Skip to content
25 January, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

NGA FATJON GJINAJ – Recetë: Ja pse shqiptarët duhet të çmenden…

ShkodraWeb 6 September, 2022
fatjon gjinaj taksi

Para disa ditësh mora taksi për të qenë në orarin e duhur diku. Për 1.5 km, pagova 600 lekë të rinj. E pyeta zotërinë për çmimin pasi i dhashë adresën.

– ‘Të stacioni i Trenit?! 600 lekë!’

– Po zotëri, tek ‘Stacioni i Trenit’, por a mund të di pse më konfuzon me një pyetje të tillë duke më vënë në dyshime se ku po shkoj?!

– Ndjesë, por shpesh na japin një adresë të caktuar, dhe pasi arrijmë, na thonë ‘më hidh içik më tutje’

– Po ky s’është problem, ty mirë të bëhet, se i shton çmimin.

– Ky është fiks problem, sepse ndjehem i turpëruar me paturpësinë e tyre. As nuk iu kërkoj dot para më tepër, as si çoj dot me të njëjtin çmim. Shpesh na duhet të gjendemi në situatë mosmarrëveshjeje me klientët.

– Ok, ok, s’ka problem, unë do të zbres te ‘Treni’, asnjë centimetër më tepër.

Teksa ecën nëpër trafikun e Tiranës, ku të gjithë duan ta kalojnë i pari semaforin, të gjithë kanë përparësi në kthesë, të gjithë e kanë me nxitim pavarësisht se ky vesi i të parit i lë shtupë në rrugë, të vjen natyrshëm një llogari në kokë “600 lekë për 1.5 km, më shkon rreth 15 minuta, në këmbë do e bëja përafërsisht për kaq kohë, lekët i shpenzova për të kursyer lodhjen apo kohën?”.

– Po shumë shtrenjt e keni biletën! Ti as nuk e ke aktivizuar fare taksimetrin. E di e di e di… shkon më shumë po ta aktivizosh dhe ti po e bën për të mirën time, por shumë sërish…

– Dëgjo, e di sa është çmimi i naftës? Për këto gjëra konfliktohemi ne shqiptarët. Nuk e di ç’punë bën, por fjala vjen ti mund të shesësh fruta-perime, e njëjta gjë më vjen të them kur vij tek dyqani yt dhe më rezulton se çmimi i sallatës jeshile është jashtëzakonisht i lartë, po kaq është rritur edhe çmimi i patates, qepës e me radhë. Nëse ti i ke ngritur çmimet për të fituar sa më shumë lekë, bravo ty po ma fute, ama kam të drejtë të bëj pazar në një dyqan tjetër. Iki pa bërë sherr me ty, por nëse më rezulton se edhe tjetri, tjetri e tjetri kanë të njëjtat çmime, do të thotë se sherrin nuk duhet ta bëj as me ty as me të tjerët, por me veten. Pse nuk them me shtetin? Se ai bën atë që ia pret mendja, përderisa ne e kthejmë këtë realitet në përplasje me njëri-tjetrin dhe asgjë më shumë, ai është shumë i qetë. Nuk e shqetëson njeri, bën në kokën e vet dhe në fund i fut një ‘hënkshin kokat e njëri-tjetrit’.

– Argumentet e tua janë interesante, por ti s’më dhe zgjidhje

– Disa e kanë gjetur zgjidhjen, po ikin dhe po ia lënë të gjitha shtetit. Ata që kanë qëndruar po ashtu e kanë gjetur zgjidhjen, do të hanë kokat e njëri-tjetrit. Shteti po ashtu e ka gjetur zgjidhjen, do shohë spektakël dhe duke futur duart thellë e më thellë ndërkohë.

– Sërish ti po më jep konstatime, fakte… Dua zgjidhje zotëri.

– S’ka!

– Si s’ka?

– Po nuk ka pra!

