisë; Drini – lum në Iliri (Shqipni); Drino – lum në Iliri (Shqipni); Drinasa – lum në Iliri (Shqipni); Drilon – lum në Iliri (Shqipni); Balldr (e) – Iliri, (Shqipni), fshat përballë lumit Drin; Jadro – lum në Iliri (Kroaci); Drina – lum në Iliri (Bosnje); Drava – lum në zonën ku patën banue venetët, kufitarë me Ilirët ( Itali veri-lindore, Austri, Slloveni, Kroaci etj.); Chidro – lum ku patën jetue Mesapët, popull Ilir (Salento – PugliaIt); Idro – liqen në Provincen e Brescia-It., kufitare me Veneton), Vardar – lum në Dardani, Iliri, Maqedoni, që në gjuhën helene të lashtë quhej Axios, etj.

Në qoftë se rastësisht kontrollojmë ndonji fjalor të gjuhëve europiane, do të shohim se fjala “Hidronim” që tregon mjedise ujore, konsiderohet me prejardhje helene, por po “të gërmojmë ma thellë”, në shkrimet shkencore që lidhen me etimologjinë e fjalëve, të cilat përmbajnë kombinimin e germave (dr, der, dri, dre, dro, dra), kemi me pas tjetër përfundim.

Prof. Roberto Bigoni (Itali) në studimin e tij shkencor mbi prejardhjen (etimologjinë) e fjalëve që kanë lidhje me kuptimin e ujit (ujë, vijë uji, lum, liqen, kënetë, moçal, etj.) të “nënshtresave indoeuropiane para latine”; “Le acque. Il substrato indoeuropeo prelatino” – (https//www.robertobigoni.it) konfirmon se: shqiptimet që vijnë prej bashkimit të germave a-dro, të cilat shoqnojnë konceptin e ujit që rrjedh si dhe të ujit në përgjithësi si koncept, vijnë prej rrajëve të lashta indoeuropiane (Aveste, kelte, venetiane, ilire; (Jadro – lum në Iliri); kjo rrajë takohet në Iliri dhe në brigjet italiane të Adriatikut; (Në konfirmimin e masipërm të Prof. Roberto Bigoni, nuk citohet populli helen).

Për këtë përfundim ai i referohet edhe veprës së J.Pokorny; “ Indogermanisches etymologisches Wörterbuch”. Besoj se asht e qartë. Hidronimet që përmbajnë bashkimin e germave dr dhe që gjinden kryesisht, në territoret ku dikur ishin të banuem prej ilirëve (Kroaci, Bosnje, Mali i zi, Shqipni, Kosovë, Maqedoni, Puglia), nuk kanë prejardhje helene, por Ilire, sepse pikërisht në territoret ku banuen ilirët, por edhe në ato kufitare pothuej, të gjithë lumenjtë ruejnë kombinacionin e germave; dr, der, dri, dre, dro, dra. Pra, emni i lashtë i qytetit të Shkodrës, “Scodrinon” i dokumentuem në monedhën ilire 230 vjet para Krishtit, asht Ilir e njikohësisht dëshmi konkrete e autoktonisë së popullit shqiptar në trojet e veta. Përfundoj, tue kujtue me nderim gjuhëtarin e shquem shkodran, të ndjerin Prof. David Lukën, i cili ishte i pari që dha mendimin se emni i lashtë “Scodrinon” i qytetit të Shkodrës, vjen si element hidronim, në lidhje me pozicionimin e qytetit pranë lumit Drin. /Nga Filip GURAZIU/

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: “Im atë, i dënuar me vdekje në atë spital”, dëshmia e shkrimtares shkodrane, ferri i Onkologjikut që para vitit 2013…
Artikull pasardhës: MINUTA E FUNDIT – I mituri tenton të hidhet nga kati i 6- të i pallatit, policia e Shkodrës parandalon ngjarjen e rëndë

TË FUNDIT

arrestim malesi madhe 2026

Arrestohet nga policia 39- vjeçari nga Malësia e Madhe, ushtroi dhunë ndaj nënës së tij…

ShkodraWeb 16 February, 2026 0
pensioniste shetitje 2021

Shqipëria po kthehet në një azil të madh, popullsia mbi 65 vjeç si ka ndryshuar demografia në 10 vite…

ShkodraWeb 16 February, 2026 0
shtypi

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 16 shkurt 2026…

ShkodraWeb 16 February, 2026 0

TË FUNDIT

  • Arrestohet nga policia 39- vjeçari nga Malësia e Madhe, ushtroi dhunë ndaj nënës së tij… 16 February, 2026
  • Shqipëria po kthehet në një azil të madh, popullsia mbi 65 vjeç si ka ndryshuar demografia në 10 vite… 16 February, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 16 shkurt 2026… 16 February, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e hënë, 16 shkurt 2026… 16 February, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë, 16 shkurt 2026… 16 February, 2026
  • VIDEO – Vllaznia feston 107- vjetorin në mënyrën më të mirë, mund Elbasanin dhe shkon në +5… 15 February, 2026
  • Olimpiada Dimërore, zhgënjen italiania Colturi që përfaqëson Shqipërinë, vetëm e 16- ta në slalomin gjigant 15 February, 2026
  • RAPORTI – Situata e përkeqësuar e motit, ja si paraqitet situata në 5 bashkitë e qarkut të Shkodrës… 15 February, 2026
  • VIDEO – Bllokohet sërish qarkullimi i mjeteve në aksin Qafë- Thore, nivel i lartë rreziku nga reshjet e borës 15 February, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e diel, 15 shkurt 2026… 15 February, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 15 shkurt 2026… 15 February, 2026
  • NGA PAULIN MACAJ – Pse Rrjolli i Velipojës është beteja e të gjithëve, faktet që shteti fsheh… 14 February, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

arrestim malesi madhe 2026

Arrestohet nga policia 39- vjeçari nga Malësia e Madhe, ushtroi dhunë ndaj nënës së tij…

ShkodraWeb 16 February, 2026 0
pensioniste shetitje 2021

Shqipëria po kthehet në një azil të madh, popullsia mbi 65 vjeç si ka ndryshuar demografia në 10 vite…

ShkodraWeb 16 February, 2026 0
shtypi

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 16 shkurt 2026…

ShkodraWeb 16 February, 2026 0
HOROSKOPI

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e hënë, 16 shkurt 2026…

ShkodraWeb 16 February, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.