– Ore të dëgjova 10 minuta, ti mendon se kisha kohë të dëgjoja diçka pa vlerë. Ti the shumë gjëra me rëndësi në fakt, por ç’rëndësi ka rëndësia e disa gjërave që i dimë, për më tepër të prishim edhe këtë pak humor, për të dëgjuar literaturë që më lejo të ta them se qenke i zoti?!

– Jam taksist, supozojmë që jam kreu i një shoqate që merret me problemet tona. Unë rri në kafe, taksistët që kanë problem vijnë më takojnë dhe në rastin më të mirë e zgjidhim aty për aty. Po nëse një taksist tjetër që ka hall të ngjashëm, nuk më gjen në kafe? Ja shiko, ora 9 e mëngjesit, shiko vërdallë, i ke kafenetë plot. Kanë veshur disa rroba gabi që të duken bukur, lyhen, përlyhen e pispillosen thua se ne nuk do ta marrim vesh që janë bajga. Thotë mirë Robert Aliaj, “Shqipëria është vendi ideal për të vdekur. E di pse? Sepse një popull me një mentalitet të tillë që lufton vetëm për bukën e gojës, nuk ka nevojë për kulturë, as ka arsye për të kërkuar ndryshime sociale. I duhet vetëm një furrë buke dhe një nevojtore.” Unë do të isha për reprezalje, për të rinj pse jo që futen në aksion, të marrin gaz-lotsjellës, Molotov, flakadanë dhe njëherë në javë të futen nëpër kafenetë e Tiranës e t’i hedhin, t’i nxjerrin me shkelma jashtë. Të mbajnë komunikata dhe të tregojnë edhe arsyen pse po e bëjnë. Të thonë se duam të jetojmë në këtë vend o parazitë, o legena, o pisa… Shih-shih mo si janë rreshtuar, ne debatojmë bashkë, ti për çmimin e lartë që paguan për të vajtur në hallin tënd shpejt, e unë për të bindur ty se s’ta kam futur unë, ata sikur janë spektatorët tanë, që ‘argëtohen’ në rrjetet sociale, në disa raste edhe për motivet e dobëta të vrasjeve.

– Po a jemi në kapitalizëm o burrë? Ç’është kjo ide për t’u marrë me zgjedhjet e të tjerëve…

– Mos u merr fare, por mos u merr as me mua atëherë.

– A mund të di ç’punë ke bërë përpara se të nisje këtë që po bën?

– Jo, më vjen keq, nuk mundem të ta them. Dhe e di pse? Më vjen zor për këtë që jam sot kur mendoj se ç’kam qenë dje. Unë u ‘rrëzova’ dhe nuk fajësova njeri prej atij momenti. Sepse nuk e mendoja se një ditë do mendoja për padrejtësinë që më është bërë teksa nuk mendova sa duhet për padrejtësitë që u bëheshin të tjerëve kur unë isha mirë. Si çmim të kësaj po paguaj me heshtjen time duke bërë këtë punë që po bëj. Për të kërkuar drejtësi më duhen krahë, e krahë nga dikush që si ke dhënë nuk mund të lypësh….

– Ok, shiko hap krahun diku këtu. Të kam premtuar asnjë centimetër më tepër

– Prit ta kaloj semaforin

– Jo-jo-jo-jo. Po kalove semaforin do duhet të kalosh edhe ‘Trenin’. Këtu të lutem!

– Nuk ka problem, për disa metra falet (qesh)

– Aspak, do duhej të të kisha paguar vetëm për fjalët që më the… PROFESOR

Fillimisht në portretin e tij të parë pas kësaj fjale, më ngjau sikur e priti pa ndonjë përshtypje. Ndoshta kështu e thërrisnin të gjithë. Por vetëm në pak sekonda fytyra gati iu nxi e më shihte si të isha ndonjë spiun rus që e kishte shëtitur nëpër pika strategjike të vendit, pa e ditur kush ishte dhe në fund u prezantua. Mbylla derën dhe e lashë ashtu, pa sqarime. Një dokument në kroskotin e makinës, mbante një emër dhe një mbiemër pas fjalës ‘Subjekti’. I bëra në google gjatë kohës që bisedonim. Ja kështu jo vetëm u flasim njerëzve, por kështu edhe i njohim, kështu edhe arsimohemi, punojmë, protestojmë… Përmes google dhe rrjeteve sociale. /Nga Fatjon GJINAJ, gazetar/

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: VIDEO – “I varin ujkut zorrët në qafë”, PD denoncon emërimin e Ardi Veliut në krye të Agjensisë së Mbikqyrjes Policore
Artikull pasardhës: ANALIZA NGA AGRON GJEKMARKAJ – Unë deputeti i qytetarëve apo i partisë…?!

TË FUNDIT

renis bandula 2026

SENSIBILIZIM – I riu shkodran ka nevojë për mbështetjen e shqiptarëve, Renisi 25- vjeçar duhet të jetojë

ShkodraWeb 24 January, 2026 0
kastrati gurishta 2026

VIDEO – Vllaznisë i mjafton goli i Kastratit për të mundur Partizanin e marrë kreun e Superligës…

ShkodraWeb 24 January, 2026 0
minuta fundit 2025

MINUTA E FUNDIT – Grabitet një subjekt kredidhënës në Shkodër, autor një i paidentifikuar me çekiç në dorë

ShkodraWeb 24 January, 2026 0

TË FUNDIT

  • SENSIBILIZIM – I riu shkodran ka nevojë për mbështetjen e shqiptarëve, Renisi 25- vjeçar duhet të jetojë 24 January, 2026
  • VIDEO – Vllaznisë i mjafton goli i Kastratit për të mundur Partizanin e marrë kreun e Superligës… 24 January, 2026
  • MINUTA E FUNDIT – Grabitet një subjekt kredidhënës në Shkodër, autor një i paidentifikuar me çekiç në dorë 24 January, 2026
  • VIDEO – Ministri i Bujqësisë Salla takim me fermerët në Shkodër, nxit krijimin e Bashkimit të Fermerëve 24 January, 2026
  • VIDEO – “Shkodra Tourism Awards”, eventi që vlerëson bizneset turistike dhe “mjeshtrat” promovimit të tij 24 January, 2026
  • Ngjarja tragjike tek KF Tirana, FSHF njofton shtyrjen e ndeshjes me Flamurtarin këtë të shtunë… 24 January, 2026
  • PERSONAZH – “Dokja” i Vllaznisë, Zyhdi Çoba feston ditëlindjen, një jetë e lidhur me sportin… 24 January, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e shtunë, 24 janar 2026… 24 January, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e shtunë, 24 janar 2026… 24 January, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e shtunë, 24 janar 2026… 24 January, 2026
  • Vllaznia rinovon deri në 2028 me Tafilin por “goditja e fortë” ka emrin Kevin Dodaj që rikthehet kuqeblu 23 January, 2026
  • VIDEO – Policia gjeti në lokalin e tij 1678 fara kanabisi, arrestohet 70- vjeçari nga Kosmaçi 23 January, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

renis bandula 2026

SENSIBILIZIM – I riu shkodran ka nevojë për mbështetjen e shqiptarëve, Renisi 25- vjeçar duhet të jetojë

ShkodraWeb 24 January, 2026 0
kastrati gurishta 2026

VIDEO – Vllaznisë i mjafton goli i Kastratit për të mundur Partizanin e marrë kreun e Superligës…

ShkodraWeb 24 January, 2026 0
minuta fundit 2025

MINUTA E FUNDIT – Grabitet një subjekt kredidhënës në Shkodër, autor një i paidentifikuar me çekiç në dorë

ShkodraWeb 24 January, 2026 0
andis salla shkoder 2026

VIDEO – Ministri i Bujqësisë Salla takim me fermerët në Shkodër, nxit krijimin e Bashkimit të Fermerëve

ShkodraWeb 24 January, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.